Bimet helmuese

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Bimët helmuese janë kufiri deri ku mund të zgjerojmë rrethin e bimëve të ngrënshme. Dicka e dobishme për tu ditur në kushtet e një krize ekonomike të tejzgjatur.

Është mirë të kemi njohuri për bimët helmuese edhe për një arësye tjetër: Bimët helmuese janë përdorur që në lashtësi si armë të ftohta në gjueti, në luftë etj.. Sot mund ti konsiderojmë dhe armë të rinovueshme, me kosto të ulët dhe që dëmtojnë pak ambjentin🙂.

Prandaj gjeni më poshtë një listë të bimëve helmuese me simptomat që ato shkaktojnë. Lista nuk ka qëllim të jetë ezauruese.

Gjinia Aconitum (Akonita)

Të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese. Edhe kontakti me bimën duhet shmangur. Është përdorur si helm në plumba (nga Gjermania gjatë luftës së dytë botërore), në grepa dhe shigjeta (në Greqinë e Lashtë) dhe për helmimin e ujit (në Azi). Nëse hahet shkakton djegje, pickime dhe mpirje të gojës, pas kësaj jep vjellje, diarre, dobësi muskulore, spazma, puls të dobët, konvulsione. Mund të jetë fatale. Shumë toksike. Është helm që vepron shpejt.

Arum maculatum (këlkaza, misri i gjarprit)

Frutat kanë oksalatë saponinesh të cilat irritojnë lëkurën, gojën, gjuhën dhe fytin. Kur hahen shkaktojnë enjtje të fytit, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje djegëse dhe dhimbje stomaku. Shija e tyre e keqe dhe ndjenja e menjëhershme e pickimit që japin në gojë bën që rrallë të konsumohet në sasi të konsiderueshme, prandaj rrallë shkakton probleme të mëdha. Rrënja e kaurdisur mund të përdoret si salepi. Nëse nuk gatuhet mirë mund të jetë helmuese.

Agrostemma githago 

Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, megjithëse në doza të vogla është përdorur si bimë mjekësore. Simptomat janë: dhimbje të forta barku, të vjella, diarre, marrje mendsh, dobësi, frymëmarrje e ngadaltë. Me toksicitet të ulët.

Aquilegia 

Është gjini që ka disa specie. Farat dhe rrënjët janë helmuese, simptomat janë gastroenterit dhe probleme me zemrën. Lulet nuk janë helmuese nëse konsumohen në sasi të vogla. Sasi shumë të vogla të rrënjës janë përdorur dhe si bimë mjekësore kundra ulçerës.

Asparagus (Frutat dhe rrënjët e shpargullës)

Kanë toksicitet të ulët. Shkaktojnë probleme me tretjen kur hahen.

Atropa belladonna (helmarina)

Është shkurre që rritet deri në ~1 metër lartësi. Frutat në fillim janë jeshile, pastaj marrin ngjyrë të kuqe dhe në vjeshtë kur piqen marrin një ngjyrë të zezë.

Është një nga bimët më helmuese. Simptomat e helmimit janë: ndjeshmëri ndaj dritës, shikim i turbullt, takikardi, humbje ekuilibri, dhimbje koke, pupila të zgjeruara, puçrra, gojë e thatë, i folur jo koherent, mungesë urinimi, kapsllëk, konfuzion, haluçinacione, delir dhe konvulsione.  Mjafton ngrënja e një gjetheje të vetme e saj për të shkaktuar vdekjen e një të rrituri.  Kontakti i rastësishëm me gjethet shkakton pustula në lëkurë. 2-5 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një fëmije, kurse 10-20 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një të rrituri. Lopët dhe lepujt nuk helmohen prej saj.

Colchicum autumnale (xhërrokulli ose kaçeja)

Helmimi prej saj ka simptoma të ngjashme me helmimin nga arseniku: dhimbje barku, të vjella, diarre, tension i lartë gjaku etj.. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Nuk ka antidotë. Përdoret dhe si bimë mjekësore.

Chelidonium majus 

Kryesisht rrënjët i ka helmuese. Simptomat janë: diarre, të vjella, mpirje, të fikët, koma.Është shumë toksike, mund të jetë dhe vdekjeprurëse.

