Korsitë e biçikletave në mes të rrugës

Nga Rita Strakosha

Bashkia e Tiranës planifikon të ndërtojë 22 km rrugë biçikletash së shpejti. Korsitë e biçikletave deri më sot janë vendosur mbi trotuare dhe anash rrugëve. Këto kanë qenë një zhgënjim i vërtetë për shkak të pengimit të çiklistëve nga kalimtarët, makinat e parkuara dhe makinat në lëvizje. Rrallë tek-tuk shohim ndonjë biçiklist ti përdorë.

Përballë këtyre problemeve zgjidhja mund të gjendet në vendosjen e korsive të biçikletave në qendër të rrugëve. Gjejmë për këtë disa shembuj nga bota.

Në bulevardin Pensilvania, Distrikti i Kolumbias, SHBA, korsitë e biçikletës janë në qendër të rrugës. Në vitin 2010 departamenti i rrugëve e ktheu këtë pjesë të rrugës në korsi biçklete

Pennsylvania-Ave-Bike-Lane

Pennsylvania-Ave-Bike-Lane_as build

Foto: Korsi të brendshme biçiklete në Distriktin e Kolumbias, bulevardi Pensilvania, SHBA

Ky bulevard është shumë i ngjashëm me Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e përfytyrojmë fare mirë se si një korsi e tillë biçklete do të zbukuronte bulevardin kryesor të Tiranës.

Sipas një artikulli të vitit 2010, Departamenti i Transportit të Distriktit të Kolumbias, planifikonte që përveç kësaj rruge, edhe në 4 rrugë të tjera korsitë e makinave do të ktheheshin në korsi biçiklete. Për të minimizuar impaktin e heqjes së një korsie makine, departamenti planifikonte që në kryqëzime korsitë e biçikletave të ktheheshin në të përziera, për automjete dhe biçikleta.

Rast tjetër i ngjashëm është ai i Torontos, ku bashkia në vitin 2010 propozoi që në Bulevardin “University” i cili ka 8 korsi, 4 në çdo drejtim, 2 korsitë e brendshme të kthehen në korsi biçikletash. Fillimisht korsitë do të ishin të përkohshme, pas disa muajsh përdorimi do të analizohej suksesi i vendosjes së tyre. Në rast suksesi këshilli bashkiak do të vendoste për vendosjen e tyre të përhershme.
Kalimi i biçkletave në qendër do të lejonte vazhdimin e përdorimit të korsive anësore për ndalime emergjence, parkim, shitësa ambulantë, taksi dhe autobuzë.
Korsia e biçikletave do të mbrohej nga korsitë e makinave me shtylla të posaçme.

Shtylla mbrojtese per bicikletat

Foto: Shtylla mbrojtëse për biçikletat

Në rastin e Torontos, njësoj si dhe në rastin e Distriktit të Kolumbias, përpara propozimit për kthimin e korsive të makinave në korsi biçiklete, u bë dhe një analizë e trafikut, e cila arriti në përfundimin se heqja e një korsie nuk do të sillte bllokim trafiku në rrugë.

Të gjitha projektet e planit urbanistik të Tiranës për korsitë e biçikletave janë me korsi anësore, korsi të ngushta që duken të llogaritura vetëm për një biçkletë. Disa nga skicat e planit:

plani urbanistik i Tiranes, rruget me korsi biciklete_1,

plani urbanistik i Tiranes, rruget me korsi biciklete_1,,

plani urbanistik i Tiranes, rruget me korsi biciklete_2

Në dy skicat më lart dy korsitë e brendshme mund fare mirë të ktheheshin në korsi biçiklete. Biçikletat dhe autobuzi do të pakësonin nevojën për korsi makinash.

Nëse dëshirojmë që biçkleta të kthehet në mjet masiv transporti, korsitë e biçkletave duhet të jenë të bollshme, për të akomoduar disa çiklista njëherësh.

skicat e rrugeve te Tiranes, sipas planit urbanistik_6
Korsitë e bollshme të biçikletave do të pakësonin dhe nevojën e ndërtimit të një linje tramvaji, e cila kërkon investime shumë më të mëdha se një korsi e bollshme biçiklete. Në skicën më lart korsia e tramvajit psh. mund të zëvendësohet me korsi biçikletash.

Në qytete shpesh motorristët e përdorin automjetin në pamundësi të përdorimit të biçikletës. Kthimi i korsive të makinave në korsi biçklete do të kishte efektin pozitiv të braktisjes së makinave në favor të biçikletave, qoftë nga simpatizantët e biçkletave, qoftë nga motorristët e zhgënjyer me bllokimet e trafikut.

Kjo mund të realizohet lehtë në rrugë të gjera, si Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zhan D’Ark etj.
Shqipëria së shpejti do të ketë një ligj të energjive të rinovueshme, i cili parashikon që deri në vitin 2020 pjesa e energjive të rinovueshme në totalin e energjisë të shkojë në 38%, duke u rritur me 9% nga niveli aktual prej 29%.

Përhapja masive e përdorimit të biçkletave mund të ndihmojë shumë në arritjen e këtij objektivi, duke pakësuar përdorimin e makinave, dhe të burimeve jo të rinovueshme të energjisë që ato përdorin, hidrokarbureve.

This entry was posted in Transporti. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s