Puna me tezgjahun e dorës

Përktheu e përshtati: Rita Strakosha

Tezgjahu kornizë është modeli më i thjeshtë i tezgjahut. Korniza, e ndërtuar nga 4 copa dërrase, i mban penjtë maja (peu vertikal) të tendosura, ndërkohë që endësja kalon peun ind (peu horizontal) përmes tyre.
tezgjahu_1

Figura nr. 1

Tezgjahu 2

Foto nr. 2 tezgjahu i thjeshtë
Madhësia e tij mund të jetë nga 30*60 cm deri në sa madhësia e dhomës. Tezgjahet shumë të mëdhenj punohen nga disa gra njëkohësisht.

Ndërtimi i tezgjahut

Shkopi i kalesës: 1 shufër e gjatë sa gjerësia e tezgjahut. Për tezgjahe 30-60 cm të gjerë, duhet të ketë diametër ~4 cm; Për çdo 60 cm më i gjerë që është tezgjahu, shufra bëhet 4 cm më e gjerë.

Për shufrën e tensionimit: 2 shufra të lehta, psh. kallam, me gjatësi sa gjerësia e tezgjahut.

Druri I kornizës duhet të jetë sa më i drejtë dhe i tharë, që të mos përkulet gjatë përdorimit;i lëmuar që të mos ngecë perin.
4. Binari i sipërm dhe ai i poshtëm (ose ndryshe, shuli dhe binari i majës)

Tezgjahu 3_Binari i majes dhe shuli
Foto nr. 3: Binari i majës dhe shuli

 

duhet të jenë paralel me njëri-tjetrin dhe pingul me perin maja.

Ndërtimi

Sigurojmë 4 dërrasa për kornizën, i lëmojmë, i lyejmë me vaj (që mos të ciflosen dhe të mos fërkojnë shumë perin). Me 4 copat e dërrasës do të ndërtojmë një kornizë katrore. Binarët horizontalë vendosen mbi binarët vertikalë, siç tregohet në ilustrim.

Tezgjahu 4_ndertimi
Foto nr.4

I bashkojmë me gozhda ose litarë.

Tezgjahu 5

Foto nr. 5

Përgatitja e shkopit të kalesës

Tezgjahu 6_shkopi i kaleses

Foto nr. 6

Rreth 2-3 cm nga secili fund i shkopit hapim një kanal 0.3 cm të thellë, rreth e qark.

Tezgjahu 7
Foto nr. 7
Rreth 2 cm nga fundi i secilit shkop bëjmë një vrimë tejpërtej. Vrima duhet të lejojë kalimin e perit.

Përgatitja e tezgjahut për endje

Marrim një turë me perin që do vendoset vertikalisht. E lidhim me nyjë të zgjidhshme në njërin cep të binarit; AB.

Tezgjahu 8Tezgjahu 9

Foto nr. 8, 9

(a) Kalojmë perin sipër CD-së;  (b) e kalojmë rreth AB-së. Vazhdojmë hapat a-b derisa të kemi numrin e dëshiruar të fijeve.

Tezgjahu 10

Foto 10

E zgjidhim nyjen e parë dhe bashkojmë dy fundet e perit me nyje të pazgjidhshme (nyje katrore), nga mbrapa tezgjahut.
Tezgjahu 11

Foto 11

Fijet maja duhet të jenë sa më të tendosura.

Nqs. fijet maja do jenë me disa ngjyra atëhere, pasi kemi hedhur numrin e duhur të fijeve të ngjyrës se parë, nuk e presim fillin nga tura, por e lëmë të varur.
Marrim turën e ngjyrës tjetër. E lidhim fillin me ngjyrën e re tek AB-ja, me nyje të zgjidhshme. E kalojmë fillin disa herë rreth binarëve horizontalë njësoj si fillin e parë. Kur të kemi kaluar numrin e dëshiruar të fijeve e lëmë turën të varur, nuk e presim fillin. Njësoj veprojmë me ngjyrën e tretë. Nqs. përsëritet ndonjë ngjyrë, atëhere kalojmë prapë fillin e turës së varur. Pasi kemi kaluar të gjithë penjtë maja, i zgjidhim nyjet e zgjidhshme nga binari AB dhe i mbajmë në dorë. Fundet e lira të të gjithë ngjyrave i lidhim me një nyje të pazgjidhshme (nyje katrore). Në tezgjahe shumë të mëdhenj bishtat bëhen nyje në grupe.
Tezgjahu 12
Foto 12

