Kepucet e lira me materiale natyrale

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Këpucët (këtu po kuptoj dhe sandalet) sot prodhohen kryesisht me materiale sintetike, nënprodukte të naftës. Janë pjesa e veshjes që sugjerojnë më shumë statusin shoqëror të mbajtësit të tyre; kur i blejmë lirë ndodh shpesh që e kanë jetën të shkurtër dhe atëhere kur nuk e presim na lënë në baltë.

Këpucët prodhohen dhe nga materiale natyrale. Vështirësia kryesore është gjetja e materialeve natyrale të përshtatshme për shollën e këpucës e cila është në kontakt me tokën. 3 janë materialet kryesore natyrale në Europë me të cilat bëhen sholle këpuce: dërrasa, fibra natyrore (si kashtë, litarë kërpi etj), lëkura natyrale.

Në vendet tropikale rriten bimë që prodhojnë gomë natyrale me shumicë dhe kjo përdoret për të bërë shollë këpuce. Në Evropë ndër bimët që prodhojnë gomë natyrale me shumicë është rradhiqja, por goma e kësaj ngrin shpejt pas prerjes dhe nuk mund të përdoret. Po bëhen studime për modifikimin gjenetik të saj që goma të jetë e përdorshme në industri.

  • Këpucët me shollë dërrase: nallanet. Në tregun shqiptar shiten nallane. Në pamje të parë dallohen nga këpucët e tjera nga perçinat. Këto kanë pjesë të sipërme prej lëkure ose cope (ndër modelet e vjetra ka dhe nallane plotësisht prej druri). Janë të mira në kohë të ftohtë dhe me shi. Me riparime nallanet mund të zgjasin për 12 vjet.

Foto: Këpucë nallane

Proçesi i prodhimit artizanal të nallanes është pak a shumë si vijon:

Përdoret dru që nuk thyhet kollaj por dhe që mund të gdhendet mirë. Llojet e pemëve druri i të cilave përdoret për të bërë nallane janë: verri, mështekna, shelgu, qershia, ahu, panja, plepi etj. Druri i verrit konsiderohet i mirë për nallanet në qytete sepse është më i butë, kurse ka të metën që kalbet shpejt.Nallanet prej panje rrojnë më gjatë, kurse ahu përdoret kryesisht për nallanet që skaliten me makina.

Priten trungje jo më të trasha se 60 cm, në gjatësi të përshtatshme për nallanet, zakonisht në 4 kategori gjatësish: “masë burrash”, “masë grash”, “e mesme”, “masë fëmijësh”. Në masa standarte priten kur këpucët prodhohen në masë, kurse këpucarët me porosi zakonisht marrin masën e këmbës dhe e presin shollën sipas masës.

Trungu pritet në blloqe nga të cilat do të skaliten shollët.

Blloku i drurit skalitet në sholl me thika të posaçme (thikat profesionale shpejtojnë proçesin e skalitjes) menjëherë pas prerjes. Sholli lihet të thahet përpara se ti gozhdohet lëkura, sepse gjatë tharjes humbet në vëllim. Kur nallanet prodhohen në fabrikë ato thahen deri në disa muaj përpara skalitjes.

Foto: Thika kryesore e këpucarit të nallaneve

Foto: 3 llojet e thikave të vecanta që përdoren nga këpucarët e nallaneve. Nga e djathta në të majtë: Thikë për skalitjen, thika e mesit për skalitjen e pjesës së sipërme të shollës, kurse thika e tretë përdoret për skalitjen e kanalit ku fiksohet lëkura.

Doreza e gjatë e thikës kryesore mundëson prerje të shpejta dhe të fuqishme.

Në videon http://www.youtube.com/watch?v=dt5BLJhiMO0&feature=related mund të shikoni si skalitet nallanja me dorë.

Foto: Stivë me blloqe nallanesh duke u tharë përpara dërgimit të tyre në fabrikat e këpucëve

Në të kaluarën, shpesh në pjesën e përparme dhe në thëmbrën e shollës nallaneve u vihej një metal i vogël i cili e ngrinte këpucën nga sheshi dhe rriste fërkimin me tokën.

 

Foto: Modele hekurash nallanesh. Hekuri i madh vihej në pjesën e përparme të këpucës, hekuri i vogël në thembër.

Sot në vend të hekurit u vihet një shtresë plastike.

Lëkura pritet si për këpucët e zakonshme, pjesët e veçanta (nëse ka) qepen me njëra-tjetrën me pe të lyer me dyll (nëse është pe natyral, për ta ruajtur nga lagështira) dhe lëkura fiksohet pas dërrasës me gozhdë me kokë të sheshtë. Më parë goxhdët mbuloheshin me një rrip lëkure që ti mbronte nga lagështira.

  • Këpucët prej fibre natyrale

Sholla e këtyre bëhet prej litari kërpi, jute etj., ose prej kashte.

Foto: Sandale me shollë prej kashte

Këpucë tradicionale prej fibre në europë janë espadrilet.

Këpucët espadrile: Si sholla dhe pjesa e sipërme bëhen prej fibrash. Përdoren në kohë të thatë.  Janë këpucë që përdoren gjerësisht në Spanjë dhe Francë, në verë.

Foto: Këpucë espadrille

Ato datojnë që para 4000 vjetësh por u përhapën gjerësisht në shekullin e 19-të. Janë këpucë që stilohen dhe nga stilistë të famshëm si Yves Saint Laurent dhe vishen nga aktore si Jennifer Aniston.

Si bëhen espadrilet?

Fija që do përdoret për të bërë shollën bëhet gërshet në litar. Në punishtet e espadrileve për bërjen e gërshetës përdoret makinë e posaçme (kjo shpejton proçesin, gërsheti mund të bëhet dhe me dorë). Litari mblidhet kutullaç në formën e këmbës.Pas kësaj sholla qepet.

Videoja http://www.youtube.com/watch?v=c2DTEEdWgIM (titulli i videos: The art of sewing the soles of the espadrilles in Spain – Alpargatas suelas) tregon si qepet sholla.

Videoja http://www.youtube.com/watch?v=qZDU9R8_ycM tregon si qepet pjesa e sipërme e këpucës (copa) ndaj shollës.

Sholla e këpucës së majtë bëhet njësoj si e këpucës së djathtë.

Që këpuca të mos dalë lehtë nga këmba espadrilet bëhen dhe me kordele. Që sholla të jetë më jetëgjatë, në punishte i gomojnë. Kurse në kohët e vjetra i lyenin me katran.

  • këpucët prej lëkure natyrale.

Foto: këpucë prej lëkure, të tipit mokasin

Materiali është natyral por që sigurohet me vështirësi sepse është i shtrenjtë.

Burimet:

http://www.clogmaker.co.uk/

http://www.clogger.eu/

http://www.heritagecrafts.org.uk/video.html

http://www.loveclogs.co.uk/clogs_articles.htm

http://www.gaston-espadrille.com/lang-en/content/8-comment-fabrique-t-on-une-espadrille.

http://chrisbrady.itgo.com/clogmaker/clogmaker1.htm

http://dunkerley-tuson.co.uk/william_tuson.aspx

http://en.wikipedia.org/wiki/Espadrille

This entry was posted in Vetemjaftueshmeria, Zeje veshmbathjesh. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s