Kura natyrale per sherimin e kancerit dhe tumoreve

Përgatiti: Rita Strakosha (botuar me shkurtime në gazetën “Telegraf”)

Shënim: Qëllimi i këtij artikulli është vetëm t’ju informojë. Për çdo diagnostikim, trajtim mjekësor duhet ti drejtoheni mjekëve të liçencuar. Informacioni është i përgjithshëm dhe hollësitë mund ti mësoni duke lexuar vetë autorët e kurave. 

Numri i terapive alternative kundër kancerit është i madh, këtu do të përmend vetëm ato që nuk kërkojnë përdorimin e substancave të prodhuara në fabrikë (ilaçe, suplemente) apo përdorimin e pajisjeve mjekësore (përveç kirurgjisë). Si të tilla mund të praktikohen në kushtet e një krize të thellë ekonomike, nga të sëmurë që nuk kanë mundësi ekonomike të kërkojnë ndihmën e mjekësisë moderne. Mund të praktikohen dhe nga të sëmurë që dëshirojnë të plotësojnë kurat moderne me kura alternative.

Ky artikull ka këto kura:

  1. Dieta ketonike
  2. Dieta me ushqime te gjalla
  3. Kura me karrota
  4. Cajrat mjekesore
  5. Kura me vaj hashashi

si dhe trajtime të tjera që mbështesin shërimin si trajtimi me hipertermi, terapia cirkadiane dhe ajo e deprivimit sensorial, ushtrimet fizike etj.

Kurat zakonisht kombinohen per te arritur maksimumin e efektit.

  • Dieta ketonike

Kjo diete keshillohet nga Thomas Seyfried, profesor ne Universitetin e Bostonit, kerkues shkencor, autor i librit “Kanceri si semundje metabolike”(“Cancer as metabolic disease”). Dieta ketonike e rekomanduar nga Seyfried per kancerin, konsiston ne kufizimin e konsumit te karbohidrateve, te proteinave dhe te kalorive, si e tille eshte me shume nje forme agjerimi qe mund te praktikohet per nje periudhe te shkurter. Ajo shfrytezon faktin qe nivelet e larta te glukozes ne gjak si dhe nivelet e larta te insulines nxisin kancerin.

Dieta ketonike synon qe i semuri te arrije ne ketoze, nje gjendje metabolike ku trupi ne vend te karbohidrateve djeg yndyrna si burim energjie. Duhen 3 dite agjerim vetem me uje per te arritur ketozen.  Qellimi eshte te agjerohet derisa tumori te zhduket, kjo mund te ndodhe pas 4 diteve agjerim (ne raste te rralla), por ka pasur persona qe u eshte dashur te agjerojne mbi 30 dite per te sheruar tumorin. Sa me i madh tumori aq me i gjate duhet te jete agjerimi, ka tumore te cilet per shkak te madhesise nuk mund te zhduken vetem me agjerim.

Cdo dite gjate agjerimit personi humbet mesatarisht 400-500 gr peshe dhe zakonisht agjerimi mund te vazhdoje normalisht pa problem derisa personi te kete rezerva dhjamore ne trup. Trupi ushqehet me keto rezerva dhjamore gjate agjerimit. Nëse agjërohet për më shumë se 3 ditë këshillohet prania e mjekut pranë agjëruesit. Këshillimi me mjekun është i domosdoshëm përpara agjërimit për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike.

Disa dite perpara agjerimit fillohet nje diete me kalori te kufizuara, duke hequr teresisht brumrat, frutat e embla, qe trupi te jete i parapergatitur per agjerimin. Riushqyerja po ashtu fillohet me nga pak kalori sepse trupi mesohet me mungesen e ushqimit. Midis agjerimeve ushqimi duhet te jete cilesor: pa sheqer, me sa me pak brumra, pa: te skuqura, pikante, alkool, kafeine, ushqime fabrike, fruta te embla.

Nje nder doktoret me te shquar qe kane perdorur agjerimin per sherimin e tumoreve eshte Herbert Shelton. Ne librin e tij “Agjerimi dhe banjot e diellit” ai tregon per raste sherimi nga tumori duke agjeruar 4 dite, 28 dite apo 30 dite. Sipas tij pothuajse ne cdo rast agjerimi eshte i suksesshem ne zvogelimin e tumorit. Shelton ka praktikuar agjerimin per tumoret shume dekada me pare se Seyfried e shkencetaret te tregonin me eksperimente te mirat e agjerimit per zvogelimin e tumoreve.

Ne spitalet amerikane po eksperimentohet me kombinimin e agjerimit me kemioterapine, ku agjerohet me uje tre dite para dhe te pakten nje dite pas kemioterapise. Agjerimi eshte e ndaluar te nderpritet brenda 24 oreve pas kemioterapise(rrezikohet mbingarkesa e melcise).

Ne nje version te zbutur te agjerimit kufizohen kalorite e konsumuara ne dite ne 500-600 kalori, konsumohen jo me shume se 25-50 gr karbohidrate ne dite, dhe jo me shume se 1 gr proteina/kg peshe trupore ne dite. Per te pare permbajtjen e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve te cdo ushqimi konsultohuni me databazat e ushqimit.

