Levizja e tranzicionit

Lëvizja e Tranzicionit është një lëvizje ndërkombëtare, me fillimet e saj në Britaninë e Madhe, qëllimi i së cilës është përgatitja e shoqërive, ekonomive të industrializuara për të përballuar sfidën e dyfishtë të pakësimit të burimeve fosile dhe të ndryshimeve klimatike. Kjo përgatitje qëndron kryesisht në përhapjen e energjisë alternative, në jetën kursimtare, në rilokalizimin e degëve kryesore të ekonomisë; në zëvendësimin e materialeve sintetike me materiale natyrale etj.

Lëvizja e Tranzicionit ka me qindra iniciativa dhe shoqata të krijuara në shumë shtete të botës. Ajo është paqësore dhe gjithpërfshirëse. Lëvizja ka si moto qëndrimin se të vetëm si individë nuk mund të përballemi me këto sfida; qeveritë të vetme mund të veprojnë me vonesë, prandaj nevojitet organizimi i komuniteteve të cilat me iniciativën e tyre, dhe mbështetjen e qeverive, do të realizojnë tranzicionin e shoqërisë drejt një të ardhme pa burime fosile.

Ky uebsit është iniciativa shqiptare e lëvizjes ndërkombëtare të tranzicionit.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e lëvizjes së tranzicionit ju sugjeroj të lexoni më parë Abetarja e levizjes se tranzicionit.

Më poshtë keni një program orientues për shoqatat e tranzicionit në Shqipëri:

  1. Të realizohet fushatë masive ndërgjegjësimi për pikun e naftës, pasojat e tij, nevojën për ndryshim në mënyrën e jetesës. Kjo do të ndihmojë dhe qytetarët të kuptojnë përse ka papunësi dhe më shumë vështirësi ekonomike.
  2. Të lobizohet pranë qeverisjes që të rishikohen dhe ndryshohen strategjitë, planet pesëvjeçare  të qeverisjes qendrore dhe vendore që këto të jenë në harmoni me parashikimet e shkencës për efektin e pikut të naftës në ekonomi.
  3. Të ndryshojnë prioritetet e investimeve. Prioritet duhet të ketë bujqësia, sidomos prodhimi i ushqimeve bazë, dhe energjia. Të ndihmohet diversifikimi i prodhimit vendas. Shtrenjtimi i transportit do të shtrenjtojë produktet e importuara. Ri-lokalizimi i ekonomisë do të ndodhë si pasojë e kësaj, por ri-lokalizimi duhet të nxitet nga qeveria që furnizimi i konsumatorëve të vazhdojë me gjithë shtrenjtimin e importeve.
  4. Të rishikohet legjislacioni. Bizneset e vogla do të bëhen më efiçente se bizneset e mëdha me shtrenjtimin e kostove të transportit dhe ekonomia do të decentralizohet natyrshëm. Por legjislacioni nuk duhet të bëhet pengesë, madje duhet ta ndihmojë këtë proçes. Një pengesë e konsiderueshme për bizneset e vogla janë kërkesat tekonologjike, burokratike etj. Kërkesat për standartet e pajisjeve dhe të mënyrave të prodhimit janë të domosdoshme për bizneset e mëdha, të cilat prodhojnë në masë, dhe pasojat e problemeve me artikujt e tyre janë po ashtu masive. Kurse bizneset e vogla nuk i kanë mundësitë të investojnë në teknologji dhe proçese të ndërlikuara. Pasojat negative të artikujve  të tyre pa cilësi  kufizohen në shumë më pak konsumatorë. Funksionimi i bizneseve të vogla do të jetë jetik për komunitetet.
  5. Të mbështetet dhe nxitet bujqësia urbane. Të krijohen strategji/politika për zhvillimin e bujqësisë urbane. Në këtë kuadër të:

-studiohen mundësitë dhe strategjitë për riciklimin e mbeturinave organike te qyteteve në funksion të bujqësisë urbane

-të studiohen mundësitë dhe strategjitë për përpunimin ose përdorimin e shllamit të ujërave të zeza të qendrave të banuara në funksion të bujqësisë urbane

-Të krijohen mundësi nga bashkitë për shfrytëzimin bujqësor të hapësirave të gjelbërta.  Të fillohet program masiv mbjelljeje i pemëve të shfrytëzueshme për qëllime ekonomike: i pemëve frutore, pemëve për përdorime të tjera (psh. për mjalt, rreshire, droga mjekësore, ngjyrues natyralë,tagji, lëndë drusore etj).

-Ku është e mundur, të ofrohen nga organet vendore hapësirat publike për kultivim nga familje.  Në vendet europiane ka shoqata konsumatorësh të cilat marrin me qira toka nga organet vendore, i parcelizojnë në parcela të vogla dhe ua japin me qira për kopshtari rezidentëve të bashkisë/komunës.Kjo praktikë është ndjekur sidomos në periudha të vështira si psh. gjatë luftërave botërore.

