Si te mbrohemi nga shiu pa cader

Përgatiti: Rita Strakosha

Çadrat që përdorim sot bëhen me material sintetik. Një ndër komoditetet e shumta që na ka siguruar nafta. Një mall që shpesh bëhet shkak frustrimi sepse prishet shpejt ose harrohet lehtë.

Si mund të mbrohemi nga shiu në mungesë të saj?

Çadrat kanë ekzistuar përpara shekullit të 19-të, por ishin të rralla dhe të rezervuara për klasat e pasura. Bëheshin me materiale si lëkura, letra, druri. Në Japoni cadrat bëheshin prej letre të lyer me bojë mushmolle dhe të tymosur. Boja e mushmollës ka shumë tanine (ndjenjën e rrudhjes në gojë kur hamë mushmollë e japin taninet)që e bëjnë letrën rezistente ndaj lagështirës. Tymosja e shton rezistencën. Procesi i bërjes është i gjatë, ndoshta në një postim tjetër do të shkruaj më gjatë për cadrat e shiut prej letre.

Zgjidhja më e thjeshtë dhe më e lirë në mungesë të çadrës është: kapelja për kokën dhe veshjet e leshit për trupin.

Leshi është material që e mban trupin ngrohtë edhe kur është i lagur. Ka gjuetarë që preferojnë të dalin për gjah, në mot të keq, të veshur me lesh në vend të veshjeve sintetike të ofruara nga dyqanet e posaçme.

Leshi i dërstiluar mirë si psh. tekstili melton që përdoret për pallto dhe xhaketa jo vetëm që mban ngrohtë edhe kur është i lagur por edhe laget me vështirësi dhe është pak i përshkueshëm nga uji.

Foto: Pallto me copë melton

Në mesjetë në kohë me shi njerëzit vishnin pelerina leshi, siç mund të keni parë në filmat ku ngjarjet zhvillohen në atë kohë.

Një bluzë leshi, geta, çorape leshi mund të mjaftojnë për të ngelur ngrohtë megjithëse i lagur.

Në verë kuptohet leshi nuk është zgjidhje, por në verë ka më pak mundësi që nga lagja në shi të ftohemi.

Kurse për mbrojtjen e kokës nga shiu mund të përdorim kapele. Kapelet e shiut mund të jenë prej leshi, kashte etj. Kapelet prej leshi të dërstiluar mirë (melton psh.) janë pak të përshkueshme nga uji.

Foto: kapele leshi

Foto: Kapele kashte

Versioni sintetik më i lirë se cadra për mbrojtjen nga shiu është mushamaja.

Foto: Mushama per shi

Burimet:

http://adventure.howstuffworks.com/outdoor-activities/hiking/wool-when-wet1.htm

http://www.ifish.net/board/showthread.php?t=218005

This entry was posted in Vetemjaftueshmeria, Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s