Si te ngrohemi dhe freskohemi pa energji elektrike

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Kondicioneri kushton kur e blen dhe kur e përdor. Në mungesë të kondicionerit (apo kaloriferit, sobës me dru) masat që mund të marrim për tu mbrojtur nga të ftohtët janë:

  • Dieta:

Foto: Menu dimërore.

Një përgjigje adaptive e popujve që jetojnë ne vende të ftohta është konsumi gjatë dimrit i ushqimeve të pasura në yndyrna.  Këto e shtojnë metabolizmin dhe çlirimin e nxehtësisë. Eskimezët psh. gjysmën deri në ¾ e kalorive në dietën e tyre i sigurojnë nga yndyra.

Në vjeshtë dhe në hyrje të dimrit, shumë njerëz instiktivisht shtojnë edhe konsumin e karbohidrateve, si rezultat krijojnë një shtresë dhjami që në dimër do i mbrojë nga të ftohtët dhe do shërbejë si burim kalorish në mungesë të ushqimit. Jo më kot Krishtlindjet dhe Viti i Ri festohen me shumë ëmbëlsira. Normalisht në natyrë, përgjatë dimrit, njerëzit dhe kafshët e dhjamosura e tretnin dhjamin për shkak të mungesës së ushqimit. Pranvera i gjente elegantë apo kockë e lëkurë. Kurse sot njerëzit hanë ushqime të pasura me kalori dimër-verë, si pasojë sëmuren nga shumë sëmundje kronike. Prandaj duhet treguar kujdes në ndryshimin e dietës me kalimin e dimrit.

  •  Veshja: vishemi me veshje leshi. Fibrat e leshit mbajnë më ngrohtë se fibrat sintetike.

Foto: Triko leshi

  • Gjumi: shtrojmë batanije në vend të çarçafeve; flemë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes (siç është zakon në vendet e ftohta);

vëmë në këmbë shishe me ujë të ngrohtë, përdorim krevat me perde për të pakësuar hapësirën rreth krevatit.

Foto: krevat me perde. Në verë në vend të perdeve të rënda mund të varim perde tyli apo nape për të mbajtur myshkonjat dhe mizat larg, kështu nuk kemi nevojë për ilaç mizash.

  • Shtëpia: Në shtëpi dyshemenë e shtrojmë me qilima, tapete, shilte, përdorim perde të rënda në dritare natën etj. Izolojmë dyert, dritaret që mos të lejojnë korrente ajri.
  • Kur kemi foshnje: e mbajmë natën të mbështjellë kopanec ose me këllëf gjumi, përveç batanijes së zakonshme. Fytyrën ja mbulojmë me burulluk që ti ngrohet ajri që thith nga goja.

Foto: Këllëf gjumi, i thurur dhe prej gëzofi

Foto: Lidhja e fëmijës kopanec. Palën poshtë qafës mund t’ja hedhim sipër kokës që të jetë ngrohtë

Nëse në dimër kondicioneri përdoret për ngrohje në verë na shpëton nga vapa. Disa nga strategjitë e freskimit dhe adaptimit ndaj të nxehtit në verë në mungesë të kondicionerit janë:

  • Dieta:

Foto: Menu verore.

Kur koha është e nxehtë trupi djersin shumë dhe nëpërmjet djersës humbet shumë lëngje dhe kripëra. Prandaj ka rëndësi konsumi i sa më shumë lëngjeve dhe zëvendësimi i kripërave të humbura duke shtuar kripën në dietë.

Dieta e verës, ndryshe nga ajo e dimrit, duhet të ketë pak kalori, sidomos pak yndyrna. Gjithashtu, popujt që jetojnë në vende të nxehta zakonisht konsumojnë shumë erëza, një ndër arësyet mund të jetë dhe që këto shtojnë djersitjen (përveçse luftojnë mikrobet).

  • Veshja: përdoren veshje të holla, prej fibre natyrale si pambuku, mëndafshi, linoja; veshjet me ngjyrë të bardhë, sepse reflektojnë dritën, prandaj thithin më pak nxehtësi nga ambjenti; veshjet e lirshme sepse nuk pengojnë djersën që të avullojë.

Foto: fustan veror. Është i lirshëm, i bardhë dhe prej fibre natyrale.

Në popujt e shkretëtirave edhe burrat vishen me veshje të ngjashme me fustane të bardha.

  • Gjumi: Sa më afër dyshemesë, sepse ajri është më i freskët poshtë.

Foto: hamak (krevat prej rrjete, i varur) kërpi. Eshtë më i freskët se krevati i zakonshëm.

  • Shtëpia: heqim tapetet, qilimat, mbulesat e rënda të dimrit; mbyllim në drekë grilat që shikojnë nga jugu dhe perëndimi, dhe i hapim në darkë; nëse koha është e thatë atëhere lagim dyshemetë, ose varim në dhomë një çarçaf apo batanije të lagur ndërkohë që dritaret janë të hapura.
  • oborrin rreth shtëpisë apo pallatit e mbajmë të gjelbëruar, sidomos në anën jugore dhe perëndimore,  sepse bimësia e ul temperaturën në verë; shtëpitë nga brenda dhe nga jashtë i lyejmë me bojë të bardhë;

Foto: Ishulli grek i Mikenes. Pothuaj të gjitha shtëpitë në zonën në foto janë lyer me të bardhë, sepse klima është e nxehtë. Dritaret janë të vogla, shtëpitë nuk ndërtohen me fasada qelqi.

  • Kufizojmë përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake që lëshojnë nxehtësi si psh. furra, drita etj.

Në mungesë të përdorimit të kondicionerit trupi përshtatet ndaj klimës së nxehtë. Përshtatja ndodh gjatë disa ditëve apo javëve. Përqëndrimi i kripës në djersë pakësohet kurse vëllimi i djersës rritet. Vëllimi i urinës zvogëlohet. Enët e gjakut në lëkurë zgjerohen, lëkura skuqet. Ky gjak sjell më shumë nxehtësi nga brendësia e trupit drejt sipërfaqes së lëkurës, nga ku kjo mund të përhapet në ambjent.

Me ndryshimet klimatike freskimi gjatë verës do të jetë më i rëndësishëm se ngrohja në dimër. Në qytete bashkitë mund të bëjnë shumë për freskimin e qyteteve në verë duke minimizuar betonizimin dhe maksimalizuar gjelbërimin.

Burimet:

http://anthro.palomar.edu/adapt/adapt_2.htm

http://en.wikipedia.org/wiki/Inuit_diet

http://www.greenbuildingadvisor.com/blogs/dept/energy-solutions/keeping-cool-hot-weather

http://www.energysavers.gov/pdfs/energy_savers.pdf

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s