Kaldajat me bërsi

Nga Rita Strakosha, botuar në Gazetën “Shëndeti” 

Prej disa vitesh sera e pulari në Shqipëri kanë filluar të përdorin për ngrohje kaldajat me bërsi ulliri, si alternativa më të lira për ngrohje. Pularia “Ke De Farm” e z. Durim Sinanaj, është një e tillë. Kjo pulari gjendet në të dalë të Fierit e furnizon gjithë zonën me zogj.

Pularia_Ke_De_Farm

Pularia “Ke De Farm”

Siç na sqaron pronari i saj, z. Sinanaj, kaldajës ju blenë pjesët (inoksi, llamarina, elektromotorri shnek) e u montuan në vend, në bazë të një projekti grek të aplikuar dhe nga biznese të tjera. Sipas tij ka të paktën 7 biznese të njohura prej tij që përdorin kaldaja të tilla. Kaldaja realizon qarkullimin e ajrit brenda për brenda kompleksit, por kërkon tension elektrik të plotë 24 orë. Në dhjetor-shkurt blihet lënda e parë e kaldajës, bërsitë, të cilat pastaj magazinohen për tu përdorur gjithë vitin. Me një kaldajë ngrohen 4000 m3 ambjente, ku zogjtë kërkojnë temperatura 33-35 oC.

Kaldaja me bersi e Ke De Farm

Kaldaja me bërsi në pularinë “Ke De Farm”

Ka biznese të cilat furnizojnë e instalojnë kaldaja të tilla, si “Vëllezërit Nano”, Berat. Ka pasur dhe projekte të financuara nga donatorë, si ai I USAID-it me fermën “Agro-Kon”. Kjo e fundit ka llogaritur se me çmimin 100 $/ton bërsi kursen 50% të shpenzimeve të ngrohjes.

Serrat janë nxitur drejt kësaj energjie alternative nisur nga çmimet e larta të naftës. Por me një vendim të fundit qeveria ka vendosur të subvencionojë përdorimin e naftës për serrat, duke hequr detyrimin e pagimit të akcizës e të taksës së qarkullimit. Ky subvencionim mund të zbrapsë serrat nga përdorimi I energjive alternative të pastra si bërsia, ndërkohë që është vetëm zgjidhje e përkohshme për çmimin e lartë të naftës.  Çmimi I naftës perspektivat afatgjata i ka në rritje për shkak të pikut të naftës e të kostove klimatike në rritje të gazrave serrë. Prandaj subvencionimi i saj është një strategji afatshkurtër. Ndërkohë këto fonde subvencionimi mund të përdoreshin për të nxitur përhapjen e përdorimit të energjive alternative, si kaldajat e bërsive. Me bumin e mbjelljes së ullinjve do të ketë gjithmonë e më shumë lëndë të parë bërsi, si dhe biznese si “Ke De Farm” që do ti përdorin ato për ngrohje.

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes, Vetemjaftueshmeria. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s