Nje strategji alternative punesimi

Papunesia

Foto:”Kam doktoraturë, kam bërë 3 kurse pasuniversitare, 6 studime. Punoj për bukën e gojës”

Papunësia është një ndër problemet më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Shifrat zyrtare flasin për papunësi stabël, por këto shifra pak të besueshme janë. Ato tregojnë si të papunë vetëm të regjistruarit si të tillë në zyrat e punës. Të dhënat e punësimit po ashtu nuk janë të besueshme për shkak të informalitetit të lartë të tregut të punës, kështuqë na mbetet të mbështetemi në fakte indirekte për të kuptuar se papunësia është në nivele shumë të larta.

Kur  shohim se rrugët në pikun e orarit të punës janë të mbushura përplot me njerëz, çojmë CV-në në dhjetëra biznese dhe asnjë nuk na kthen përgjigje, kur dëgjojmë se një vend pune kushton 5 milion lekë, se të punësuarit në një njësi bashkiake janë zgjedhur sipas listët së nisur nga partia, se gjysma e të njohurve tone janë pa punë,atëhere nuk ka punë.

Përse? Kriza financiare është njëri shkak. Por shkaku kryesor, nga I cili ka rrjedhur dhe kriza financiare, është fakti që rritja ekonomike e këtij shekulli po sjell pasojën e vetë të paevitueshme: pakësimin dhe shterimin e burimeve që shërbejnë si energji dhe lëndë e parë për ekonominë, dhe për pasojë përfundimin e rritjes ekonomike dhe shtimin e papunësisë.

Si energji për përpunimin, transportin e produkteve, por dhe si lëndë e parë (për plastikë, tekstile, këpucari, ilaçe, detergjentë etj.) sot shërbejnë kryesisht burimet fosile: nafta, qymyri, gazi natyror. Këto burime janë duke u shtrenjtuar. Prodhimi i naftës në nivel botëror nga disa specialistë pritet të pakësohet nga viti 2013, kurse qymyri, gazi natyror nga viti 2020. Shqipëria importon 30% të naftës që konsumon. Me ritmet aktuale të konsumit rezervat aktuale të naftës në Shqipëri shterojnë  brenda 29 vitesh.

Ne po ashtu importojmë  30% të energjisë elektrike që konsumojmë, energji e prodhuar në një masë të konsiderueshme nga qymyri.

Prodhimi, importet, eksportet e Shqipërisë po dhe do të preken nga rritja e kostos së transportit, përpunimit dhe lëndës së parë.

Si mund të shtojmë punësimin në një ekonomi me burime në pakësim?

 Disa alternativa kryesore janë:

•       Pakësimi i barrës fiskale mbi punësimin. Kalimi i saj mbi burimet.

•       Punësimi në sektorin e energjive të rinovueshme

•       Punësimi në bio-ekonomi

•       Zhvillimi i bujqësisë peri-urbane (rreth qyteteve)

•       Rritja e vetëmjaftueshmërisë individuale

•       Punësimi në fshat, në tokat e lëna djerrë

 Pakësimi i barrës fiskale mbi punësimin 

barra fiskale

•       Të gjelbërtit europianë, ekonomistë mjedisorë të shquar si Herman Daly, kërkojnë pakësimin e taksave mbi të punësuarit dhe shtimin e taksave mbi burimet, pa ndryshuar barrën e përgjithshme fiskale mbi tatimpaguesit.

•       Në Shqipëri taksat që mund të shtohen: taksa e karbonit, renta minerare, taksat mbi të ardhurat e larta etj

•       Taksat për tu pakësuar: kontributet shoqërore, kontributet  shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi. Aktualisht 39% e pagës bruto derdhet në arkën e shtetit. Kjo kosto kaq e lartë e punësimit e dekurajon punësimin.

 Punësimi në sektorin e energjive të rinovueshme 

Edward Boghosian, Patrick Aziz,

•       Në industrinë e energjive të rinovueshme në botë aktualisht ka 2.3 milion të punësuar (sipas Worldwatch Institute).

•       Instalimi, riparimi, prodhimi i impianteve të energjive të rinovueshme janë fronte të mundshme punësimi në këtë sektor.

