Zgjidhja e krizes financiare dhe asaj te borxheve

Pergatiti: Rita Strakosha,

Bollëku i burimeve fosile mundësoi zhvillimin dhe rritjen ekonomike në shekullin e XIX-XX. Kjo rritje ekonomike dhe optimizmi për vazhdimin e saj edhe në të ardhmen çuan në krijimin e një sistemi bankar të fuqishëm dhe në marrjen e një sasie gjigande borxhesh nga familjet, bizneset, bankat, qeverite etj. Rritja ekonomike do të mundësonte shlyerjen e borxheve dhe të kamatave të tyre.

Tashmë që rritja ekonomike është ngadalësuar shumë dhe po vjen reçesioni, mali i borxheve po rrezikon të falimentojë në nje efekt domino  një numër masiv familjesh, biznesesh, bankash dhe shtetesh.

Si mund të shmanget një kolaps i tillë ku të gjithë falimentojnë njëri-pas tjetrit?

Ka në qarkullim disa ide shumë interesante për këtë, nga të cilat duket se përpos makinave, naftës e komoditeteve të tjera, do të humbasim dhe bankat siç i njohim sot.

Kështu propozohet:

  • Të shtetëzohen të gjitha bankat

Që pas fillimit të krizës financiare në vitin 2008 në Europë janë shtetëzuar disa banka. Banka anglo-irlandeze, në 2009, në Irlandë; Bankia në 2012 në Spanjë; Banka Proton, në Greqi, në 2011; 6 banka në Islandë në 2008-2009; Banka Snoras në Lituani, në 2011; Banka Parex në Latvia etj.

Por autori i këtij propozimi kërkon shtetëzimin masiv të njëkohshëm të pothuaj gjithë bankave, me përjashtim të atyre me pak probleme financiare.

Sipas autorit, Richard Murphy: “Në vitin 2008 nuk u kushtuam shumë vëmendje bankave. U dhamë me qindra miliarda borxh-i morën dhe nuk na dhanë asgjë në këmbim.

Tani janë përsëri në krizë-një krizë po aq e keqe sa ajo e vitit 2008. Ato kanë nevojë urgjente për kapital. Tregu nuk është në gjendje ta ofroj këtë kapital me shpejtësinë që kërkohet- brenda javëve. Këtë mund ta bëjë vetëm qeveria. Tashmë është e pashmangshme një paketë e dytë shpëtimi. Pra sistemi bankar po dështon përsëri. Është dështim i sistemit. Një dështim të tillë mund ta parandalojë vetëm shtetëzimi.

Shtetëzimi i bankave do të shpëtonte dhe shtetet nga falimentimit. Arësyeja është e thjeshtë: pas shtetëzimit mund të bëjmë reforma radikale dhe kompensimin masiv reciprok të borxheve që shtetet dhe bankat i kanë njëra-tjetrës. Kërcënimi me të cilin përballemi është po aq i rëndë sa i një lufte: si lufta dhe kjo krizë rrezikojnë mirëqënien e shtetit dhe të qytetarëve. Dhe në kohë lufte shteti merr nën kontroll asetet-dhe i rikthen mbrapsht nëse gjykohet e nevojshme.”

  • Të kompensohen masivisht reciprokisht borxhet e të gjitha vendeve të Europës

Një profesor, Anthony Evans, dhe kolegët e tij në Shkollën Europiane të Biznesit, ESCP, studiuan në vija të përgjithshme se çfarë do të ndodhte nëse do të kompensoheshin reciprokisht borxhet që Portugalia, Irlanda, Italia, Greqia, Spanja, Britania, Franca dhe Gjermania i kanë njëra-tjetrës. Konkluzioni:

  •  Vendet mund të pakësojnë borxhin e tyre me 64 %, duke e çuar borxhin total nga 40.47% e GDP-së në 14.58 %.
  • 6 vende – Irlanda, Spanja, Britania, Franca dhe Gjermania mund të fshijnë më shumë se 50% të borxhit të tyre aktual
  • Irlanda mund të pakësojë borxhin nga 130% të GDP-së në 20% të GDP-së
  • Franca pothuaj mund ta fshijë borxhin duke e pakësuar në vetëm 0.06% of GDP

Arësyeja përse ky opsion nuk është diskutuar asnjëherë është se bie në kundërshtim me interesat e bankave. Bankat përfitojnë kamata nga borxhet, sa më shumë borxhe të ketë aq më shumë fitime kanë bankat. Kjo fshirje masive e borxheve do të pakësonte fitimet e tyre.

  • Norma e rezervës bankare të bëhet 100%.

Foto: Herman Daly, një ndër ekonomistët që propozon normë të rezervës bankare 100%.

