Më pak hekurosje

Nga Rita Strakosha

Një hekur i zakonshëm harxhon ~1.2 Kilovat*orë. 1 kilovat*orë sot kushton ~10 lek (të reja).

Hekurosja na shton faturën e energjisë elektrike, është e bezdisur në vapën e verës; na kushton kohë dhe kur kemi fëmijë të vegjël duhet dhe të ruhemi nga djegjet. Gjithashtu, sa më pak të hekurosim aq më shumë i zgjatet jeta hekurit.

Disa masa të thjeshta që mund të marrim për të pakësuar hekurosjen apo harxhimin e energjisë gjatë hekurosjes:

  • Jo çdo veshje ka nevojë për hekur. Hekurosja ka qëllim estetik, dhe më pak, qëllim dizinfektimi. Dizinfektimin e rrobave të lara e bën kryesisht larja, si dhe në kohë me diell rrezet ultraviolet të diellit. Në të kaluarën vetëm të pasurit mund ti lejonin vetes hekurosjen e rrobave. Veshjet e brendshme psh. mund të mos hekurosen, aq më tepër që këto shpesh lahen në temperatura të larta.
  • Nëse i lajmë rrobat me dorë, i nderim menjëherë pas larjes (që mos tu forcohen rrudhat gjatë tharjes të mbledhura shuk), i shkundim mirë përpara nderjes dhe i nderim pa formuar pala.
  • Nqs. i lajmë me lavatriçe, mund ti lajmë me programin pa centrifugë dhe i nderim menjëherë pas përfundimit të larjes, duke i shkundur paraprakisht. Nëse i lajmë në programin me centrifugim, ky i than shumë, prandaj pasi i nxjerrim nga lavatriçja i lagim prapë me ujë që tu shtrihen rrudhat, pastaj i shkundim dhe i nderim menjëherë.
  • Rrobat e thara mundësisht i mbledhim përpara se të jenë tharë plotësisht
  • Hekurosim shumë rroba në një seancë.

Shumë rroba të nderura në këtë mënyrë krijojnë pak ose aspak rrudha dhe, ose nuk kanë nevojë për hekur, ose kanë nevojë për më pak hekur.

Rrobat pas larjes i mbajmë të nderura që mos të krijojnë rrudha. Bluzat mund ti palosim siç tregohet në këtë video, dhe i mbajmë stivë.

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s