Percaktimi i ores nga pozicioni i diellit dhe yjeve


Pa orë gjetja e kohës së saktë mund të jetë e pamundur, por me përafërsi mund ta mësojmë nga pozicioni i diellit dhe i yjeve.

1.Përcaktimi i orës ditën

  • Llogaritja e orës së lindjes dhe perëndimit të diellit. Gjatësia e ditës varet nga gjerësia gjeografike dhe nga stina. Ditët e dimrit janë më të shkurtëra se ditët e verës: dita më e shkurtër bie rreth 22 Dhjetorit (solstici dimëror), dita e barabartë me natën bie rreth 21 Marsit dhe 21 Shtatorit (ekuinoksi pranveror dhe vjeshtor), dita më e gjatë bie rreth 21 Qershorit (solstici veror) .

Koha e lindjes dhe perëndimit të diellit në Shqipëri përcaktohet si vijon:

a)      Dimë se rreth 22 Dhjetorit është dita më e shkurtër, 9 orë në Shqipëri, kurse rreth 22 Marsit dita është e barabartë me natën, pra 12 orë. Nga 22 Dhjetori deri në 22 Mars, pra gjatë 180 ditëve dita merr 3 orë gjithsej, ose . 1.97 minuta/ditë. Me kaq ndryshon mesatarisht çdo ditë gjatë vitit gjatësia e ditës.

Duke ditur se çfarë date jemi mund të përcaktojmë gjatësinë e përafërt të asaj dite duke i shtuar/zbritur gjatësisë së ditës së referencës (mund të përdorim si ditë referencë solsticin apo ekuinoksin) numrin e minutave të ndryshuara nga ajo ditë.
Nqs. jemi psh. në 4 Korrik kanë kaluar 13 ditë nga 21 Qershori, kur dita kishte 15 orë, që atëhere dita është pakësuar me ~1.97 minuta në ditë, pra sot gjatësia e ditës është ~14 orë e 35 minuta.

b)      Pjesëtojmë me 2 gjatësinë e ditës: (14 orë e 35 minuta)/2~ 7 orë e 17 minuta

c)      Zbresim rezultatin nga 12 dhe gjejmë kështu orën kur lind dielli: sot, në 4 Korrik, ora 4 e 43 minuta. I shtojmë rezultatit 12 dhe gjejmë orën kur perëndon dielli: sot në 4 Korrik, Shqipëri, ora 19 e 17 minuta.

Bëhet fjalë për orën astronomike, ora zyrtare është 5 e 43 minuta lindja e diellit, dhe 20 e 17 minuta perëndimi i diellit.

  • Përcaktimi i pozicionit të diellit: Vëreni pozicionin e diellit. Kthehuni nga jugu (meqë jemi në hemisferën veriore). Pra shikoni nga ekuadori. Djelli gjithmonë ngrihet në lindje (e cila është në të majtën tonë kur shikojmë nga jugu) dhe bie në perëndim.

Nëse dielli është në mes të qiellit atëhere është ora 12. Kjo është ora astronomike.

Nëse dielli nuk është mu në qendër, por në gjysmën lindore të qiellit, atëhere është paradite. Nëse dielli është në gjysmën perëndimore të qiellit atëhere është pasdite.

Rruga e diellit ndahet në segmentë. Duke parë drejt ekuatorit mund ta imagjinojmë itinerarin e diellit si hark nga lindja në perëndim, që fillon dhe mbaron mbi horizont. Imagjinojmë ndarjen e këtij itinerari në segmente të barabarta, numri i segmenteve i barabartë me numrin e orëve gjatë ditës. Nëse e dimë psh. se dita ka 12 orë e ndajmë itinerarin në 12 pjesë të barabarta, 6 në gjysmën lindore dhe 6 në gjysmën perëndimore.

Nëse hasim vështirësi në vizualizimin e qiellit në segmente, mund të përdorim dorën e bërë grusht për të përcaktuar segmentet. Numërojmë sa grushte zë harku nga fundi i tij deri në zenit (pikën më të lartë). Ky numër është gjysma e ditës. Nëse psh. gjysëm harku mban 9 grushta dhe dita është e gjatë 12 orë, atëhere 6 orë janë sa 9 grushta, 1 grusht është 6/9=2/3 e orës.
Përcaktojmë se në cilin segment është dielli: Duke filluar nga lindja, numërojmë sa segmente ka deri në segmentin ku është dielli. Kjo na tregon sa orë kanë kaluar nga lindja e diellit. Segmentet e itinerarit të cilat dielli nuk i ka prekur akoma tregojnë dhe sa orë do të kalojnë deri në perëndimin e diellit. Duke ditur se në çfarë ore lind, perëndon, kulmon dielli atëhere mund të llogarisim me përafërsi sa është ora.