Disa praktikues te mjekesise alternative preferojne agjerime te perseritura te shkurtra ndaj nje agjerimi te gjate. Gjithashtu agjerimi  i plote mund te dobesoje imunitetin tek disa  persona, imunitet i cili duhet per te luftuar tumorin, prandaj perdorim me te gjere ka agjerimi me pak kalori, duke konsumuar vetem perime. Nje studim i fundit ka treguar se agjerimi per tre dite nuk e dobeson imunitetin, perkundrazi e forcon ate dhe mund te rekomandohet per te semuret me kancer qe bejne kemioterapi.

Dieta ketonike ka dhe nje version pa kufizim kalorish, ku konsumohen kryesisht yndyrna, pak proteina, dhe pothuajse fare karbohidrate, por ky version nuk praktikohet ne ndonje klinike alternative, ka pak deshmi per suksesin e tij (psh. Elaine Cantin).

Dietat me pak kalori jane treguar ne eksperimente qe ngadalesojne ose ndalojne rritjen e tumoreve. Obeziteti eshte nje nder faktoret qe rrit rrezikun e kancerit, dhe shumica e deshmive te personave te sheruar nga kanceri pa ilace flasin per renie drastike ne peshe gjate kohes se sherimit.

Qelizat kancerogjene prodhojne energji nepermjet fermentimit te glukozes , duke perdorur pak oksigjen, ndryshe nga qelizat normale. Kjo veti e tyre eshte vene re 80 vite me pare nga Otto Warburg dhe quhet efekti Warburg. Dieta ketonike shfrytezon kete veti te qelizave kancerogjene. Ne nje studim eksperimental te kryer se fundmi, studiuesja e njohur e kancerit, Mina Bissell, dhe grupi i saj shkencor, tregojne se nivele te larta te glukozes ne gjak shkaktojne kancer, dhe se ne nivele shume te uleta te glukozes ne gjak qelizat kancerogjene sillen sikur te jene normale. Ne studimin e saj, rikthimi i qelizave kancerogjene ne normale ishte i pjesshem per nje lloj shume agresiv te kancerit.

Prodhimi i insulines (e cila nxit kancerin) mund te pakesohet me tej duke fjetur mire naten. Studiuesi i kancerit Bent Formby keshillon te pakten 9.5 ore gjume naten, ne erresire (dritaret e mbuluara me perde te trasha, grila). Naten prodhohet nje hormon, melatonina, e cila pakeson prodhimin e insulines. Prodhimi i melatonines shtohet  edhe nese vakti i darkes eshte i lehte, pra nuk duhet ngrene rendshem ne darke.

  • Dieta me ushqime te gjalla

Kjo diete qendron ne konsumin e 80-100% te ushqimeve ne gjendje te pagatuar. Dieta ka dy versione: versioni vegan, ku nuk konsumohet asnje produkt shtazor, dhe versioni me ushqime shtazore, ku dhe keto konsumohen te gjalla (veza, qumeshti, djathi, mishi). Dieta shoqerohet me pirjen e lengjeve te rrenjeve (karrota, panxhar) dhe te gjetheve (sallate jeshile; filiza si psh. filiza brokoli, lakre, lulelakre, gruri, orizi, elbi etj.), si dhe shpesh me periudha agjerimi ku pihen vetem keto lengje.

Kurat alternative te ndryshme qe bazohen tek dieta, si kura e Donald Kelley, e Ann Wigmore, kura Gerson, kura e Lorraine Day etj. te gjitha perfshijne perdorimin e perditshem dhe te bollshem te gjetheve dhe rrenjeve, perdorimin e kufizuar te dritherave dhe frutave te embla, kurse ne konsumin e produkteve shtazore kane ndryshime. Keshtu:

  • Kura e vjeter Gerson perfshin pirjen e lengut te melcise se gjalle te fresket te lopes (~200 gram melci e fresket ne dite shtrydhet dhe lengu i saj pihet) por nuk lejon asnje produkt tjeter shtazor;
  • Kura origjinale e Donald Kelley perfshin qumeshtin e gjalle te deles, djathin e gjalle te deles, mishin e gjalle, vezen. Per te percaktuar nese dieta e personit duhet te perfshije produkte shtazore ose jo, dhe nese po, sa, terapia e Donald Kelley percakton fillimisht tipin metabolik te pacientit bazuar ne pyetesore. Sipas Dr. Nicholas Gonzales, praktikues te kesaj kure, kanceret e gjakut (leuçemia, limfoma etj.) zakonisht kerkojne perfshirjen e produkteve shtazore ne diete, kurse kanceret jo-te gjakut kerkojne diete vegjetariane.
  • Kura e Cornelis Moerman perfshin te verdhen e gjalle te vezes, qumeshtin, por jo mishin;
  • Kurat e Ann Wigmore dhe e Lorraine Day jane plotesisht vegane, nuk lejojne asnje produkt shtazor.
  • Kura e Aajonus Vonderplanitz bazohet mbi konsumin e ushqimeve shtazore te gjalla.