Me kaq kemi përfunduar vendosjen e peut maja.
B. Vendosja e shkopit të strehës

Shënim: Vëreni se fijet maja krijojnë ‘rrjetë” nga përpara dhe nga mbrapa tezgjahut, ose ndryshe janë fije të përparme ose të mbrapme. Nqs. tërheqim gjithë fijet maja të rrjetës së përparme, fijet e mbrapme dalin përpara. Kjo quhet fije maja e vazhdueshme-pa fund dhe pa fillim. Në vazhdim do tregojmë si vendosim pjesët e tezgjahut. Këto vendosen vetëm në fijet maja të përparme, që filli të mos pengohet në lëvizje. Kur themi se filli maja ulet ose ngrihet, bëjmë fjalë gjithmonë për fillin maja të përparmë.

Tezgjahu 13
Foto nr. 13
E vendosim tezgjahun mbi tavolinë a përdhe. E vendosim shkopin e strehës në mes të tezgjahut, pingul me fijet maja. Nqs. do të thurim thjeshtë, e kalojmë shkopin para-mbrapa fijeve maja të përparme. Nqs. do thurim me motiv tjetër, e kalojmë shkopin sipas motivit.
.Tezgjahu 14

Figura nr. 14

Shkopi i strehës nuk do të hiqet gjatë gjithë thurjes, por duhet të mbetet i zhvendosshëm lart e poshtë përgjatë fijeve maja.

Tezgjahu 15
Figura nr. 15

Vendosja e shkopit të strehës tek tezgjahu

Marrim një shkop tensionime dhe e vendosim mbi shkopin e strehës, duke e kaluar para-mbrapa të njëjtave fije maja që kaluam shkopin e strehës (kjo bëhet me tezgjahun akoma përdhe)

E shtyjmë shkopin e tensionimit drejt CD-së (majës së tezgjahut).

tezgjahu 16

Figura nr. 16
Marrim shkopin tjetër të tensionimit dhe e vendosim midis shkopit të strehës dhe shkopit të parë të tensionimit. Shkopin e dytë të tensionimit e kalojmë para-mbrapa fijeve maja të përparme, por e kalojmë sipër fijeve të ulura dhe poshtë fijeve të ngritura nga shkopi i parë (pra anasjelltas). Kjo mundëson tensionimin e fijeve maja në tezgjah.

I rrëshqasim dy shkopinjtë e tensionimit që të jenë 4-8 cm larg njëri-tjetrit.

tezgjahu 17__shkopinjte e tensionimit e te strehes
Figura nr. 17

I lidhim dy shkopinjtë e tensionimit duke kaluar një spango përmes vrimave në fundet e tyre. Spangon e lidhim me nyje katror (e pazgjidhshme).

Tezgjahu 18_lidhja e shkopinjve te tensionimit

Figura nr. 18

Spangoja nuk i lë shkopintë të largohen dhe as të dalin anash.

D. Bërja e kalesës

Me tezgjahun akoma të shtrirë përdhe, e vendosim shkopin e kalesës mbi fijet maja të ngritura nga shkopi i strehës (siç tregohet në figurë).

Tezgjahu 19_shkopi i kaleses
Figurë nr. 19

E afrojmë shkopin e kalesës tek shkopi i strehës, bazamenti i shkopit të kalesës të jetë në nivel me sipërfaqen e shkopit të strehës. Sigurohemi për këtë duke vëzhguar tezgjahun nga anash. Shkopi i  kalesës duhet të jetë në kontakt me fijet e sipërme të majës. .

