Sa naftë ka Shqipëria?

Nga Rita Strakosha

Në media të ndryshme apo në prezantime të administratës publike përmendet shpesh se Shqipëria ka 400 milion ton naftë rezerva. Sot Shqipëria prodhon 1,2 milion ton naftë në vit, dhe shifra 400 milion lë përshtypjen se do të kemi naftë dhe për 300 vjet të tjera.

Industria e naftës përdor disa kategori rezervash:

Rezerva të provuara (proved reserves, ose rezervat 1P): këtu hyn nafta e zbuluar që ka 90% probabilitet të shfrytëzohet me teknologjinë aktuale dhe me çmimet aktuale të tregut.

Rezervat e mundshme (probable reserves) ose P50. Këtu hyn nafta e zbuluar që ka 50% probabilitet për shfrytëzimin e saj (per shkak të pasigurisë mbi teknologjinë, rentabilitetin e nxjerrjes).Rezervat P50 dhe rezervat e provuara së bashku quhen rezerva 2P.

Rezervat e dyshimta (possible reserves). Këtu hyn nafta e zbuluar që ka 10% probabilitet për tu shfrytëzuar (për shkak të pasigurive në gjeologji, teknologji e rentabilitet). Rezervat e provuara, rezervat e mundshme dhe rezervat e dyshimta së bashku quhen rezerva 3P.

Rezerva gjeologjike (oil resources): këtu përfshihen rezervat 3P si dhe burimet e pazbuluara të naftës që gjykohet se mund të jenë nën tokë, por që nuk janë zbuluar ende. Për çfarë lloj rezervash flet media dhe qeveria kur thonë se Shqipëria ka 400 milion ton rezerva naftë?

Sipas Albpetrolit bëhet fjalë për rezerva gjeologjike, pra për sasinë totale të naftës që supozohet të jetë nën tokë, përfshirë naftën e zbuluar dhe të pazbuluar, të shfrytëzueshme me teknologjinë aktuale ose jo, rentabël me çmimet aktuale ose jo. Albpetroli parashikon se nga këto rezerva gjeologjike gjithsej mund të nxirren 110-120 milion tonë naftë. Tashmë janë nxjerrë 57 milion ton, pra mbeten për tu nxjerrë dhe 53-63 milion ton naftë (mjaftueshëm për 52 vjet me ritmet aktuale të nxjerrjes).

Kategoria më e përdorur e rezervave në komunikimet e industrisë janë rezervat 2P. Sipas një prezantimi të Petromanas për investitorët Shqipëria në janar 2014 ka pasur 24,6 milion ton naftë rezerva 2P. Bankers Petroleum në 2015 deklaronte 28,5 milion ton rezerva 2P, kurse Stream oil në 2013 deklaronte 4 milion ton rezerva 2P nën liçencën e vet. Pra rezervat me probabilitet mbi 50% për tu shfrytëzuar janë shumë më pak se 400 milion ton, janë tek 33 milion tonshi (mjaftueshëm për 27.5 vjet me ritmet aktuale të nxjerrjes).

Deri në vitin 2009 bursa amerikane lejonte të raportoheshin tek investitorët vetëm rezervat 1P. Kurse pas 2010 mund të raportohen dhe rezervat 2P dhe 3P, por me kushtin që të cilësohen se çfarë lloj rezervash janë. Gjithsesi kompanitë amerikane preferojnë të përdorin shifrat 2P dhe 3P në komunikimet e brendshme. Kurse në Shqipëri rezervat gjeologjike (400 milion tonët) përdoren rëndom nga qeveria e media, e për jo-specialistët mund të duket se ka naftë me bollëk.

Sipas teorisë së gjeologut M. Hubbert,prodhimi i naftës ka një tipar karakteristik: pasi është nxjerrë gjysma e rezervave të shfrytëzueshme, prodhimi i naftës fillon të bjerë, arrihet ai që quhet Piku i Naftës. Sipas Albpetrolit Shqipëria ka nxjerrë 57 milion ton naftë dhe pritet të nxjerrë edhe 53-63 milion, pra mund të jemi në ose shumë afër pikut të naftës. Pas kësaj prodhimi ynë i naftës do të pakësohet. Specialistë të ndryshëm mendojnë se në total vendet prodhuese të naftës, me përjashtim të SHBA-së dhe Kanadasë, janë në pikun e naftës. Ndërkohë shteti shqiptar investon miliarda dollarë në zgjerim e ndërtim rrugësh me mendimin se jemi të zhytur në naftë e nuk kemi nevojë për shkarbonizim. Realiteti është shumë më i pasigurtë se kaq.

This entry was posted in Te ndryshme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s