Produktet shtazore jane burimi kryesor i vitaminave B, ku vitamina B12 sigurohet vetem nga produktet shtazore, prandaj dietat kunder kancerit ose perfshijne nje sasi minimale te produkteve shtazore, ose zevendesojne mungesen e tyre me vitamina sintetike B. Melcia permban 5-fishin e vitaminave B qe ka mishi muskul, prandaj perdoret ne kuren Gerson per te zevendesuar mishin e zakonshem, ne sasi te kufizuara.

E bardha e vezes, qumeshti, qofte edhe te pagatuar, mungojne ne disa dieta popullore kunder kancerit sepse treten me veshtiresi dhe jane ushqime alergjike per shume njerez. Klinikat alternative si Klinika Gerson, CA Care-Malajzi etj., keshillojne pacientet qe edhe pas sherimit te mbajne diete sa me te paster, sepse ndodh shpesh qe pas sherimit pacienti i rikthehet dietes se vjeter jo te shendetshme, dhe kanceri i rikthehet shume shpejt me agresiv dhe me rezistent ndaj kures se me pare.

Dieta me ushqime te gjalla mbeshtetet nga teoria trofoblastike e kancerit e John Beard, sipas se ciles qelizat kancerogjene shkaterrohen nga enzimat e pankreasit. John Beard vuri re ngjashmeri midis sjelljes se kancerit dhe sjelljes se qelizave trofoblastike te placentes ne muajt e pare te jetes se fetusit. Qelizat trofoblastike-nje lloj qelize staminale,ose ndryshe, embrionale)-ndryshojne sjelljen e tyre invazive, te ngjashme me te kancerit (placenta deperton ne miter si kanceri ne organet rreth tij), pikerisht diten kur fillon te funksionoje pankreasi i fetusit. Prandaj ai arriti ne konkluzionin se enzimat e pankreasit luftojne kancerin. Keto jane te njejtat enzima qe tresin proteinat ne ushqim. Kjo teori eshte shume e vjeter, por me mjetet me te sofistikuara laboratorike te sotshme po mbeshtetet dhe nga studimet e reja dhe teorite e fundit mbi kancerin. Studimet kane treguar gjithashtu se qelizat embrionale gjate fazes se implantimit ne miter e prodhojne energjine si kanceri (duke e fermentuar glukozen).

Duke u ushqyer me ushqime kryesisht te gjalla, te cilat kane vete enzimat qe ndihmojne ne tretjen e tyre, pankreasi ka me shume enzima per te shkaterruar qelizat kancerogjene. Po ashtu, duke konsumuar nje diete me pak proteina, sidomos ato shtazore (diete vegane ose vegjetariane), pankreasi ka me shume enzima per te shkaterruar qelizat kancerogjene.

Gjithashtu, dieta me ushqime te gjalla perbehet kryesisht nga rrenje, gjethe, fara, ushqime shtazore te gjalla, dhe eshte me e pasur me vitamina A, C, E, se dieta standarte me drithera & patate & ushqime shtazore te gatuara. Vitaminat A (ne melcite, karrotat, jeshilleqet),C (ne limon, portokall, gjethe te gjalla),D (nga dielli, tek peshku, e verdha e vezes), E (tek bajamet, farat e lulediellit) jane treguar ne eksperimente se kane veti anti-kancer. Ne dietat kunder kancerit ushqimet e gjalla me ngjyre te forte (karrota, panxhari, lakra e kuqe, qepet e njoma, rukola etj.) preferohen sepse pigmenti i tyre ka veti anti-oksiduese dhe antikancer.

Ushqimet qe lejohet te konsumohen ne nje diete me ushqime te gjalla, si kure kunder tumoreve: karrota, panxhari, rrepa, arra, bajamja, lajthia, lakra e bardhe, lakra e kuqe, qepa e thate, qepa e njome, hudhra, sallata jeshile, rukola, qumeshtorja, spinaqi (ky i gatuar), pazija, lakra te tjera, brokoli (ne avull nqs. nuk shijon i gjalle), lulelakra (ne avull nqs. nuk shijon e gjalle), preshi, vaji i ullirit, domatja, sallatori, speci, limoni, portokallja, luleshtrydhja, manaferra, molla.

Tershera, buka e thekres, orizi dhe buka e zeze e grurit konsumohen ne sasi te kufizuara ose nuk konsumohen, ne varesi te kures natyrale. Kura Gerson lejon nje racion bollgur tershere dhe nje fete buke thekre ne dite, por jo orizin dhe buken e grurit. Dieta makrobiotike lejon orizin kaf dhe bollgurin e tersheres, por jo buken e grurit. Kura e Ann Wigmore lejon konsumin e dritherave malto (farat lihen ne lageshtire dhe erresire 2-3 dite qe te mbijne, pastaj konsumohen). Nuk lejohen: sheqeri, margarina, vajrat vegjetale, sallamrat, djathi kackavall e djathrat e tjere te perpunuar me nxehtesi, kikiriku, buka e misrit, patatja, buka e bardhe; frutat e embla si bananja, fiku, rrushi i bardhe, pjeshka, dardha, hurmat, hurmat arabe, pjepri etj.; cdo ushqim i gatuar, i perpunuar, byreku, pastico, pica etj. Nuk pihet duhan, ilaçe, zëvendësues sheqeri, kafe, pije alkoolike.