Vendosim një pllakë druri ose guri,

 Tezgjahu 20

Figura nr. 20

nën fundet e shkopit të kalesës. Nqs, tezgjahu do përdoret mbi prehër apo në këmbë, lidhim me litarë pllakat ndaj kornizës. Nuk i gozhdojmë, sepse shkopi i kalesës duhet të lëvizë lart e poshtë gjatë endjes. Në korniza të vogla mund të përdorim dhe shirit ngjitës.

Tani do tregojmë si të lidhim shkopin e kalesës me fijet maja. Në figura bëhet fjalë gjithmonë për fijet maja të përparme. Kalojmë një spango në brazdën e shkopit të kalesës.

Tezgjahu 21

Figura nr. 21

Bëjmë një lak rreth binarit. E kalojmë spangon nën fijen maja (që është poshtë binarit), pastaj mbi fijen tjetër maja (shikoni figurën më poshtë).

Tezgjahu 22

Foto nr. 22

Kur kalojmë spangon poshtë çdo fijeje maja, e tërheqim fijen me spangon që të shkojë në një nivel me fijen maja fqinje.
Ngrejmë me spango gjithë fijet maja që janë poshtë shkopit të strehës. E lidhim spangon tek brazda e fundit të binarit të kalesës.

 

tezgjahu 23

Figura nr. 23
Kontrollimi i pozicionit të binarit të kalesës dhe të shkopit të strehës

1. Shkopin e kalesës e vëmë mjaftueshëm larg shkopit të strehës që të ketë vend për grushtin tonë.

2. I shtyjmë fijet maja që janë prapa shkopit të kalesës, me dorë.
3. Kjo krijon një hapësirë midis fijeve maja të përparme, të mjaftueshme për kalimin e sovajkës.
4. Me gishtat dhe pëllëmbën ngrejmë fijet maja prapa shkopit të kalesës. Edhe kjo lëvizje krijon hapësirë të mjaftueshme për kalimin e sovajkës.
5. Nqs. sovajka nuk kalon lehtë, mund të ndryshojmë hapësirën e kalimit duke afruar ose larguar nga njëra tjetra shkopin e kalesës dhe atë të strehës.

Tezgjahu 24
Figura nr. 24

Pozicionimi i tezgjahut

Tezgjahu 25

Figura nr. 25

Tezgjahu i dorës mund të përdoret mbajtur në prehër, i mbështetur ndaj murit, apo shtrirë përdhe. Me endjen e pëlhurës endësja mund të ulet mbi pëlhurën e përfunduar.

Tani jeni gati për endje

Keni nevojë për një rrahëse, një sovajkë dhe një tensionuese që të endni.

1. Mbështilleni sovajkën me fijen ind.
2. Shtyni me grusht fijet maja pas kalesës (në tezgjahet e mëdha mund të përdorim një dërrasë në vend të grushtit).
3.Fusni sovajkën në hapësirën e krijuar midis fijeve.
4. Kalojeni grushtin më tutje, shtyni fijet, rrëshqisni sovajkën midis fijeve.
5. Përsëritni veprimet derisa sovajka ka mbërritur në fund të rreshtit. Me fitimin e përvojës krijojmë ritmin tonë të punës.

Tezgjahu 26

Figura nr. 26
6. Nxirreni sovajkën dhe ngjesheni fijen ind pas pëlhurën me ndihmën e një rrahësi.
7. Përsërisni hapat 3-6, por në vend që ti shtyni fijet maja, tërhiqini me dorë (në tezgjahet e mëdhenj mund të përdorni një dërrasë në vend të dorës).
Tezgjahu 27

Figura nr. 27

tezgjahu 28

Figura nr. 28

Mos harroni, në një rresht i ngrini fijet, në rreshtin tjetër i ulni. Pasi keni endur rreth 10 cm copë, vendosni një tensionues (Stretcher) siç tregohet më poshtë.
tezgjahu 29

Figura nr. 29
Vazhdoni endjen derisa të mbërrini tek kalesa dhe nuk arrini më të fusni sovajkën mes fijeve. Hiqni pllakat që fiksojnë kalesën. Tërhiqeni pëlhurën e endur ngadalë poshtë brinjës AB të kornizës.