Conium maculatum 

Specie të lidhura me këtë bimë janë karrota, majdanozi, anasoni etj. (këto janë toksike nëse konsumohen në sasi të mëdha). Gjethet e saj ngatërrohen me majdanozin, kurse farat me anasonin. Gjethet e shtypura të saj kanë erë të keqe.Çdo pjesë e saj është helmuese. Simptomat: të vjella, diarre, debolesë, dridhje, nervozizëm, konvulsione deri në koma. Është shumë helmuese.

Consolida (Gjuhënusja)

Consolida regalis

Është gjini që përfshin 40 specie. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese në doza të larta, sidomos farat. Në doza të vogla përdoren si bimë mjekësore. Shkaktojnë ndjenjë të vjelli, fashikulacione, paralizë. Shpesh është fatale.

Gjinia Dephinium

Në foto: Delphinium staphisagria

Delphinium fissum

Ka 300 specie. Është gjini e afërt me Consolidën. Të gjitha pjesët e bimës janë shumë helmuese. Kur është e re është më helmuese. Shkakton të vjella, diarre, konvulsione, paralizë deri në vdekje. Përdoret dhe si bimë mjekësore.Shumë toksike.

Convallaria majalis (Lotzoja)

Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, por në sasi të vogla përdoret si bimë mjekësore. Simptomat janë: puls i çrregullt i ngadaltë, dhimbje barku, diarre. Toksik vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Cytisus scoparius

Lulet dhe farat e kësaj bime janë helmuese. Helmimi ka si simptoma: eksitim, konvulsione, përgjumje, deri në vdekje nga asfiksia.

 Narcissus

Është gjini speciet e së cilës janë helmuese.

Të gjitha pjesët e bimës kanë janë helmuese, por sidomos qepujka e rrënjës dhe gjethet. Rrënja mund të ngatërrohet me qepën. Simptomat janë: të vjella, diarre, dridhje konvulsione. Mund të jetë vdekjeprurëse. Toksike vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Daphne (jargavani)

Është gjini speciet e së cilës i kanë frutat helmuese.

Frutat shkaktojnë djegje të gojës, sistemit tretës, deri në koma dhe vdekje. Shumë helmuese.

Gjinia Datura. Këtu përfshihet dhe tatulla.

Në foto: Tatulla (datura stramonium)

Simptomat: lëkurë e thatë dhe e nxehtë, haluçinacione, dhimbje koke, delir, puls i shpejtë dhe i dobët, koma. Në doza të larta mund të shkaktojë vdekje. Toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha.

Euonymus europaeus

 

Të gjitha pjesët e bimës janë toksike. Simptomat janë: të vjella, diarre, ethe, dobësi, konvulsione, koma. Helmimet janë më të zakonshme tek fëmijët të cilëve u pëlqejnë ngjyrat e ndezura të frutave. Mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, veshkës deri dhe në vdekje. Toksike vetëm nëse hahen sasi të mëdha.

Digitalis lanata (Luletogzi leshtor)

Gjethet, lulet, farat janë helmuese. Nën mbikëqyrjen e mjekut përdoret dhe si bimë mjekësore. Simptomat janë: të vjella, diarre, dhimbje barku, puls i ulët, dridhje, konvulsione. Shumë toksike, mund të jetë deri në vdekjeprurëse.

Helleborus odorus (Shpendra, taçja)

Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Simptomat e helmimit janë: të vjella, diarre, depresion, dhimbje barku.Është helmuese vetëm kur hahen sasi të mëdha.

Hedera helix (dredhka)

Gjethet dhe frutat janë helmuese, Simptomat nga konsumi i gjetheve: delir, stupor, konvulsione, haluçinacione, ethe, puçrra. Ngrënja e frutave shkakton ndjenjë djegjeje në fyt. Prekja e lëngut të bimës shkakton irritim të rëndë të lëkurës. Është toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha.

Hyoscyamus niger (matergona)

Është bimë që përdoret si drogë psikoaktive. Shkakton halucinacione, më rrallë shkakton dhe konvulsione, të vjella, hipertension, takikardi etj. Shumë toksike.