Dietat me ushqime te gjalla zakonisht e kufizojne konsumin e vajit/yndyres (Kura Gerson psh. lejon vetem dy luge vaj ne dite), sepse ky mbingarkon melcine, qe konsiderohet si organ i rendesishem ne luften kunder kancerit.

Me poshte ka informacion per historine e Lorraine Day dhe William Donald Kelley, mjeke alternative.

Lorraine Day kategoria_edukimi_shendeti pa ilace_kanceri_cancer doesnt scare me

Foto: Videoja “Cancer doesn’t scare me anymore!” (“Kanceri nuk më tremb më!”) e Dr. Lorraine Day Lorraine Day u diplomua për mjekësi në Universitetin e Kalifornisë, San Françisko, në vitin 1969 dhe bëri specializim për kirurgji ortopedike në dy spitale të San Françiskos. Ajo u bë profesore e asociuar dhe zëvendës drejtore e Departamentit të Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë dhe drejtore e kirurgjisë ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm të San Françiskos. Ajo është e martuar me një ish-kongresmen kalifornian. Në vitin 1992 ajo vërejti një gungë të vogël në gji, por për një vit nuk shkoi tek doktori. Analiza e bërë pas biopsisë së tumorit në tetor 1993 flet për një tumor prej 1.7 cm, me infiltrim të një adenokarcinome. Mjeku i këshilloi heqjen e tumorit dhe të indeve përreth, të nyjeve limfatike në sqetull dhe rrezatim. Dr. Day e hoqi tumorin me operacion por refuzoi kemioterapinë dhe rrezatimin. Ajo filloi të hajë dietë strikte vegane, eliminoi sheqerin dhe ushqimet e proçesuara, dhe filloi të hajë sasi të madhe lëngje perimesh (të gjalla). Kur ju rikthye tumori pas 9 muajsh kuptoi se vetëm dieta nuk mjaftonte. 10 hapat që Dr. Day rekomandon për të luftuar kancerin

  • 1. Ushqyerja e shëndetshme: të paktën 75% e dietës së saj është me ushqime të gjalla dhe vegane (pa produkte shtazore). Kur Day ishte e sëmurë përveç dietës vegane me 3 vakte në ditë ajo pinte 8 gota me lëng karrote të saposhtrydhur, 4 gota me lëng gjethesh perime (sallatë jeshile etj.) dhe 1 gotë me lëng të freskët portokalli. Lëngjet pihen nga pak gjatë ditës. Çdo orë nga një gotë me lëng, por gota nuk pihet njëherësh por pak nga pak gjatë orës.

2. Ushtrimet fizike-i sëmuri duhet të bëjë jetë aktive.

3. Konsum i bollshëm i ujit – trupi ka nevojë për ujë për tu pastruar nga toksinat (por kura e Max Gersonit, e cila sherben si baze e kures se Lorraine Day, keshillon te mos pihet uje, meqe 13 gota me lengje kane uje te bollshem)

4. Ekspozim ndaj diellit – trupi ka nevojë për diell që të forcojë imunitetin, vitamina D sigurohet kryesisht nga dielli. Dr. Day rekomandon 1 orë ekspozim në diell, në mëngjez herët.

5. Moderim –duhet të shmangim zakonet e pashëndetshme. 6. Ajri i freskët.

7. Gjumi-Dr. Day rekomandon që personi të flejë sa më afër perëndimit të diellit. 3 pikat e tjera janë për relaksimin (praktikimin e metodave relaksuese si lutja etj.); të qënit mirënjohës (duhet të mendojmë pozitivisht) dhe bamirësinë (të jemi të dashur me të tjerët).

Duhet permendur se Lorraine Day ne kulmin e semundjes qendroi shume dite pa ngrene, pra agjeroi, dhe kjo duhet te kete kontribuar ne sherimin e saj.

Kura e Lorraine Day bazohet mbi terapine e famshme Gerson.

Dr. William Donald Kelley kategoria_edukimi_shendeti pa ilace_kanceri_William D. Kelley

Foto: Libri “One answer to cancer” (“Një përgjigje ndaj kancerit”) i Dr. William D. Kelley Në vitin 1962, Dr. Kelley, dentist, u diagnostikua me kancer në pankreas. Ju dhanë vetëm disa muaj jetë dhe u dërgua në shtëpi të vdiste. Duke pasur 4 fëmijë për të rritur, i vetëm, u vu në kërkim të dëshpëruar të një kure. Ai ndoqi një protokoll kurimi të adaptuar nga Max Gerson dhe u shërua. Z. Kelley trajtoi mbi 30,000 pacientë me sëmundje të ndryshme në klinikën e vet deri në fund të viteve 80 kur e la praktikën. Punën e tij e vazhdoi N.  Gonzalez.

