Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com
Shënim: Ky artikull ka vetëm qëllim informimi. Aborti jashtë qendrave mjekësore dhe pa arësye të ligjshme është i ndaluar me ligj.
Foto: Abort me masazh
Si zgjidhje e rëndësishme e problemeve të mëdha ekologjike dhe ekonomike që ka sot bota shihet dhe kontrolli i lindjeve, një mënyrë e së cilës është aborti.
Sot në Shqipëri aborti i planifikuar është mjekësor (me ndihmën e hormoneve), ose kirurgjikal (me vakum ose kuretazh). Të dy llojet e abortit kërkojnë përdorimin e pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve sintetike, të cilat prodhohen me ndihmën e burimeve fosile si energji dhe lëndë e parë. Për këtë arësye në të ardhmen e afërt si ilaçet dhe pajisjet do të shtrenjtohen.
Një formë aborti e praktikuar në Azinë Juglindore, prej mijëravjeçarëve, që ka më pak shpenzime sepse nuk kërkon pirjen e ilaçeve dhe përdorimin e pajisjeve mjekësore, është aborti me masazh. Në Tajlandë gjysma e aborteve është me masazh.
Në kurrikulën e shkollave mjekësore mund të përfshihet dhe studimi i kësaj praktike, si me pak kosto për pacientin.
Ky lloj aborti mund të kryhet kur shtatëzania është rritur aq sa fundi i uterusit të mund të preket nga barku, mbi kockën pubike (~12 javëshe).
Mamia fillimisht fikson uterusin, pastaj ushtron mbi të presion gjithmonë e në rritje, me duar, bërryla; e kap uterusin me gishta, si me pincë, derisa të vërehet gjakderdhje vaginale ose gruaja të mos durojë më dhimbjet. Gruaja zakonisht ndjen shumë dhimbje.
Foto: Uterusi i zmadhuar nga shtatëzania del mbi kockën pubike
Në disa raste aborti realizohet brenda disa minutave, por në disa të tjera duhet të vazhdohet gjatë. Ka raste kur uterusi pëson dëmtime dhe duhet të hiqet me histerektomi.
Në Shqipëri aborti me masazh mund të ketë qenë praktikuar në zonat rurale, sepse njoh të paktën një person i cili e ka përdorur këtë formë aborti përpara viteve 40.
Metoda të tjera natyrale të përdorura për abort janë: përdorimi i brezit të ngushtë rreth barkut; pirja e bimëve mjekësore abortuese; agjërimi etj.
Burimet:
http://www.reuters.com/article/2007/09/05/us-philippines-abortion-idUSMAN29804620070905
http://artgib.hubpages.com/hub/The-History-of-Abortion-Practices
Edhe ta lesh pa buke krim eshte.
Aborti eshte shume i rende,krimi me i madh qe ekziston,te vrasesh nje femije te pafajshem