EWG parashikon pakesim te gjithe burimeve fosile nga 2020

Nga Rita Strakosha

Energy Watch Group (Grupi Për Energjinë), një rrjet ndërkombëtar parlamentarësh dhe shkencëtarësh, me qendër në Gjermani, në mars publikoi parashikimin e tij afatgjat për furnizimin me burime fosile (naftë, gaz, qymyr) dhe uranium.

Sipas studimit nafta ndodhet në pikun e prodhimit historik të saj dhe së shpejti do të fillojë të pakësohet, kurse qymyri dhe gazi natyror do të arrijnë pikun e prodhimit historik të tyre brenda vitit 2020.

Piku i naftes_Energy Watch Group 

Foto: Grafiku i prodhimit botëror të naftës (ngjyrat e veçanta tregojnë prodhimin e secilit vend prodhues nafte)

Nga grafiku duket që në vitin 2050 pritet një pakësim i prodhimit botëror të naftës nga mbi 80 milion barrela në ditë aktualisht në rreth 22 milion barrela në ditë, ose një pakësim prej 70% nga nivelet e sotshme.

Piku i qymyrit_Energy Watch group

Grafiku i prodhimit të qymyrit

Për qymyrin deri në vitin 2050 pritet një pakësim i prodhimit nga 8 miliard tonë në vit sot në ~3.5 miliard tonë në vitin 2050. Pra ulje prej ~56%. Pakësimi i energjisë së prodhuar nga qymyri do të jetë edhe më i lartë, për shkak të përkeqësimit të cilësisë së rezervave të qymyrit.

Për sa i përket uraniumit, sipas studimit megjithëse prodhimi i tij vitet e fundit është rritur, kostot e prodhimit po ashtu janë rritur dhe mundësitë për pikun e prodhimit të tij brenda kësaj dekade janë të larta.

Piku i energjive jo te rinovueshme_Energy Watch Group

 

Grafiku i prodhimit të energjive jo të rinovueshme.

Të gjitha energjitë jo të rinovueshme së bashku arrijnë pikun e prodhimit historik të tyre rreth vitit 2020.

Shqipëria aktualisht është importuese neto e naftës. Në vitin 2011 u importua ~30% e naftës së konsumuar në vend. Sipas Agjensisë së Informacionit për Energjinë, SHBA, dhe World Fact Book, 2008, rezervat e provuara të naftës në Shqipëri janë 200 milion barrela, ose 26 milion tonë. Sipas Bilancit Energjitik të AKBN-së, 2011, në vitin 2011 prodhimi i naftës në vend u rrit në ~0.894 milion ton naftë. Me këto ritme shfrytëzimi, rezervat aktuale të provuara shterojnë brenda 29 vitesh (vitit 2041).

Këto shifra kanë domethënie për strategjinë me karbon të ulët, 2050, që qeveria po harton në kuadër të një projekti IPA.

Shqipëria, njësoj si Bashkimi Europian me Strategjinë e Energjisë 2050, ka nevojë për një strategji energjitike me karbon të ulët për të realizuar sigurinë energjitike dhe për të pakësuar emetimet e gazrave serrë. Shterimi i burimeve fosile do të ndjehet më shpejt nga vendet në zhvillim si Shqipëria, të cilat kanë më pak fuqi blerëse se konkurrentet e tyre për këto burime, vendet e zhvilluara.

 

 

 

 

This entry was posted in Tranzicioni social-ekonomiko-politik. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s