Psh. në 4 Korrik janë 14 segmente dhe le ta zemë se dielli është në segmentin e 9-të të numëruar nga lindja. Segmenti i tetë (menjëherë pas kulmimit të diellit) fillon në orën 13. Segmenti i 9-të fillon 1 orë pas saj, prandaj nëse dielli është në segmentin e 9-të, ora zyrtare duhet të jetë 14-15. Nëse dielli do të ishte në segmentin e 6-të, ora zyrtare do të ishte 11-12. Duke u praktikuar do të jemi në gjendje ta parashikojmë orën me intuitë, pa e ndarë qiellin me mendje në segmente.

Nëse përdorim metodën e grushtave, numërojmë sa grushta zë itinerari nga fillimi i tij në lindje deri në pozicionin ku është dielli. E shumëzojmë me numrin e orëve që përfaqëson një grusht dhe gjejmë sa orë kanë kaluar nga lindja e diellit

2.     Përcaktimi i orës natën duke përdorur yllin e veriut

Ylli i veriut duket vetëm nga hemisfera veriore, nëse koha është e mirë. Gjejmë konstelacionin e arushës së madhe polare. Në verë kjo gjendet më afër horizontit.

Përcaktojmë kohën e përafërt. Dy nga yjet e arushës së madhe janë në vijë të drejtë me yllin polar. Kjo vijë e drejtë është si një akrep sahati. Sahati në qendër të tij ka yllin polar. Duke parë drejt veriut, maja e sahatit tregon orën 12, fundi i sahatit tregon orën 6. Ora aktuale është ora që tregon akrepi imagjinar në këtë sahat imagjinar. E zëmë se akrepi imagjinar bie në orën 2:30. Pak a shumë kaq është ora.

Nëse jeni pas 7 Mars-it shtoni 1 orë për çdo muaj. Njësoj, zbrisni një orë për çdo muaj përpara 7 Marsit. Psh. nëse është 7 Maj, 2 muaj pas 7 Marsit, atëhere shtojini 2 orë orës imagjinare dhe ora e përafërt është 4.30. Që të jeni më të saktë, shtoni ose zbrisni 2 minuta për çdo ditë pas ose përpara datës 7. Nëse është 2 Shkurt, jeni 1 muaj dhe 5 ditë përpara 7 Marsit, prandaj do të zbrisni 1 orë e 10 minuta nga ora 2.30. Ora i bie të jetë 1.20.

Arësyeja pse fokusohemi në datën 7 Mars është se në këtë datë sahati imagjinar i yllit të veriut lexon 24.00 pikërisht në mesnatën astronomike. Llogaritjet duhen rregulluar ditët e tjera.

Zbresim orën e llogaritur nga 24. Nëse ora e llogaritur del më shumë se 24, atëhere e zbresim nga 48. Kjo bëhet sepse akrepi imagjinar lëviz në drejtim kundër-orar dhe kjo zbritje e korrigjon këtë. Rezultati do të jetë ora e vërtetë astronomike.

Korrigjimi i orës astronomike për ta përshtatur me orën zyrtare. Nëse jeni në periudhën kur ora zyrtare është shtyrë (nga fillim prilli deri në fillim tetori), shtoni një orë. Nëse jetoni në pjesën më perëndimore të brezit tuaj orar shtoni një gjysëm orë. Nëse jetoni në pjesën më lindore të brezit tuaj orar, pakësoni gjysëm ore. Tani e dini sa është ora!

Verejtje: Sa më e madhe të jetë diferenca midis gjatësisë së ditës dhe natës aq më e vështirë bëhet përcaktimi i orës duke u nisur nga pozicioni i diellit. Skandinavët dhe tributë në Amerikë përdorin objekte të peisazhit. Në varësi të pozicionit të diellit ndaj këtij objekti fiks përcaktohet se sa është ora.

Literatura:

http://indycc.blogspot.com/2011/06/survival-guide-tell-time-using-sun-or.html

http://www.wikihow.com/Tell-Time-Without-a-Clock

Përktheu, përpunoi: Rita Strakosha

Kontakt: ritastrakosha@yahoo.com

About these ads
This entry was posted in Vetemjaftueshmeria, Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.