Larja e rrobave me kembe

Nga Rita Strakosha

Larje me kembe

Larje rrobash me këmbë

Një ditë të bukur isha duke larë rrobat me dorë, kur nuk po e duroja dot më dyhmën e ilaçit të rrobave që më vinte në fytyrë. Po mendoja, si ti largohem ilaçit por të vazhdoj të laj rrobat? E gjeta. Larje me këmbë. Kur kam qenë e vogël babai bënte vaj ulliri duke shtypur me këmbë në legen thesin me ulli. Pse jo mos ta provoj me rrobat. Dhe vërtet funksioni! Lava fillimisht këmbët me sapun, pastaj lava rrobat me këmbë, në legen, për nja 10 minuta. Pas kësaj inspektova rrobat një më një për njolla të mbetura, sidomos fundet e pantallonave dhe të krahëve të bluzave. Këto I fërkova me dorë.

Të mirat e larjes së rrobave me këmbë:

  1. Mund të lash rroba pa lavatriçe edhe kur je e lodhur;
  2. Duart nuk ekspozohen fillimisht ndaj ujit të ngrohtë pastaj ndaj të ftohtit, çka sjell rrezik të shtuar për reumatizëm;
  3. Njollat hiqen më mirë se vetëm me dorë;
  4. Nuk ekspozohen rrugët e frymëmarrjes ndaj avujve të shtuar të detergjentit.

Të këqijat e larjes me këmbë:

  1. Rrobat delikate si psh. kanatieret, polot mund të zgjerohen dhe deformohen.
  2. Lëkura ekspozohet në një sipërfaqe më të madhe ndaj detergjentit (por për një kohë më të shkurtër, kështuqë efekti përfundimtar mund të jetë më pak I dëmshëm)

Meqë nuk besoj ta kem shpikur unë e para, zbuloj në Facebook se është praktikë e zakonshme në Azi kjo lloj larjeje. Aty njerëzit janë trupvegjël dhe nuk kanë peshë të madhe trupore për të dëmtuar rrobat delikate. Besoj, gratë mbipeshë duhet të kenë kujdes në larjen e rrobave me këmbë, përveç batanijeve dhe çarçafeve.

Më poshtë ka video në youtube se si gratë lajnë rrobat me këmbë:

https://www.youtube.com/watch?v=V8b3_yjYM3g

https://www.youtube.com/watch?v=qd_ohQcfrgo

This entry was posted in Higjena natyrale. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s