Besimtar apo I hipnotizuar?

hypnosis spiral ri

Nga Rita Strakosha

Ritet fetare në të gjitha fetë e botës kanë shumë ngjashmëri me hipnozën dhe ndikimi hipnotik i tyre tek ndjekësit shpjegon pjesërisht dhe fuqinë e madhe që ka pasur feja gjatë shekujve. Hipnoza në psikologji përkufizohet si një gjëndje mendore ku mendja është e pushtuar nga një mendim i vetëm, ndërkohë që çdo mendim, ose ndijim tjetër është i përjashtuar. Psikologu e hipnotizon klientin duke e vendosur në një mjedis të qetë, ku i kërkon të përqëndrohet në një objekt me lëvizje ritmike ndërkohë që psikologu me një zë të qetë e monoton i jep instruksione. Klienti është i shtrirë në një vend të rehatshën, që ti tërhiqet sa më pak vëmendja nga mjedisi rrethues. Dhoma është e errësuar. Gjatë hipnozës hipnotizuesi përsërit rregullisht këshillën e vet. Për të arritur një hipnozë të suksesshme ka shumë rëndësi një marrëdhënie besimi mes hipnotizuesit dhe të hipnotizuarit.Vetë fjala “hipnozë” vjen nga fjala greke “gjumë”. Nënat e praktikojnë me foshnjet e tyre kur i vënë në një dhomë të errët, fillojnë ti tundin dhe u këndojnë ninullë me një refren që përsëritet. Pak e kuptojnë se i njëjti stil qetësimi përdoret dhe nga praktikuesit e fesë.

Lutjet fetare, meditimi kanë karakter përsëritës dhe kryhen shpesh në ambjente të qeta dhe të errëta. Vendet e luyjes, si xhamitë, kishat, manastiret, tipikisht kanë ambjente të errëta dhe të qeta. Fjala Zot, të lutem përsëriten shpesh gjatë lutjes. Në fenë budiste karakteri përsëritës i lutjes fetare është edhe më i theksuar, duke eliminuar edhe fjalitë dhe lënë vetëm fjalën që përsëritet dhe që quhet mantra. Murgjit budistë mund të kalojnë një jetë duke përsëritur me orë të tëra mantrat, të zhytur në efektin qetësues të tyre. Nëse dëgjojmë një kanal fetar do të fëmë re se fjala zot përsëritet pothuaj në cdo 2-3 fjali.Udhëheqësit fetarë mund t’ja atribuojnë Zotit suksesin e tyre me ndjekësit, por hipnoza mund të jetë gjithashtu faktor në suksesin e tyre. Kemi dëgjuar shpesh për njerëzit e shëruar mrekullisht nga paralizat në takimet me Papën. Një pjesë e paralizave mund të jenë psikologjike, ose siç quhen ndryshe në manualin e psikiatrisë, çrregullime konversioni. Këto nuk janë paraliza të vërteta dhe nën ndikimin e natyrës hipnotizuese të ritualeve fetare, mund të shërohen papritur. Këto shërime të papritura besimtarëve fetarë u duken mrekulli, por kanë një shpjegim shkencor.Nën besimin se ka ndodhur një mrekulli, besimtarët mund të bëhen edhe më besimtarë e të shtojnë praktikimin e fesë, çka i bën ata edhe më të përfshirë në rituale hipnotizuese. Ky ndikim hipnotik i fesë mund të jetë dhe shkaku i përhapjes së vetëvrasjes ndër fanatikët fetarë myslymanë. Të radikalizuar në xhamitë ku hoxhat ekstremistë u përsërisin mesazhe të rregullta për luftë fetare, ekstremistët të hipnotizuar kryejnë vetëvrasje. Vetëvrasja është zakonisht pasojë e sëmundjeve të rënda mendore, por xhihadistët kamikazë nuk japin asnjë shenjë sëmundjeje mendore për fqinjët, kolegët e tyre. Ata janë të hipnotizuar. Hipnotizimi i jep pushtet të madh hipnotizuesit. i hipnotizuari vepron sipas këshillave të hipnotizuesit, pa gjykuar, pa pyetur pse. Shumica e njerëzve nuk hipnotizohen me lehtësi. Ka një grup njerëzish që është e pamundur ti hipnotizosh, por ka dhe njerëz, si psh. personalitetet histerike, që hipnotizohen lehtë. Këta janë dhe besimtarët më të devotshëm.

Hipnoza në shkencën moderne përdoret për të ndryshuar sjelljen problematike të personave me shqetësime mendore; për të operuar pa dhimbje persona që nuk mund të operohen me anestezi. Personat nën hipnozë janë nën një gjëndje të ngjashme me qetësinë e personave që kanë pirë opiate ose alkool. Jo më kot, Enver Hoxha, i rritur në një familje fetare, thoshte se “Feja është opium për popullin”.Ndikimi hipnotik në format e veta të buta përdoret dhe në politikë, biznes. Një politikan i mirë në fjalimet e veta përsërit fjalët kyç si “ndryshim”, “fitore” etj., kurse një tregtar i suksesshëm përsërit cilësinë e mirë të mallit të vet. Klerikët shtojnë fuqinë sugjestionuese të fjalëve të tyre, duke u veshur me veshje të veçanta, që tërheqin vëmendjen. Kështu gjithë vëmendja e besimtarit shkon tek gjestet dhe fjalët e klerikut. Klerikët si në kohërat e lashta, edhe sot, janë ndjekur nga besimtarët pa asnjë dyshim mbi vërtetësinë dhe etikën e udhëzimeve të tyre. Një rol të padiskutueshëm në këtë ka luajtur hipnoza.

This entry was posted in Shendeti pa ilace. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s