  • Kura me leng karrote

Ka deshmi nga persona te sheruar me kete kure se mjaftojne 3 gota (230 ml secila) me leng karrote ne dite per te ndaluar rritjen e tumorit, dhe me 5 gota leng karrote ne dite tumori zvogelohet gradualisht gjate disa muajve, duke mbajtur nje diete normale. Ketu mund te lexoni si behet kura me karrota. Karrota ka nje substance anti-kancerogjene, falcarinolin, si dhe vitamine A. Vitamina A eshte treguar ne disa studime (studimi 1, studimi 2, studimi 3) se kthen qelizat pre-kancerogjene ne normale, kurse qelizat kancerogjene i ben me pak agresive ose i kthen ne normale. Qelizat me agresive jane me pak ose jo te ndjeshme ndaj vitamines A. Nder ushqimet me te pasura me vitamine A jane melcite, karrota dhe jeshilleqet.

  • Cajrat mjekesore

Shumë bimë mjekësore të hidhura përdoren në mjekësinë popullore dhe mjekësinë alternative kundër tumoreve dhe po studiohen nga mjekësia moderne për efektet e tyre anti-tumorale. Ato njihen si bimë me efekt pozitiv në imunitet dhe në punën e mëlçisë. Doktorët alternativë (Max Gerson, Donald Kelley etj.) mendojnë se gjatë shkatërrimit të tumoreve, sidomos kur këta janë të mëdhenj, mëlcia mbingarkohet shumë, prandaj është e domosdoshme që puna e saj të mbështetet, përndryshe pacienti mund të vdesë nga kura.

Në terapine natyrale Gerson, te Donald Kelley etj. kjo mbështetje bëhet nëpërmjet lavazhove të përditshme të zorrës me tretësirë kafeje (coffee enema), kurse terapi të tjera përdorin bimët mjekësore të hidhura Lavazhot e zorres kane perparesine ndaj cajrave te hidhur, qe mund te perseriten shpesh pa efekte anesore negative, por shpesh ka rezistence psikologjike nga te semuret per te bere lavazho.

Cajrat mjekësorë të hidhur janë pjesa kryesore e terapisë Hoxsey, e cajit anti-tumoral Essiac,  e terapisë së klinikës alternative CA-Care, Malajzi etj. Menyra me e thjeshte per te gjetur cajra te hidhur eshte te blejme nje perzierje caji per semundje melcie (gjendet ne shume farmaci). Keto kane bime mjekesore te hidhura. Konsumi i ketyre cajrave duhet kryer sipas udhezimeve ne paketim, sepse ne sasi te medha jane helmuese.

Për disa bimë mjekësore të hidhura ka histori përdorimi kundër tumoreve, ose studime shkencore. Psh. arctium lappa (rrodhja e madhe), një nga përbërësit e Essiac-ut, në Gjermaninë mesjetare përdorej nga Hildegard of Bingen kundër tumoreve kancerogjene. Silybum marianum (gjembgomari): sipas artikullit “Aplikimet klinike të silybum marianum në onkologji” po bëhen studime paraprake për përdorimin e tij direkte kundër kancerit. Chicorium intybus (çikorja) ka treguar në studime veti luftuese kundër melanomës. Taraxacum officinale (rradhiqja), dhe kjo e hidhur. Sipas studimit “Vlerësimi i ekstrakteve ujore të Taraxacum officinale mbi rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene të gjirit dhe të prostatës” (në bibliotekën elektronike http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/18425335) kjo bimë është përdorur në mjekësinë popullore kineze, arabe dhe indo-amerikane kundër kancerit dhe eksperimentet e studimit tregojnë se mund të jetë me vlerë si ilaç anti-kancerogjen.

  • Kura me vaj hashashi 

Përpara se të shkruaj për përdorimin e tij: Kodi penal shqiptar thotë se për përdorim personal hashashi lejohet, kështuqë nëse hashashin e rrisni vetë dhe vajin e prodhoni dhe konsumoni vetë, atëhere me shumë mundësi  jeni brenda rregullave. Gjithashtu,  me leje të posaçme nga ministria e brendshme, bimët psikotrope si hashashi mund të kultivohen për qëllime medicinale.   Përbërësi i vajit të hashashit që sulmon kancerin është tetrahidrokanabinoli (THC). Vetitë antikancerogjene të THC-së janë të provuara nga disa studime shkencore, sic tregohet në këto linqe: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/16804518?dopt=Abstracthttp://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/21475304http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2673842/ Varietetet e hashashit që kanë veti më të forta sedative kanë % më të lartë të këtij përbërësi anti-tumoral.

Personi me më shumë eksperiencë në përdorimin e tij është Rick Simpson, i cili ka trajtuar me vaj hashashi rreth 5000 persona të sëmurë nga kanceri, si dhe është shëruar vetë nga kanceri. Siti i tij: http://phoenixtears.ca. Vaji nxirret nga gonxhet e hashashit (jo të kërpit), duke përdorur tretës, si alkooli I pastër psh (100% alkool).