Tezgjahu 30

Figura 30

Rregullojmë pozicionin e kalesës, shkopinjve të strehës dhe tensionimit, që hapësira e kalimit të jetë e mjaftueshme. Endim si më parë.

Kur endja mbërrin në krye të tezgjahut  mund të tërheqim për poshtë gjithë fijet maja, kështu pëlhura e thurur kalon nga poshtë në kurriz të tegjahut; kurse fijet maja të paendura rrëshqasin përsipër brinjës së sipërme të tezgjahut dhe dalin nga përpara. Rregullojmë fijen diagonale që të jetë paralele, ajo do të mbetet diagonale në pjesën e prapme të tezgjahut. Vendosim kalesën, shkopin e strehës dhe të tensionimit në pozicionet e duhura dhe vazhdojmë endjen.
Tezgjahu 31
Figura 31
Endim derisa nuk kemi më mundësi ose kemi arritur gjatësinë e dëshiruar. I presim fijet maja me gërshërë, heqim shkopinjtë e pëlhurën nga tezgjahu dhe i lidhim bishtat që të mos shthuret pëlhura.

Tezgjahu 32
Figura nr. 32

Variacione të tezgjahut të thjeshtë
Tezgjahu i ankoruar.

Ky tezgjah punohet zakonisht jashtë, ose mbi dysheme prej dheu.

Tezgjahu 33_tezgjahu i ankoruar
Figura nr. 33

Materialet e nevojshme: të njëjtat si për tezgjahun kornizë veçse në vend të 4 brinjëve ka vetëm 2. Këto duhet të jenë pak më të gjata se gjerësia e dëshiruar e pëlhurave.
Veshja e tezgjahut me fijet maja

Tezgjahu 34

Figura nr. 34

  1. I ngulim mbi tokë, pak më largë se gjatësia e dëshiruar e endjes.
  2. Ngulim dy shkopat e tensionimit pingul në tokë, midis dy traversave, dhe rreth 30 cm larg njëra-tjetrës.
  3. E lidhim fijen maja tek një traversë. E kalojmë rreth 4 shkopinjve siç tregohet në figurën më poshtë, derisa të kemi numrin e dëshiruar të fijeve maja. Çdo fije maja lidhet pas tezgjahut si fije e veçantë.

Tezgjahu 35

Figura nr. 35

4. Zgjidhni fijen e parë maja dhe lidheni me fijen e fundit.

5. I shkulim shkopinjtë nga toka me kujdes, që fijet të mos lëvizin, dhe i shtrijmë përtokë, aty ku do endim.

Tezgjahu 36

Figura nr. 36

  1. Vendosim piketa në cepat e brendshëm të traversave. Sigurohemi që fija të jetë e tensionuar.

Tezgjahu i ankoruar ndryshe nga ai kornizë nuk ka fije maja të pandërprerë.

Vendosja e shkopit të strehës në tezgjah

Kjo bëhet njësoj si tek tezgjahu kornizë, veçse këtu shkopi kalohet në gjithë fijet maja.

Shkopinjtë e tensionimit: këto u vendosën që në fillim.

Kalesa: vendoset njësoj si tek tezgjahu kornizë. Pllakat që fiksojnë kalesën vendosen mbi tokë se nuk ka kornizë. Kur tërheqim sipër me spango fijet maja të ulura, i tërheqim të gjitha (ndryshe nga tezgjahu kornizë ku fijet maja të prapme nuk preken).

Endja bëhet pak a shumë njësoj si në tezgjahun kornizë-ndryshimi është që fijet maja nuk lëvizin. Me afrimin e endjes tek kalesa, kjo dhe shkopinjtë e strehës dhe tensionimit shtyhen. Endësja gjatë endjes rri mbi copën e endur.
Tezgjahu 37

Figura nr. 37

This entry was posted in Zeje veshmbathjesh. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s