Lindja e industrializuar dhe lindja natyrale

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Një lindje e zakonshme në një qytet modern në shumë raste rrjedh pak a shumë kështu:

Lindja kryhet në spital (ose maternitet) në praninë e doktorëve ose nën kontrollin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet mamive. Gruas i vihet një gjilpërë në krah për ta përdorur në rast serumi. Gruaja vendoset në monitor për të kontrolluar të rrahurat e fëmijës, ajo gjatë kontrollit duhet të rrijë shtrirë.

Foto: monitorimi i gruas gjatë lindjes

Nëse hapja e qafës së mitrës nuk ndodh me shpejtësinë e duhur atëhere lindja shpejtohet me ilaçe si oksitocina etj. të cilat injektohen në gjak me ndihmën e kateterëve plastikë.

Foto: Plastika e përdorur për serumet dhe injektimin e ilaçeve

Kur ka përfunduar faza e zgjerimit të qafës së mitrës gruaja vendoset në kaluç dhe aty fillon faza kur koka e fëmijës del në botë. Kjo fazë zakonisht shoqërohet me të bërtiturat e mamive dhe të doktorëve që gruaja të shtyjë fort. Përpara se të dalë fëmija në jetë në shumë raste doktori pret perineumin me gërshërë (!) që fëmija të dalë më shpejtë. Kjo quhet epiziotomi.

Foto: Epiziotomia

Pasi fëmija ka dalë gruas i bëhet një oksitocinë tjetër që placenta të dalë sa më shpejt. Mamia e nduk kordonin e prerë që të ndihmojë daljen e placentës. Kur placenta ka dalë mamia shtrydh barkun e nënës që të dalë gjaku. Pas pak vjen doktori bën anestezi lokale dhe fillon qepjen e epiziotomisë.

Gjatë javëve të para pas lindjes për shkak të epiziotomisë shumë gra mezi arrijnë të ulen nga dhimbja e plagës. Nëse penjtë janë të llojit që nuk shkrihet atëhere pas rreth një jave gruaja duhet të rikthehet në maternitet për të hequr penjtë. Për disa javë rresht gruaja duhet të kujdeset që epiziotomia të mos infektohet.

Një pjesë e grave nuk arrijnë ta lindin fëmijën në rrugë natyrale por lindin me operacion cezarian, nën anestezi lokale ose të përgjithshme; ose dalja e fëmijës në botë ndihmohet me vakum apo forceps.

Foto: operacioni cezarian

 

Foto: Forcepsi

 

Foto: Vakumi

Gjithashtu për gratë që kanë shumë dhimbje gjatë lindjes ka një gamë të gjerë qetësuesish deri tek epidurali.

Çdo ndërhyrje ka mundësi të krijojë efekte anësore, të cilat nga ana e tyre kërkojnë ndërhyrje shtesë me ilaçe apo pajisje. Kështu një grua me shëndet delikat mund të hyjë në një spirale ndërhyrjesh e ilaçesh nga e cila del me portofolin bosh dhe me trupin të bombarduar. Por gjithsesi del gjallë.

Disa nga efektet anësore të mundshme të ndërhyrjeve mjekësore:

Oksitocina: tek nëna: alergji, hemorragji postpartum, plasje e uterusit, aritmi, ndjenjë të vjellti, afibrinogenemia fatale, hematomë pelvike, vdekje.Tek fetusi: dëmtim të trurit, aritmi, hemorragji të retinës së syrit, vdekje, verdhëz të së porsalindurit.

Epiziotomia: traumë posteriore në perineum, dëmtim i sfinkterit anal (kjo jep probleme me defekimin), infeksion, dhimbje, hemorragji më e madhe gjatë lindjes, dobësim i muskujve të dyshemesë pelvike dhe pakësim i aftësive seksuale post-partum.

Anestezia epidurale: ulje e tensionit të gjakut, dhimbje koke, ngadalësim i lindjes, dridhje, ndjenjë të vjellti, dhimbje në kurriz, vështirësi në urinim; shtyrja e fëmijës nga nëna vështirësohet dhe nevojiten ndërhyrje shtesë; dëmtim i përhershëm i nervave në vendin ku është futur gjilpëra e epiduralit.

Operacioni cezarian: infeksion, tromboembolizëm, efekte anësore të anestezisë, rrezik i shtuar për placenta praevia, placenta accreta, etj.

Të gjitha ndërhyrjet e përshkruara më lart si oksitocina, epidurali, operacioni cezarian, epiziotomia etj. kërkojnë përdorimin e ilaçeve dhe të pajisjeve sintetike, të cilat prodhohen në proçese të automatizuara me ndihmën e nën-produkteve të naftës si burime energjie dhe si lëndë e parë.

Në librin “Lindja në epokën e plastikës”, gjinekologu përkrahës i lindjes natyrale, Michael Odent, përshkruan se sa plastika është bërë pjesë e përditshme e lindjes në maternitete.

Zakonisht gjatë lindjes gruaja nuk informohet për efektet e mundshme negative të ndërhyrjeve dhe nuk i merret mendimi nëse është dakort apo jo për këto ndërhyrje. Ato pak gra që kërkojnë informacion ose nuk pranojnë ndonjë ndërhyrje shpesh mund të hasin habi ose  përçmim për vetëbesimin e tepruar që tregojnë përpara doktorit.