Aktualisht në shumë vende norma e rezervës bankare është ~10 %, që do të thotë se për çdo depozitë klienti një bankë duhet të mbajë të paktën 10% të saj gjendje, kurse pjesën tjetër mund ta japë kredi. Sa më e vogël të jetë norma e rezervës bankare aq më shumë kredi mund të japin bankat. Nëpërmjet normës së pjesshme të rezervës bankare bankat kanë shumëfishuar sasinë e parave në qarkullim të dhëna si kredi dhe kanë kontribuar në krijimin e krizës financiare. Aktualisht bankat, në sajë të normës së pjesshme të rezervës bankare, kanë të vetme përkrah qeverisë, të drejtën e emetimit të parave. Mendohet se ~90% e parave në qarkullim është para e emetuar në formë kredie nga bankat. Para mbi të cilën bankat përfitojnë interesa.

Ky propozim vjen nga ekonomistë të shquar si Frederic Soddy (pas Depresionit të Madh), nga Herman Daly dhe nga teoria e ekonomisë statike, pa rritje.

Norma e rezervës bankare 100% do i kthente bankat në arka të thjeshta kursimi, të cilat do të kishin të detyruara të mbanin gjendje 100% të parave të marra në depozitat rrjedhëse, sikur të ishin magazina të thjeshta malli. Vetëm nga depozitat për investim do të mund të jepej kredi nga bankat.

  • Ristrukturimi (zëvendësimi i borxheve me pagesa të vogla, shumë afatgjata)

Zhytja e një pjese të mirë të popullsisë në borxhe është fenomen që njihet që në lashtësi. Në ato kohëra borxhlinjtë e këqinj ktheheshin në vasalë borxhi ose skllevër borxhi të kreditorëve. Detyrimi mbartej  brez pas brezi dhe shpesh detyrimet e shlyerjes ishin të papërcaktuara saktë në sasi dhe kohëzgjatje. Në mënyrë të ngjashme, sot borxhet mund të ristrukturohen dhe zëvendësohen me pagesa shumë më të vogla, por dhe shumë më afatgjata. Shlyerja e borxheve mund të kryhet në para, por dhe në natyrë, me mall a shërbime. Pra parimisht, një borxh ka gjithmonë potencialin të shlyhet, mjafton ti zgjatet afati, dhe ti pakësohen këstet.

  • Amnistia masive e borxheve.

Amnistia masive e borxheve, ose ndryshe jubileu i borxheve (debt jubilee), është dicka e aplikuar që në Greqinë e lashtë, kur Soloni u fali borxhet skllevërve të borxheve. Pas krizës së 2008, në Islandë pati një falje të konsiderueshme borxhesh, ku bankat kanë falur kredi me vlerë sa 13 % e prodhimit të brendshëm bruto (GDP).

Një OJF britanike “Fushata për Amnistinë e Borxheve” kërkon që problemi i borxheve të zgjidhet me një fshirje masive të tyre.

Aktualisht  problemi i borxheve që familjet, bizneset i kanë bankave është duke u trajtuar me ekzekutimin e pronave të debitorëve të këqinj. Në SHBA ekzekutimi masiv i pronave të paluajtshme po krijon një valë të pastrehësh, dhe një mal me pasuri të paluajtshme të pa-shitshme në pronësi të bankave. Ka banka të cilat po ua japin mbrapsht me qira shtëpitë e ekzektuara ish-pronarëve të tyre. Ky fenomen i ekzekutimit masiv të borxheve po krijon pabarazi të mëdha dhe tensione sociale.

Një situatë e ngjashme po ndodh dhe me shtetet si Greqia, të cilave po u privatizohen pronat publike dhe qytetarët po u nënshtrohen taksave të larta për të shlyer borxhet.

Lindjen e këtyre pabarazive ekstreme,  të cilat sic e dimë nga historia mund të zgjasin me shekuj, do ta pengonte falja e borxheve.

  • Emetimi i parave lokale 
Foto: Paund i Totnesit, monedhë lokale e Totnesit, qytet i tranzicionit në Angli.
Pakësimi në rritje i transportit do të sjellë rilokalizimin e ekonomive. Ekonomitë e rilokalizuara do të kenë gjithmonë e më pak interes të funksionojnë me monedha të perbashkëta si euro, ato do të kenë nevojë për monedha lokale. Gjithashtu, rikthimi i vendeve europiane drejt monedhave të tyre të dikurshme lokale është një mundësi, e diskutuar nga specialistët, për zbutjen e krizës.
Levizja e tranzicionit nxit krijimin e skemave te barterit dhe të parave lokale. Në Bristol, Totnes të Anglisë psh. lëvizja e tranzicionit ka krijuar para lokale. Kurse në Volos të Greqisë është krijuar një skemë barteri që funksionon si para lokale dhe që  ndihmon grekët pa euro të bëjnë tregëti.

Burimet:

http://en.wikipedia.org/wiki/Debt_relief#Historical

http://www.eudebtwriteoff.com/

http://www.taxresearch.org.uk/Blog/2011/09/16/this-time-we-nationalise-the-banks-and-i-mean-all-of-them/

http://www.jubileedebtcampaign.org.uk

http://steadystate.org/wp-content/uploads/2009/12/CASSE_Brief_Banks.pdf

http://fullreservebanking.com/web.htm

http://www.positivemoney.org.uk/

 

This entry was posted in Financat. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s