Vaji prodhohet dhe përdoret si vijon sipas Rik Simpson:

Për gjysëm kile gonxhe hashashi të tharë përdoren ~9 litra tretës. Bima e tharë dhe pak tretës përzihen në një enë të thellë që bima të njomet. Kjo shtypet mirë, shtohet tretës tjetër dhe trazohen mirë disa minuta. Pas kësaj ndahet lëngu nga gonxhet. Gonxheve të ngelura u shtohet tretësi I mbetur, përzihen disa minuta dhe lëngu I përftuar bashkohet me lëngun e parë. Lëngu filtrohet në napë që të jetë I pastër nga mbetjet. Përzierja vihet në zjarr që tretësi të avullojë dhe të mbetet vetëm vaji. Temperatura e përzierjes nuk duhet të kapërcejë 140 oC përndryshe edhe vaji do të avullojë. Zierja bëhet në ambjent të ajrosur mirë, larg duhanit apo cakmaqeve, sepse avujt e tretësit marrin zjarr lehtë. Kur të ketë avulluar pjesa më e madhe e tretësit në enë shtohen 10-12 pika ujë, që të avullojnë edhe mbetjet e fundit të tretësit. Pastaj përzierja lihet në  banjëmari, ose në furrë në 50 oC që të avullojë uji I mbetur. Për sa kohë vaji bulëzon ka ujë, kur përfundon bulëzimi uji ka avulluar plotësisht. Me kaq përfundon prodhimi I vajit. I gjithë proçesi I prodhimit zgjat rreth 4 orë. Nga gjysëm kile gonxhe hashashi prodhohet 55-60 gram vaj hashashi. Kaq vaj normalisht mjafton për të shëruar nga kanceri. Ky vaj mundësisht ruhet në shiringa, meqë këto do të përdoren për dozimin e tij. Vaji ngurtësohet kur ftohet. Për ta bërë të lëngshëm shiringa ngrohet përpara përdorimit.

Sa vaj dhe kur

60 gram vaj hashashi konsumohet gjithsej gjatë një periudhe 90 ditore. Kjo është doza për të rriturit. Fillohet me një pikë (sa gjysma e kokrrës së orizit për pilaf) vaj tre herë në ditë. Çdo katër ditë doza dyfishohet. Kjo bëhet sepse vaji është shumë I fortë (si çdo vaj esencial bimor) dhe në doza të larta është helmues. Këtu mund të lexoni disa dëshmi mbi shërimet me këtë vaj. Kjo kurë mirë është të kombinohet me dietat anti-kancer si dhe me pakësimin e ekspozimit ndaj faktorëve mjedisorë kancerogjenë, sepse për sa kohë ai stil jetese që shkakton kancer vazhdon kanceri mund të rikthehet.

Përveç kurave të mësipërme ka dhe strategji të tjera të cilat në vetvete nuk arrijnë ta shërojnë kancerin, por së bashku me kurat kryesore kontribuojnë në shërim. Të tilla janë:

a)      Trajtimi me temperaturë të lartë.

Onkologu William Coley ishte i pari që vuri re se kur të sëmurët me kancer sëmureshin nga ndonjë infeksion me temperaturë shumë të lartë, kishte që shëroheshin. Ai filloi të injektonte të sëmurët me kancer, në vendin e tumorit, me dy baktere Streptococcus pyogenes dhe Serratia marcescens, që të sëmureshin e tu rritej temperatura. Kjo kurë përdoret edhe sot nëpër botë, megjithëse me shumë vështirësi për shkak të pengesave ligjore, si toksina e Coley-t. Sot aplikohet duke injektuar të sëmurët me kancer me këto baktere të vrara, gjatë një periudhe 3 mujore, disa herë në javë, në vendin e tumorit, me sasi në rritje. Sipas prodhuesit MBVax, tek të sëmurët terminalë ka një sukses 20% (shërohen përfundimisht). Ndryshe nga kurat e tjera, të sëmurëve të shëruar me këtë kurë nuk ju rikthehet më kanceri derisa të vdesin.

Gjatë dekadave u kuptua se imuniteti mund ta luftojë kancerin. Pothuaj gjithë kurat e përmendura më lart forcojnë ndjeshëm imunitetin. Imunoterapitë kundër kancerit po marrin përdorim gjithmonë e më të gjerë, dhe janë fusha kryesore ku po bëhen sot eksperimente me ilaçet e kancerit.

Përdorim të gjerë ka dhe aplikimi i hipertermisë. Hipertermia aplikohet kryesisht në Gjermani dhe Kinë. Ajo shfrytëzon dhe faktin se qelizat kancerogjene vdesin në temperaturat 40-44 oC, kurse qelizat normale dëmtohen në temperatura 43 oC e lart.

Hipertermia në spitale aplikohet lokalisht vetëm mbi tumorin ose duke sjellë gjithë trupin e pacientit në temperaturë të lartë. Qëndra shëndetësore Rudolf Steiner dhe doktori gjerman Qerner Zabel këshillon banjon Schlenz si një mënyrë shtëpiake për të arritur në këto temperatura të larta. Këshillohet që banjoja të bëhet në prezencën e një doktori nëse i sëmuri nuk gëzon shëndet të mirë (përveç tumorit).

