Ti po genjen

Përgatiti: Rita Strakosha

Në kohë vobektësie është në natyrën e shumë njerëzve të humbasin nga vlerat morale dhe të fillojnë të mashtrojnë, vjedhin etj. Shpesh mund ta gjejmë veten viktimë të këtyre personave. Nuk jemi të pafuqishëm përpara dikujt që kërkon të na mashtrojë, ka mënyra për të dalluar një person të tillë.

Shenjat se dikush po na gënjen:

-Gënjeshtari i shmanget kontaktit me sy, ose kur të shikon, është shikim i ngulur dhe i sforcuar.

-Nqs. kur na përgjigjet personit i shkojnë sytë majtas (majtasit tonë), është shenjë se po gënjen.

Kategoria_te ndryshme_drejtimi i syve kur genjejne

Kurse mëngjarashët shikojnë djathtas kur genjejnë.

-Ka buzëqeshje fallco: vetëm buzët i qeshin. Buzëqeshja e vërtetë bëhet me sy dhe me buzë. Edhe emocionet e tjera fallco nuk u shprehin me gjithë fytyrën, por kryesisht me buzët.

kategoria_te ndryshme_buzeqeshja fallco

-Ka shkëputje midis fjalëve dhe kohës kur emocionohet. Psh. thotë “më pëlqen”, por buzëqesh me vonesë.

-Rri si i ngrirë, pa lëvizur, që mos të duket nervoz. Kur lëviz, është nervoz, ngacmon me duar sytë, qafën, buzët, veshët, hundën.

-Ka pauza (pushime) të gjata kur tregon historinë, sepse duhet të përpunojë në mendje gënjeshtrën që po tregon.

-Nqs. personi thotënuk gënjej”, “po them të vërtetën” etj. shanset shtohen që po gënjen, sepse njeriu që nuk gënjen zakonisht nuk mendon se tjetri dyshon për të.

-Pyetjes i përgjigjet me pyetje që të fitojë kohë për të prodhuar gënjeshtrën. Ose përgjigjet duke përdorur të njëjtën shprehje që përdorim ne. Psh. pyetjes “Ti e more celularin?” i përgjigjen “Nuk e mora unë celularin”. Përgjigja e shkurtër ka më shumë mundësi të jetë e vërtetë.

-Nuk japing përgjigje të drejtpërdrejtë, por flasin me shprehje të dykuptueshme nga të cilat duhet ta nxjerrim vetë, me interpretim, përgjigjen.

-Flet monotonisht, shprehjen “unë”, “ai” (kryefjalën) nuk e përdor, ose kur e përdor nuk e thekson.

-Flet me zë të zbutur, me fjali pak të kuptueshme dhe me gabime gramatikore.

-Nqs. ndryshojmë temë shpejt, gënjeshtari po ashtu ndrron temë me dëshirë. Kurse dikush që tregon të vërtetën mërzitet që po ndrrojmë temë dhe deshiron ti rikthehet temës së mëparshme.

-Historitë e gënjeshtërta nuk kanë detaje. Sa më shumë detaje të kërkojmë nga personi aq më e madhe është mundësia që ai të zbulohet se po gënjen.

-Nëse i kërkoni të përsërisë historinë e treguar, çdo herë do të ketë ndryshime në hollësitë. Megjithatë, sa më inteligjent gënjeshtari aq më konsistent do të jetë në gjithë versionet e treguara.

-Nqs. skuqet në fytyrë kjo mund të jetë shenjë e ankthit ngaqë po gënjen. Nqs. përpëlit sytë, merr frymë thellë, i zgjerohen flegrat e hundës, kafshon buzët, të gjitha mund të tregojnë se truri po i lodhet për të menduar gënjeshtrën.

Secila nga shenjat në vetvete nuk mjafton për të provuar që dikush po na gënjen, por shumë shenja bashkë si dhe krahasimi i tyre me sjelljen normale të personit (nëse është e mundur) mund të na sigurojnë se po na gënjejnë.

Burimet:

http://www.rd.com/slideshows/how-to-spot-a-liar/

http://lifehacker.com/5852572/how-to-read-and-utilize-body-language-to-reveal-the-truth-in-almost-any-situation

http://www.blifaloo.com/info/lies.php

This entry was posted in Te ndryshme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s