Lundrimi me vela

Piku i naftës po sjell shtrenjtimin e transportit, çka po ndjehet në përdorimin më të pakët të mjeteve të transportit me karburant. Transporti me anije kërkon më pak karburant se mënyrat e tjera të transportit, madje mund te kryhet dhe pa karburant, me ndihmën e velave. Një shqetësim i madh i shprehur vitet e fundit nga industria vendase e peshkimit ka qenë rritja e çmimit të karburantit. Prandaj anijet me vela mund të rikthehen në përdorim.

Organizata “Sail Transport Network” (Rrjeti i Transportit me Vela) mendon se këto anije kanë të ardhme. Sipas drejtuesit të saj, Jan Lundberg, anijet aktuale të vogla, me motorr, mund të përshtaten që të përdoren me vela. BE-ja ka një projekt prej 3.4 milion eurosh për ndërtimin e një modeli anijeje me energji nga era.

Aktualisht në Europë ka një anije me vela që kryen transport ndërkombëtar: anija hollandeze Tres Hombres, 32 metra e gjatë, në qarkullim prej vitit 2009.

Tres hombres vol zeil

 

Anija “Tres Hombres”

Për personat e interesuar në lundrimin me vela, OJF-ja “Massmedia dhe Mjedisi”, me financimin e BE-së dhe të OJF-së “Network of Adriatik Parks”, ka publikuar dy broshura “Ndërtimi dhe përdorimi i katamaranëve me vela”, si dhe “Manual lundrimi brenda 12 miljeve.Kurs teorik e praktik lundrimi për anijet me vela”, të cilat mund ti lexoni në linqet më poshtë:

Ndërtimi dhe përdorimi i katamaranëve me vela

Manual Lundrimi brenda 12 miljeve. Kurs teorik e praktik lundrimi për anijet me vela.

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes, Transporti. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s