Banjoja Schlenz bëhet si vijon: I sëmuri nuk ha për të paktën dy orë përpara banjos. Mundësisht del në WC përpara trajtimit. Vaska të jetë sa më e madhe që të jetë e mundur. Trupi i të sëmurit duhet të jetë plotësisht në ujë, përfshirë koka: vetëm hunda, sytë dhe goja rrinë jashtë. Fillimisht uji ka temperaturën 37 oC pastaj gjatë 20-30 minutave temperatura e ujit çohet deri në 39.5 oC ose dhe pak më lartë në varësi të reagimit të të sëmurit. I sëmuri rri rreth 1 orë në ujin me temperaturë të lartë. Duke qenë se trupi është plotësisht I zhytur në ujë, temperatura e tij rritet derisa të barazohet me të ujit. Pulsi i të sëmurit nuk duhet të shkojë mbi 130-140. Temperatura e ujit monitorohet vazhdimisht me termometër. Rekomandohet që infermierja të fërkojë lëkurën e të sëmurit me fërkishte/furçë, që gjaku të shkojë drejt lëkurës dhe të lehtësojë zemrën nga presioni I lartë.

Nëse sëmuremi me viroza e kemi temperaturë të lartë, ky mund të jetë një shans i artë për të pastruar trupin nga qeliza të mundshme kancerogjene.

b) Gjumi 

Disa studime (këtu, këtu dhe  këtu) kanë treguar se disa lloje kanceresh si kanceri i gjirit, i prostatës etj. janë më të shpeshta tek popullatat më të ekspozuara ndaj dritës artificiale, tek njerëzit që punojnë me turne. Melatonina, hormoni që prodhohet gjatë natës, e ngadalëson shtimin e qelizave tumorale. Prandaj terapia cirkadiane (ose terapia e gjumit) mbështet shërimin e personit me tumor. Këtu mund të lexoni për terapinë cirkadiane (në shqip).

c) Terapia e deprivimit sensorial (kundër stresit)

Sipas studimeve, personat e stresuar kanë më pak sukses në shërimin nga tumoret. Ky konstatim vjen që 2000 vjet para kur mjeku Galen sugjeronte se gratë melankolike (të depresuara) sëmureshin më shpesh nga tumoret, dhe vazhdoi edhe gjatë mesjetës. Në një studim nga Everson et al. të 2500 burrave dhe ndjenjës së pashpresë ndër ta, u vu re se burrat më të pashpresë kishin 3.5 herë më shumë shanse të vdisnin nga kanceri ose sëmundja e zemrës. Stresi dobëson imunitetin, crregullon hormonet dhe rrit nivelin e glukozës në gjak (cka në vetvete është faktor kancerogjen).

Si mund ta pakësojmë stresin? Një mënyrë është “terapia” e deprivimit sensorial, mbi të cilën mund të lexoni këtu.

d) Ushtrimet fizike 

Instituti Amerikan e Kancerit këshillon të sëmurët me kancer që të mbeten fizikisht aktiv gjatë kohës që janë të sëmurë. Studimet kanë treguar se gratë që kanë aktivitet fizik si 3-5 orë në javë ecje, kanë prognozë më të mirë për kancerin e gjirit. Edhe tek të sëmurët me kancer zorre, aktiviteti fizik pas diagnozës sjell prognozë më të mirë.

Sa kohe duhen bere kurat?

Agjerimi vetem me uje behet per jo me shume se 40 dite pa nderprerje, ose me pak dite i perseritur, derisa pesha jonë të jetë mbi atë minimale të lejuar. Kura Gerson behet per 18 muaj. Kura me vaj hashashi per 3 muaj. Kura e Donald Kelley per 2 vjet. etj.

Edhe nese kura natyrale ka sukses dhe i semuri nuk ka me asnje simptome apo shenje semundjeje, qelizat kancerogjene mund te gjenden te fjetura ne trup dhe te rifillojne shumimin e pakontrolluar kur iu krijohen kushtet e pershtatshme, prandaj keshillohet nje stil jetese parandalues ndaj kancerit. Po per kete aresye shpesh shmanget perdorimi i fjales “sherim” dhe preferohet shprehja “regres” i kancerit.

Nga se shkaktohet kanceri

Hipoteza me e fundit eshte se qelizat staminale embrionale (qe krijohen kur embrioni eshte deri ne 8-10 ditsh, ose trofoblast, dhe mbeten ne trupin e te rriturit) pesojne ndryshime gjenetike dhe/ose epigjenetike dhe fillojne te shumohen me shpejtesi. Keto jane qeliza te padiferencuara, qe zakonisht qendrojne ne qetesi, por fillojne te shumohen dhe kthehen ne qeliza te diferencuara kur keto te fundit demtohen, pra qelizat staminale embrionale sherbejne per riparimin e indeve. Prandaj, sipas studimeve mjekesore cdo gje qe demton indet, qe shkakton inflamacion ne trup, rrit rrezikun e kancerit.