Hyacinthus orientalis (Zymbyli)

Rrënjët e tij janë helmuese. Shkaktojnë të vjella, konvulsione madje deri dhe vdekje. Prekja e rrënjëve mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Laburnum

  

Të gjitha pjesët e bimës, sidomos farat janë helmuese dhe mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen mjaftueshëm. Simptomat përfshijnë përgjumësi, të vjella, diarre, konvulsione, koma. Mund të jetë vdekjeprurëse. Shumë toksike.

Nerium oleander (Landro)

Të gjitha pjesët janë toksike por sidomos gjethet dhe kërcejtë e drunjtë. Simptomat: të vjella, dhimbje barku, marrje medsh, puls i ngadaltë, probleme me zemrën, diarre me gjak, deri dhe vdekje. Tymi i bimës mund të shkaktojë reaksion në mushkëri deri në vdekje. Shumë toksike.

Rhododendron

Rhododendron ponticum

Rhododentron luteum

Mjalti i prodhuar nga nektari i këtyre bimëve shkakton haluçinacione dhe është toksik.

Farat e bimës së ricinit (Ricinus communis)

Doza vdekjeprurëse tek të rriturit është 4-8 fara. Kafshët helmohen kur gëlltisin fara të çara. Simptomat e helmimit fillojnë brenda 2-36 orëve. Simptomat janë: dhimbje stomaku, ndjenjë djegjeje në gojë dhe fyt, diarre. Brenda disa ditësh vjen dehidratimi, ulja e tensionit të gjakut. Vdekja mund të vijë brenda 3-5 ditëve nëse helmimi nuk trajtohet, megjithatë në shumicën e rasteve ndodh shërimi i plotë.

Robinia pseudoacacia (driza e butë)

Lëvorja e brendshme, gjethet e reja dhe farat shkaktojnë depresion, të vjella, diarre, këmbë dhe duar të ftohta, zbehje, shok etj.. Është toksike vetëm nëse konsumohen sasi të mëdha. Lulet janë të ngrënshme nëse përpunohen në te nxehtë.

Solanum dulcamara

Frutat e papjekura dhe gjethet e kësaj bime janë helmuese. Simptomat janë: të vjella, dhimbje barku, diarre etj. Mund të shkaktojë deri në vdekje. Bima është shkurre kacavjerrëse, frutat e papjekura kanë shije shumë të hidhur, prandaj mundësia e helmimit është minimale. Si shumë bimë të tjera helmuese në sasi të vogla përdoret si bimë mjekësore.

Solanum nigrum

Të gjitha pjesët e bimës me përjashtim të frutave të pjekura janë helmuese. Simptomat janë: diarre, të vjella, dhimbje barku, aritmi, dhimbje koke, të marrët mendsh. Në raste të rënda shkakton haluçinacione, paralizë, ethe, hipotermi etj. Në sasi të mëdha mund të jetë vdekjeprurëse.

Taxus baccata (Bërsheni)

Vetëm tuli rreth farave nuk është helmues. Farat nëse hahen të plota nuk janë helmuese. Vdekja mund të vijë brenda disa orëve dhe zakonisht helmimi nuk ka simptoma. Bima është helmuese edhe pasi pritet.

Scillia maritima (boçka)

Përdoret dhe si bimë mjekësore nën mbikëqyrjen e mjekut. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Simptomat janë: dhimbje barku, diarre, të vjella, të rrahura të ulura të zemrës. Shumë toksike, mund të jetë fatale.

Veratrum (shtara)

Në foto: Veratrum album

Është shumë helmuese, të gjitha pjesët e saj janë helmuese, sidomos rrënjët. Shkakton të vjella, ulje tensioni, të rrahura të çrregullta të zemrës, deri në arrest kardiak dhe vdekje.

Burimet

http://en.wikipedia.org/wiki/Main_Page

http://luirig.altervista.org/flora/taxa/floraindice.php

http://www.ces.ncsu.edu/depts/hort/consumer/poison/index.htm


This entry was posted in Kuzhina ekonomike. Bookmark the permalink.

One Response to Bimet helmuese

  1. Axel Hirsch says:

    Congratulations, this was the first time a found an Albanian plant list!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s