Lindja është industrializuar në një farë mënyre.

Përpara kësaj gjendjeje aktuale të lindjes së “industrializuar” përkrahësit e lindjes natyrale kërkojnë që gjatë lindjes të minimizohet ndërhyrja mjekësore, përdorimi i ilaçeve dhe të preferohet përdorimi i metodave natyrale që ndihmojnë lindjen.

Kjo kërkohet në rradhë të parë për të përmirësuar cilësinë e lindjes, por me perëndimin e epokës së plastikës përdorimi i metodave natyrale të lindjes do të bëhet dhe një domosdoshmëri ekonomike.

Disa nga teknikat dhe praktikat që rekomandojnë përkrahësit e lindjes natyrale për të ndihmuar në një lindje me sa më pak ndërhyrje janë:

  • Ushqyerja e shëndetshme gjatë shtatëzanisë. Një grua e shëndetshme e përballon më mirë stresin e lindjes, lindja i shkon me më pak komplikacione dhe ka nevojë për më pak ndërhyrje.
  • Jeta aktive gjatë shtatëzanisë, ecja gjatë fazës së parë të lindjes. Në lindje fëmija nxirret nga forca e muskujve. Një grua me jetë aktive ka më shumë fuqi muskulore dhe zemër më të fortë për të përballuar stërmundimin e lindjes. Fëmija pozicionohet më mirë në uterus kur gruaja bën jetë aktive.
  • Ambjenti i qetë në lindje. Përdorimi i metodave relaksuese gjatë fazës së parë të lindjes si autosugjestioni, hipnoza etj. Ana psikologjike ka shumë rëndësi në përparimin e lindjes. Lindja është një proçes fiziologjik gjatë të cilit femra (e njeriut dhe e gjitarëve) në natyrë është më e ekspozuar ndaj sulmeve, prandaj është fenomen i vëzhguar në shumë kafshë dhe tek shumë njerëz primitivë që kur fillon lindja këto kërkojnë një vend të qetë për të patur dhimbjet e lindjes. Nëse këto shqetësohen gjatë lindjes, lindja ngadalësohet madje dhe ndërpritet. Një lindje e zgjatur është e rrezikshme për jetën e nënës dhe të fëmijës. Prandaj shpesh nënat këshillohen që një pjesë të mirë të dhimbjeve të lindjes ti kalojnë në shtëpi.
  • Në fazën e dytë të lindjes, pra kur ndodh shtyrja e fëmijës rekomandohet përdorimi i pozave ku shtyrja është më efikase (ndryshe nga lindja e industrializuar ku shtyrja bëhet gjithmonë në kaluç) si psh. në gjunjë, në këmbë, në duar e këmbë etj. Një pozicion i mirë mund të shmang nevojën e epiziotomisë.
  • Ndërhyrjet me oksitocinë, epiziotomi, operacion etj. duhen kryer në raste të justifikuara dhe jo si ndërhyrje rutinë.
  •  etj.etj.

Në librin e tij “Labour among primitive people” (Lindja në popujt primitivë) doktori George Engelmann përshkruan metodat e përdorura nga popujt primitvë gjatë lindjes dhe se si një pjesë e tyre kanë dhe shpjegim shkencor. Ai tregon se lindja në gratë primitive është më e shkurtër, me më pak dhimbje dhe me më pak komplikacione se në gratë e qyteteve moderne, të cilat janë delikate dhe shëndetliga.

Dr.  Ferdinand Lamaze, Robert Bradley, Michael Odent janë disa nga gjinekologët e dëgjuar që rekomandojnë përdorimin e metodave natyrale për të ndihmuar lindjen.

 

Burime:

Metoda Bradley e lindjes: http://www.bradleybirth.com/

Metoda Lamaze e lindjes: http://www.lamaze.org/

Libri “Labour among primitive people”: http://etext.virginia.edu/toc/modeng/public/EngLabo.html

Libri: “The farmer and the obstetritian”, Michael Odent, http://www.goodreads.com/book/show/1349659.Farmer_and_the_Obstetrician

Libri: “Childbirth in the age of plastics”, Michael Odent http://www.amazon.co.uk/Childbirth-Age-Plastics-Michel-Odent/dp/1905177542

http://www.bmj.com/content/335/7628/1003.full

http://www.radcliffe-oxford.com/books/samplechapter/5545/11-2e8f624rdz.pdf

http://www.drugs.com/pro/oxytocin.html#AR

http://www.fastbleep.com/medical-notes/o-g-and-paeds/16/36/504

http://www.americanpregnancy.org/labornbirth/epidural.html

 

 

About these ads
This entry was posted in Shendeti pa ilace. Bookmark the permalink.

One Response to Lindja e industrializuar dhe lindja natyrale

  1. Daniella says:

    Daniella – Are you an Indian Cricket fan looking for books
    on Indian Cricket online. With great strength in the hand
    and grip, you can easily go for a full swing
    with the bat. This is a crucial goal for one’s batting and fielding.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s