Keshtu, ndotja nga kimikatet, nga drita artificiale, nga fushat elektromagnetike, nga rrezatimi; infeksionet kronike, semundjet autoimune rrisin rrezikun e kancerit dhe pakesimi i tyre eshte pjese integrale e kurave kunder kancerit. Ketu mund te lexoni si te pakesojme ekspozimin ndaj ndotjes.

Sipas studiueses me fame boterore te kancerit, Mina Bissell, nuk mjafton qe qelizat embrionale staminale te jene me gjenotip (gjene) te keq, por kusht i nevojshem per shfaqjen e kancerit eshte dhe mjedisi rrethues i pershtatshem per qelizen. Keshtu ajo ka treguar se qelizat kancerogjene mund te sillen si normale ne kushte te caktuara. Shume studime kane treguar se sjelljen e keqe te qelizave kancerogjene e nxisin niveli i larte i glukozes ne gjak; hormoni i rritjes (IGF-1) i cili eshte ne nivele te larta ne produktet e qumeshtit, te mishit; hormoni i estrogjenit (i cili eshte po ashtu ne nivele te larta ne mishin e kafsheve te trajtuara me kete hormon, si dhe rritet nga ekspozimi ndaj pesticideve, plastikave e metaleve; mungesa e vitamines A etj..

Te gjithe faktoret e mesiperm (irritimi kronik, dieta jo e shendetshme, imuniteti i dobet, crregullimi hormonal dhe metabolik i trupit) sjellin kancerin.

Sipas teorise “kanceri eshte specie e re parazitare“, e mbrojtur nga Peter Duesberg, cmim nobel, qelizat kancerogjene marrin tiparet e organizmave njeqelizore. Jane qeliza qe kane dale jashte kontrollit te trupit, invadojne, parazitojne dhe krijojne rezistence ndaj terapive, si mikrobet. Keto qeliza fillojne si normale, pjese e trupit, por gjate jetes se tyre u demtohen kromozomet nga ndotja, rrezatimi etj. Per shkak te kromozomeve te demtuara (aneuplodi), qelizat transformojne vazhdimisht strukturen e tyre gjenetike, dhe ne saje te seleksionimit natyror, gjate viteve perzgjidhen qelizat qe kane tiparet e organizmave njeqelizore. Ne ngjashmeri me organizmat njeqelizore, sidomos me myqet, qe popullonin Token 500 milion vjet me pare, kur atmosfera kishte pak oksigjen, qelizat kancerogjene e prodhojne energjine nepermjet fermentimit te glukozes, ne prani te niveleve te uleta te oksigjenit (sic u provua 80 vite me pare nga Otto Warbug). Ne fakt, qelizat staminale embrionale, nga te cilat mendohet se formohet kanceri, kane ngjashmeri me organizmat njeqelizore, njesoj si keto jane te pavdekshme, dhe paardhesit e tyre jane organizmat njeqelizore.

 

Burimet e tjera:

http://www.cancertutor.com

http://www.israel21c.org/health/novel-israeli-treatment-zaps-tumors-using-light-and-pigment

http://brevia.com/Cancer.pdf

http://www.karlloren.com/Diabetes/p77.htm

Libri “One answer to cancer” i Dr. William Kelley: http://www.drkelley.com/CANLIVER55.html http://en.wikipedia.org/wiki/William_Donald_Kelley http://www.phoenixhealth.me/enzymes_2.htm

http://hwize.com/essiac/rene-caisse.html

This entry was posted in Shendeti pa ilace and tagged . Bookmark the permalink.

4 Responses to Kura natyrale per sherimin e kancerit dhe tumoreve

  1. I read this post completely concerning the comparison of
    most recent and earlier technologies, it’s amazing article.

  2. suplementy says:

    I’d like to find out more? I’d care to find out more details.

  3. Thank you a bunch for sharing this with all of us you
    actually know what you are speaking approximately! Bookmarked.
    Kindly also consult with my website =). We may have a link change agreement
    among us

  4. Sheroje vehten dhe te tjeret pa mundim says:

    Pershendetje…per te interesuarit qe duan te sigurojn ilaqin per sherimin e shum semu djeve,ju njoftojm se ka ardhur nje ilaq shum efektiv popullor nga Azia,qe sherben per trajtimin dhe sherimin e shum problemeve shendetsore dhe semundjeve,si Per parandalimin dhe kurimin e kancerit,artritisit,per reumatizem,per permirsimin e qarkullimit te gjakut ,per permirsimin e memorjes dhe koncentrimit,per vitalitetin dhe mbajtjen e shendetshme te te gjith trupit,per trajtimin e melqis se zez dhe te veshkave,per te semuret nga hepatiti,per trajtimin e semundjeve te lekures si psoriaza dhe egzemet,per trajtimin e djegieve,per zvoglimin e te ajturave,venave te zgjeruara,per uljen e shtypjes se lart te gjakut,per trajtim te pagjumsis dhe per ripertritjen e relaksimin e sistemit nervor..Ju garantojm qind per qind ne efikasitetin Ju falenderojm per mirkuptimin dhe besueshmerin Te interesuarit mund te na kontaktojn ne ket nr 045945740

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s