Rreth autores se blogut

rita

Kam lindur në Fier dhe aktualisht banoj në Tiranë. Pasi mbarova gjimnazin “Janaq Kilica” me rezultate të shkëlqyera, studiova për drejtësi në Budapest, universiteti “Eotvos Lorand”, ku u diplomova në vitin 2003. Aktualisht jam duke ndjekur studimet për master për psikologji klinike në Universitetin Albanian. Kam punuar si juriste banke, gazetare mjedisore në gazetën “Shëndet +”, avokate, përkthyese, koordinatore projektesh, shtëpiake etj. Aktualisht punoj në një shoqatë (Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare) me projekte për shëndetin, mjedisin, të drejtat e njeriut.  Krahas këtij blogu kam dhe një blog tjetër,  mbi shëndetin mendor: http://psikolog1.wordpress.com.

Jam e martuar, nënë e 2 fëmijëve.