Pyje, jo ara

Nga Rita Strakosha

ullinj

Kriza aktuale është jo thjesht ekonomike, por dhe ekologjike. Janë bërë shumë shpyllëzime, çka sjell pakësim të burimeve ujore për bujqësinë. Sipërfaqja e tokës bujqësore është pakësuar nga urbanizimi, betonizimi dhe asfaltizimi. Shqipëria ka ndër sipërfaqet më të vogla të tokës bujqësore për frymë të popullsisë.

Kultivimi i bimëve njëvjeçare në hapësira dikur të pyllëzuara (praktika më e përhapur në bujqësi), shkakton rritje të erozionit të tokës, tharje të mikroklimës, në një periudhë afatgjatë shkretëtirizim.

Rënia e disa civilizimeve (si e Babilonisë psh.) është lidhur me dëmtimin e pjellorisë së tokës nga bujqësia tradicionale. Këto dëme nga kultivimi i bimëve njëvjeçare janë përshpejtuar me bujqësinë industriale të shekullit të 20, dhe janë shtuar me probleme të reja si ndotja nga pesticidet, herbicidet, plehrat kimikë etj.

Kultivimi i bimëve njëvjeçare po dhe do të përballet me vështirësi më të mëdha për shkak të thatësirave, përmbytjeve, stuhive më të mëdha dhe më të shpeshta të shkaktuara nga  ndryshimet klimatike.

Kultivimi pa plugim i bimëve njëvjeçare do i zbuste efektet negative dhe pikat e dobëta të kultivimit të tyre, por gjithsesi këto mbeten.

Për këtë arësye, ka disa organizata në botë të cilat po sugjerojnë një revolucion të ri në bujqësi. Ato po përpiqen të zëvendësojnë bimët një vjeçare të bujqësisë me bimë shumëvjeçare.

Instituti i Tokës në SHBA dhe institute të tjera shkencore në botë po përpiqen të krijojnë hibride shumëvjeçarë të drithërave dhe perimeve më kryesore të bujqësisë (të grurit, orizit, patates, sojës etj.). Drithërat kanë lloje të egra shumëvjeçare, por këto nuk janë të përshtatshme për bujqësinë. Nga hibridizimi i këtyre llojeve të egra me llojet komerciale shpresohet të krijohen hibride shumëvjeçare me cilësi të përshtatshme për kultivim.

grur shumevjecar hibrid

Foto: Grurë shumëvjeçar hibrid

Kurse Korporata e Kërkimit Badgersett ka krijuar dhe po përpiqet të krijojë neo-hibride arrorësh që prodhojnë çdo vit dhe kështu konkurrojnë për rendimentin me bimët njëvjeçare më të kultivuara në bujqësi (me drithërat kryesisht).

lajthi neohibride

Foto: Lajthi neohibride që prodhojnë çdo vit fara

Kultivimi i pemëve në vend të drithërave, perimeve (njëvjeçarë apo shumëvjeçarë) ka epërsi si:

  • Rrënjët e pemëve janë më të thella dhe e përballojnë më mirë thatësirën, si dhe e mbrojnë tokën më mirë nga erozioni gjatë përmbytjeve.
  • Rritet biodiversiteti, sepse pemët shërbejnë si habitat për shumë lloje kafshësh dhe insektesh. Për pasojë ka nevojë për më pak ose aspak pesticide.
  • Nuk ka nevojë për mbjellje të shpeshta, kështu harxhohet më pak energji për mbjellje.
  • Pemët mund të shfrytëzohen për biomasë për prodhim bioenergjie, bioplastike etj.
  • Pemët përthithin më shumë CO2, kështu janë një mjet i rëndësishëm kundër ndryshimeve klimatike.

Ndër arrorët, gështenja ka potencial të zëvendësojë grurin dhe misrin sepse ka përqindje të lartë karbohidratesh, 78% në miellin e gështenjës. Sipas enciklopedisë së Kembrixhit në vendet malore të Mesdheut gështenja është pasë konsumuar si ushqim kryesor, në vend të bukës, prej mijëra vitesh. Kështu në shekullin e 19-të një agronom italian flet për Toskanen “fruti i gështenjës është praktikisht ushqimi kryesor i malësorëve tanë”, kurse në vitin 1879 thuhej se gështenja ushqente pothuaj ekskluzivisht popullata të tëra për gjysmën e vitit si “një zëvendësuese e përkohshme por e plotë e drithërave’.

Bananja mund të zëvendësojë pataten në vendet ku për shkak të ngrohjes së klimës patatja do të kultivohet më me vështirësi, kurse bananja më me lehtësi. Në Shqipëri, në Breg, bananet e mbjella si bimë dekorative kanë filluar të japin prodhim. Ndoshta nuk është e largët dita kur vendin e patateve do e zënë bananet.

Lajthia, ulliri mund të zëvendësojnë misrin, lulediellin në prodhimin e vajit ushqimor.

Prandaj, fushata masive e mbjelljes së ullinjve, arrorrëve dhe pemëve frutore në Shqipëri është një zhvillim shumë pozitiv që do të zbusë efektet negative të krizës ekologjike në sigurinë ushqimore.

 

 

This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s