Energjia shperdorohet nga automjetet qe ndricojne diten

Nga Rita Strakosha

daytime running lights

Në vitin 2007, me ligjin nr. 9808, parlamenti vendosi të detyrojë të gjithë automjetet që të përdorin fenerët e ndriçimit edhe ditën.

Kjo nismë e ka origjinën në vendet skandinave ku në dimër është errësirë edhe gjatë ditës dhe makinat i mbajnë dritat ndezur.

Ky rregull ka kosto për ekonominë dhe për mjedisin.

Studime të kryera nga departamenti i shtetit i transportit të Anglisë flasin për 5% rritje në konsumin e energjisë për shkak të përdorimit të llampave të ditës. Kurse sipas studimeve të tjera të institucioneve të ndryshme europiane përdorimi i dritave të posaçme për ditën rrit konsumin hidrokarbureve dhe emetimet e tyre me ~1%. Industria e automobilave po përdor llampa gjithmonë e më shumë efiçente dhe konsumi energjitik i llampave është në pakësim. Por flota e automjeteve në Shqiperi është e vjetër, ajo përdor llampa jo-efiçente dhe instalimi i llampave efiçente në to ka kosto të konsiderueshme.

Sipas Bilancit Energjitik të vitit 2011, nga AKBN, transporti harxhon rreth 800 ktoe (kiloton nafte ekuivalent) energji në vitt, e meqë kryhet pothuajse tërësisht me hidrokarbure, harxhon ~800,000 ton naftë çdo vit. Sikur 3/4 e kësaj të harxhohet ditën, pra 600,000 ton naftë, përdorimi i dritave ditën sjell konsumin e rreth 1% ose 6000 ton nafte, të 6 ktoe energjie, emetimin e ~18900 ton CO2 dhe shpenzimin e ~1,3 miliard lekëve (te reja) më shumë çdo vit.

 Shqipëria ka një plan kombëtar të veprimit për efiçencën e energjisë i cili synon që deri në vitin 2018 të kursehen 168 ktoe energji në gjithë sektorët e ekonomisë, kurse në transport 52 ktoe energji. Vetëm me shuarjen e dritave të makinave ditën mund të kursehen të paktën 24 ktoe (6 ktoe çdo vit duke filluar nga 2014 deri në vitin 2018).

Përdorimi i llampave ditën është bërë i detyrueshëm në shumë vende për të rritur sigurinë në rrugë. Për të mos humbur efektin pozitiv të këtij rregulli, por dhe për të rritur efiçencën e energjisë ne transport, ky rregull mund të kufizohet vetëm në muajt e errët të vitit, si psh. në dhjetor-janar. Finlanda, ndër vendet e para që vendosi rregullin e ndriçimit ditën, fillimisht kërkoi përdorimin e dritave në dimër. Bullgaria kërkon përdorimin e dritave vetëm 4 muaj në vit.  Shumë studime që tregojnë efektet pozitive të ndriçimit ditën janë kryer në vende më veriore se Shqipëria, ku ndriçimi ditën është i dobët.

Në vend që me një të rënë të lapsit të shtonin emetimet e karbonit, ligjvënësit shqiptar mund të ishin kujdesur që transpozimi i legjislacionit të vendeve europiane të bëhej duke ju përshtatur kushteve shqiptare.

Aktualisht është një shoqatë ndërkombëtare, Shoqata e Shoferëve Kundër Llampave të Ditës, e cila kundërshton përdorimin e llampave të ditës. Sipas kësaj shoqate llampat e ditës mund të shtojnë aksidentet ndaj kalimtarëve dhe biçiklistave të cilët bëhen më të padukshëm në fluksin e dritës së llampave. Kjo shoqatë ka kundërshtuar direktivën e BE-së që detyron automjetet e reja të instalojnë llampa dite, duke deklaruar se studimet mbi të cilat është bazuar direktiva janë të gabuara dhe se ka studime të tjera të cilat tregojnë të kundërtën.

Bazuar në studimet dhe përvojën austriake, parlamenti austriak ndaloi përdorimin e tyre të detyrueshëm duke filluar nga 1 janar 2008.

Pra ndriçimi ditën jo vetëm që sjell emetime shtesë, kosto shtesë, por dhe përfitimet në sigurinë rrugore janë të dyshimta.

Të dhënat e INSTAT-it për aksidentet rrugore tregojnë një trend në rritje të aksidenteve për makinë nga viti 2004, ku efekti pozitiv i ndriçimit ditën është i padukshëm.

Për zbatimin e planit kombëtar të veprimit për efiçencën e energjisë janë llogaritur fonde prej miliona eurosh, të cilat nuk janë lëvruar. Ky plan mund të mos realizohet për mungesë të fondeve. Në këto kushte, zbatimi i masave të efiçencës që nuk kërkojnë investime shtesë merr prioritet. Një masë e tillë mund të jetë heqja e rregullit të ndezjes së llampave ditën nga automjetet.

Shënim: Një lexues i artikullit me të drejtë vërejti se ligji detyron automjetet të ndricojnë ditën jo në të gjithë rrugët, vetëm në ato interurbane. Gjithsesi në praktikë një pjesë e mirë e automjeteve ndricojnë ditën edhe në rrugët urbane.

Gjithashtu, rreth 5% e karburantit të konsumuar në Shqipëri konsumohet nga transporti ajror, hekurudhor dhe detar, prandaj konsumi i karburantit nga automjetet mund të jetë më i pakët nga sa është llogaritur në artikull. Meqë eficenca energjitike e dritave është llogaritur e lartë (sikur konsumojnë 1% të karburantit), cka vështirë të ndodhë në realitetin e automjeteve të vjetra që mbizotërojnë qarkullimin, rezultati i llogaritjeve gjithsesi mund të përafrohet mirë me realitetin. 

This entry was posted in Transporti. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s