-Të krijohen në shkollat publike kopshte organike dhe të përfshihet në kurrikulumin e shkollave edukimi mbi kopshtarinë,

6. Të nxitet/mbështetet përhapja e teknologjive të energjisë alternative. Sot ka teknologji të thjeshta të energjisë alternative të cilat mund të aplikohen me kosto të ulët në nivel konsumatori si psh. sobat me energji diellore, ngrohësit me energji diellore, impiantet shtëpiake të biogazit etj.

7. Të nxitet kursimi i energjisë, riciklimi, jetesa kursimtare në përgjithësi, nëpërmjet edukimit mbi mënyrat e ndryshme të kursimit.

8. Në kurrikulumin e shkollave të shtohet numri i orëve dhe përmbajtja e ekonomisë shtëpiake, punës së drurit. Sot çdo gjë është e gatshme. Çdo produkt prodhohet në fabrikë, nën udhëzimin e specialistëve të edukuar në universitete. Konsumatorit nuk i mbetet veçse të mësojë shkencat bazë ( fizikë, kimi etj.) dhe të marrë edukim të specializuar dhe praktik në universitet si dhe vendin e punës. Por me pikun e naftës do të pakësohet mundësia e industrisë për t’ju përgjigjur nevojave të konsumatorëve. Konsumatorët duhet të jenë në gjendje tu përgjigjen vetë nevojave të tyre, aty ku është e mundur. Ekonomia shtëpiake, lënda e drurit, kopshtaria etj. mund të bëhen lëndë të rëndësishme të kurrikulës.”

 

4 Responses to Levizja e tranzicionit

  1. バニラと聞くと、まず先にはサービスエリアなどで売っているバニラソフトクリームを思い描くのではないでしょうか?
    しかしバニラは植物です。可憐な美しい真っ白な花です。バニラの植物から抽出された香料のことをバニラと言い、種小名はラテン語で「扁平な葉」なのです。

    バニラエッセンスは熱することにより香りが揮発してしまうので、焼き菓子など高温で熱する食べ物には最もバニラオイルが適しています。
    どれもかなり香りが強く、特にオイルはちょっとでも十分な香りがするため使用する時には注意が必要です。

  2. Hiram says:

    Excellent weblog right here! Also your site lots up very fast!
    What host are you the use of? Can I am getting your associate hyperlink
    to your host? I desire my site loaded up as fast as yours lol

  3. Faleminderit per urimin. Levizja e ka marre emrin tranzicion ne fillimet e saj ne Angli. Meqe objektivi eshte tranzicioni drejt nje te ardhme pa burime fosile, shkurtimisht levizja eshte quajtur tranzicion. Ne Shqiperi termi eshte perdorur dhe perdoret per periudhen e pas-komunizmit, por mendova se eshte me interes qe shoqata/siti shqiptar te identifikohet se kujt levizjeje i perket qe ne emer.
    Hidrogjeni mund te jete burimi kryesor i energjise ne te ardhmen, por besoj ne te ardhmen e larget dhe gjithsesi ne nje shkalle me te vogel se burimet fosile. Keshtuqe mendoj se per problemet qe do te krijoje pakesimi i burimeve fosile keto dekada hidrogjeni nuk do te mund te jete zgjidhje per shumicen e popullsise, aq me pak per Shqiperine.

    Sipas disa analisteve zgjidhja e problemeve shoqerore qe do te sjelle piku i naftes dhe ndryshimet klimatike/degradimi ambjental (keto jane te lidhura ngushte me konsumin) do te mund te zgjidhen vecse nepermjet nje mobilizimi te gjere shoqeror te ngjashem me ate te luftes. Piku i naftes dhe ndryshimet klimatike kane potencialin te shkaktojne me shume deme se nje lufte. Prandaj besoj pjesemarresit e nje shoqate tranzicioni do te ishin shume me pak te motivuar nga pasurimi se sa nga deshira per te pasur nje te ardhme per femijet e tyre.

  4. Florjan says:

    Levizja juaj me pelqen, objektivat jane shume te prekshme per boten e zhvilluar psh.rritja e cmimit te hidrokarbureve etj.. Vete po studioj ne gjermani rreth burimet natyrore dhe sasite e tyre alternativat e reja. Tema e burimeve natyrore eshte nje teme shume e madhe dhe pak ketu ne shqiperi e kuptojne ate. Te uroj sukses per incativen qe ke marre. Personalisht jam i mendimit qe emri Tranzicion nuk i pershtatet shume shoqates me objektivat qe ajo paraqet dhe me kohen ku ne jetojme ose mbase nuk po arrije une ta kuptoj. Gjithesesi shkenca parashikon qe burimi energjetik i ardhshem do jete Hidorgjeni pasi vetite e tij si lidhja me oksigjenin duke na dhene uje eshte shume me i pershtatshem se karboni.
    Ne fund dua te them qe ketu ne Shqiperia ka shoqata dhe organizata me shumice jane bere si kerpudhat qe dalin mbas shiut dhe shume nga keto i njohe dhe kam pare qe jane shume te perqendruara per te perfituar per veten e tyre dhe jo ne realizimin e qellimit te vendosur.
    Shpresoj qe kjo te mos ndodhe edhe tek ju.

Leave a comment