 Bio-ekonomia

Bio-ekonomia

Foto: Konferenca e organizuar nga BE-ja “Partneriteti per bioekonomi ne BE”, 2012.

Ekonomia aktuale përdor kryesisht  lëndë  sintetike. Ilacet, detergjentët, tekstilet, këpucët, mobiljet, bojrat,  lubrifikantët, ngjitësit, pajisjet e punës, lodrat, pesticidet, plehrat kimikë etj. janë tërësisht ose pjesërisht me përbërje të prejardhur nga burimet fosile, dhe për pasojë të prekura nga kriza e burimeve fosile

Kurse bio-ekonomia bazohet në  përpunimin e lëndëve të  para të  ripërtëritshme. Lëndët e para të siguruara nga bujqësia dhe blegtoria përpunohen nga bio-ekonomia për tu kthyer në produktet e konsumit të përmendura më lart.

Bio-ekonomia hap fronte të reja punësimi. Psh. përpunimi i lëkurëve, i drurit, i leshit, i kashtës, përpunimi i bimëve mjekësore, prodhimi artizanal i sapunit, i ngjitësve shtazorë, bojrave natyrale, rezinave natyrale etj. janë fronte të reja ku punësimi mund të zgjerohet.

Bujqësia peri-urbane është një mundësi tjetër punësimi

bujqesia peri-urbane

•       Rreth qyteteve me papunësi të lartë mund të krijohen ferma bujqësore të cilat punësojnë qytetarët e papunë.

•       Shtrenjtimi i transportit do nxisë prodhimin bujqësor më afër qyteteve. Fermat bujqësore peri-urbane përvec kostove të ulëta të transportit do të kishin dhe kosto të ulët të krahut të punës.

 Vetëmjaftueshmëria

•       Edukimi i të rinjve në ekonomi shtëpiake si punë druri, qepje, endje, kopshtari etj. u krijon mundësi të plotësojnë nevojat e tyre dhe të familjes pa qenë nevoja ti drejtohen tregut.

•       Vetëmjaftueshmëria pakëson nevojën për punësim dhe plotëson të ardhurat e familjes.

Dhënia me qira e tokave të papunuara

toka djerre

•       Mendohet se ka 50,000 ha tokë të papunuar. 2 dynym tokë janë minimumi i nevojshëm për të ushqyer një përson. Pra me këto toka mund të ushqehen 250,000 persona.

•       Ligji që detyron dhënien e tokave me qira, mund të ndryshohet për të detyruar dhe ndarjen e tyre në parcela familjare dhe dhënien me qira familjeve në ndihmë sociale. Bashkia, komuna mund t’ja japin tokën në administrim një shoqate a kooperative, e cila ja jep me qira anëtarëve të saj. Problem mbetet strehimi i të zhvendosurve, si dhe fati i tyre në rast kthimi të ish-pronarëve. Sipas Censusit 2012 në Shqipëri, në zonat rurale ka rreth 100,000 banesa të pabanuara. Bashkitë dhe komunat mund të ndërmjetësojnë me pronarët e këtyre banesave për strehimin e të zhvendosurve kundrejt shpërblimit.

 Meqë sipërfaqja e tokës është e pamjaftueshme për të shitur mall në treg dhe paguar qira, mbi familjet mund të vendoset detyrim pune komunitare.

E njëjta gjë mund të bëhet me toka shtetërore të kthyeshme në toka bujqësore.

Praktika e ndarjes së tokave bujqësore shtetërore ose vendore në parcela të vogla, ështënjohur  Danimarkë, Hollandë, Finlandë, Angli etj. Në Angli në vitin 1943 kishte milione 400 mijë parcela të vogla të dhëna me qira të varfërve. Një parcelë në Angli është mesatarisht 250 m2. Kërkesa për parcela historikisht ka qenë e lartë gjatë luftërave botërore.

Nga gjithë alternativat më lart ndryshimi i sistemit tatimor për të lehtësuar barrën mbi punën është masa më gjithpërfshirëse për gjithë sektorët e punësimit, dhe masa ku politika ka më shumë mundësi ndërhyrjeje në ekonominë e tregut. 

Strategjia alternative e punesimit_2

Video: Nje strategji alternative punesimi

This entry was posted in Punesimi. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s