Tregetia pa para: barteri (kleringu)

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Kriza ekonomike që po shkakton piku i naftës po sjell pasiguri në vlerën e parasë dhe për disa monedha si euro po ka pasiguri dhe për vetë ekzistencëne tyre.

Në jetën e përditshme duket sikur paraja po ikën gjithmonë e më shumë nga qarkullimi. Nuk arrij të shes apo jap me qira, sepse njerëzit nuk kanë para. Në të njëjtën situatë mund të ndodhen shumë njerëz.  Tregëtia ngathtësohet shumë megjithëse mallra vazhdojnë të prodhohen dhe nevojë për tregëti ka.

Në reçesion dhe pasiguri ekonomike barteri, një mënyrë e vjetër tregëtie mall me mall, del prapë në modë. Barteri përdoret si në vendet e varfra ashtu dhe në vendet e zhvilluara, bëhet nëpërmjet kontaktit direkt apo duke përdorur teknologjinë e Internetit.

Barteri nuk mund të manipulohet si paraja zyrtare me inflacion, hiperinflacion, deflacion, fallcifikim etj.

Ka forume shqiptare online ka mundësohet barteri, shikoni psh. http://www.iep-al.org/forum/viewforum.php?f=42&sid=39fd680cb4286143e2fb450aa4864dc9.

Më poshtë mund të gjeni disa shembuj praktikë se si funksionon barteri (nga më i thjeshti tek më i ndërlikuari).

  • Sistemi më i thjeshtë i barterit është shkëmbimi direkt mall me mall. Lista më poshtë është një listë barteri e shpallur në spitalin Chidamoyo, në Zimbabve, për pacientët e tyre ruralë, ku thuhet:

RAPORTET E KËMBIMIT TË BARTERIT,

2010,

ME EFEKT TË MENJËHERSHËM

Dollarë
Fara luledielli (një kovë) 2
Fara soje (një kovë) 3
Nyemba (një kovë) 4
Misër 2
Bizele 10
Kikirika 4
Pula 3
Dhi 15
Derra 40
Nyimo 4
Pula e detit 6
Dele 20
Mombe 150

Pra spitali i ka vënë një vlerë në dollarë shërbimeve të veta mjekësore dhe pranon pagesën në natyrë si psh. me fara luledielli apo pula.

Sipas kronikës:

“Njerëzit janë vënë në rradhë në verandën e spitalit të misionit amerikan, të ardhur nga larg, duke pritur me mall në dorë në këmbim të vizitës tek doktori dhe të ilaçeve, me pula në duar, dhi dhe kova me misër. Por ka më shumë me thasë me kikirika në kokë.

Magazina e lartë e spitalit tani është mbushur me një kodër të madhe kikirikash të paqëruar. Spitali bën vaj kikiriku prej tyre dhe e përdor në supën e mëngjezit, për zemër dhe në supat me perime të drekës.

“Po ofrojmë shërbimet mjekësore në shkëmbim të kikirikave!” thotë Kathy McCarty, një infermiere nga Kalifornia e cila ka që në 1981 që punon në këtë spital 50 km larg rrugës më të afërt të asfaltuar.”

Zimbabve është ndër vendet e para të prekura keq nga piku i naftës dhe zakonisht sillet si shembull si një shtet i dështuar që nuk e ka përballuar dot këtë sfidë.

Ka disa mallra që për shkak të cilësive të tyre (përdoren në shkallë të gjerë, të domosdoshme për çdo familje, nuk prishen lehtë etj.) preferohen për barter.

Si mallra të preferuar për barter kanë qenë drithërat, kripa, lëkura etj. Këto kanë funksionuar si kvazi-para në kohët e vjetra. Në rastin tonë për barter është përdorur kryesisht kikiriku.

  • Barter me ndërmjetësi. Shitja dhe blerja ndërmjetësohen nga një palë e tretë. Roli i ndërmjetësit është të gjejë blerës për ata që duan të shesin dhe anasjelltas.
  • Bursat e barterit. Shitësit dhe blerësit janë anëtarët e bursës. Çdo anëtar ka llogarinë e vetë në bursë, sa herë që shet llogaria i kreditohet me vlerën e tregut të mallit të shitur, sa herë që blen llogaria i debitohet me vlerën e tregut të mallit të blerë. Llogaria kreditohet ose debitohet me para barteri (jo paraja zyrtare). Paraja e barterit është një lloj premtimi për dorëzim sendi ose shërbimi me kërkesë.  Nuk është e nevojshme që shkëmbimi i mallrave të ndodhë njëkohësisht. Bursa mban llogaritë e anëtarëve të saj dhe bën kleringun e shkëmbimeve. Llogaritë mund të mbahen dhe elektronikisht dhe tregëtia të bëhet online.

Shkëmbimet barter tatohen njësoj si tregëtia ku paguhet me kesh. Tatimet paguhen me paranë zyrtare, prandaj aktualisht barteri i kryer në kuadrin e një aktiviteti ekonomik nuk e shmang plotësisht nevojën e disponimit të parasë zyrtare.

Në kohët e feudalizmit kur keshi ishte me pakicë edhe “shteti” (feudi) paguhej me mall.

Përpos barterit njihet si përgjigje ndaj krizës ekonomike edhe emetimi i monedhave lokale, psh. ne rang qyteti. Disa qytete tranzicioni po nxisin rilokalizimin e ekonomive të tyre-kështu po i paraprijnë dhe rilokalizimit të detyruar nga pakësimi i naftës- duke emetuar monedha lokale.

Ja një shembull barteri nga Greqia në krizë (nga http://robinwestenra.blogspot.com/2011/11/greek-transition-towns.html):

Volos, 30 Nëndor 2011

“Është e dielë në Volos, një fshat bregdetar buzë një gjiri të madh në Greqinë qendrore. Peshkatarët tregojnë peshkun e kapur: merluc, sardele dhe oktapod.

Çmimet kanë rënë shumë, por blerës prapë pak ka.

Peshkatari Kristo Jegandaqis qesh me dhimbje. Ai thotë se biznesi po shkon kaq keq, sa duhet filluar këmbimi i sendeve.

“Më jep dy kile patate, të të jap një kile peshk,” thotë ai.”Pse jo?”

Në fakt, shumë njerëz në Greqinë e zhytur në borxhe-ku masat radikale të kursimit kanë sjellë papunësi të lartë, falimentim biznesesh dhe pakësim të kredidhënies-po e bëjnë këtë: po i rikthehen një forme më të thjeshtë tregëtie, barterit. Në Volos, një sistem i ri barteri po krijon një ndjenjë të re bashkimi.

Në kërkim të autosufiçencës

Në mitologjinë greke, Jasoni u nis me vela nga Volosi në kërkim të flotës së artë. Deri kohët e fundit qyteti me 100,000 banorë ishte nga më të industrializuarit në Greqi.

Por reçesioni goditi fabrikat e tij të çimentos dhe çelikut, dhe tani papunësia është 20 %-më e lartë se mesatarja e vendit.

Dyqani dhe zyra e një veterineri vendas shërbejnë si qendra jozyrtare e qytetit. Në këtë kohë krize banorët e Volosit vijnë jo vetëm për kafshët e tyre por dhe për të shkëmbyer këshilla dhe informacione.

Mësuesja Aleksandra Çaburis beson thellë në autosufiçencën, sikurse prindërit e sajë bënë gjatë luftës së dytë botërore.

“Nëse ke një kopësht, kultivon, kursen, nëse heq dorë nga konsumi, vetëm kështu” thotë ajo.

Liana Papanaum, e cila humbi punën si sekretare, ka zgjedhur një mënyrë më bashkëpunuesee për të plotësuar nevojat e saj.

“Psh, kam komshi një çift të ri, që ka dy fëmijë të vegjël. U them, “A mund të më ndihmoni me hekurosjen e rrobave, në këmbim u mësoj anglisht fëmijëve?” thotë ajo.

Rritja e rrjetit të barterit

Volosi është një ndër qytetet greke me një rrjet formal barteri, i cili përdor Njësinë Alternative Lokale, ose TEM-in si monedhë lokale.  Një TEM është ekuivalent me një euro.

Njerëzit regjistrohen falas në faqen e internetit të rrjetit të barterit. Aty mund të lajmërojnë për çfarë shesin dhe çfarë duan si shkëmbim. Anëtarët shkëmbejnë mallra dhe shërbime- psh. leksione në anglisht, kompjuter, përkujdesje për fëmijë; punime hidraulike, vizita mjekësore dhe përdorim makine- gjatë kësaj grumbullojnë kredite TEM në një llogari onlain.

Ka dyqane që pranojnë TEM-et, si kupona, të ngjashëm me çeqet.

Oftalmologja, Klita Dimitriadis shpjegon si funksionon. Kur shet një palë syze 100 euro, 30% të pagesës e merr në monedhën alternative. Ka nevojë për 70 eurot sepse duhet të paguajë punonjësit, taksat dhe qiranë.

Monedhën TEM e shpenzon në tregun mujor fshatar, apo në shkëmbim të shërbimeve të tjera..

Gjatë vitit të kaluar, numri i anëtarëve të rrjetit TEM është rritur nga disa dhjetëra në 500 dhe lëvizja ka tërhequr vëmendjen e Athinës. Në shtator parlamenti aprovoi një ligj që u jep rrjeteve të barterit status OJF-je.

Mbështetje ndaj shtetit social

Bashkia e Volosit e mbështet aktivisht rrjetin e TEM-it. Kryetari i bashkisë Panos Skotiniotis thotë se iniciativa si kjo janë shumë të vlefshme në një kohë krize kur shumë përkrahje sociale po zhduken.

“Kjo është një mbështetje ndaj shtetit social, prandaj bashkia po e përkrah dhe dëshiron të rritet,” thotë ai.

Bashkia ka printuar fletëpalosje ku shpjegon barterin dhe ka promovuar diskutime midis ekspertëve.

Kristo Papajoanu-një nga themeluesit e rrjetit TEM-thotë se sa më shumë thellohet kriza, aq më shumë hutohen dhe nuk dinë çfarë të bëjnë njerëzit.

“Kur humbasin vendet e punë, e gjithë bota u përmbyset, duhet të gjejnë besim në vetvete, jo në pushtetin e parasë dhe të punëdhënësit,” thotë ai.

Gjithmonë e më shumë njerëz po i bashkohen rrjetit, thotë Papajoanu, sepse u jep një ndjenjë përkatësie dhe vetërespekti. ”

Burimet:

http://en.wikipedia.org/wiki/Barter

http://www.nytimes.com/2010/12/19/world/africa/19zimbabwe.html

http://peakoildebunked.blogspot.com/2005/10/135-barter-system.html

http://www.barternews.com/selling_futures_barter_your_future_production_or_services.htm

This entry was posted in Financat. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s