Ne vend te furces plastike & kolinozit te dhembeve

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Sot dhëmbët i lajmë me furçë, që është krejtësisht plastike, dhe me pastë dhëmbësh (pjesërisht sintetike).

Alternativat ndaj furçës plastike janë (po i rendit nga më e lira tek më e shtrenjta):

  • Pëlhura. Fërkimi i dhëmbëve me pëlhurë sot këshillohet kryesisht për fëmijët e vegjël. Më parë pastrimi i dhëmbëve me pëlhurë, zakonisht copë leshi, praktikohej gjerësisht. Copa e leshit është e mirë për fërkim sepse është e ashpër.
  • Cipal druri (miswak).

Foto: Cipali-furçë

Në shumë vende të botës, sidomos ato myslymane në vend të furçës është përdorur dhe përdoret cipali. Merret një cipal i gjatë, pak a shumë sa një laps, të cilit i kafshohet fundi derisa ky të bëhet fije-fije si furçë. Fundi i fijosur përdoret në mënyrë të ngjashme me furçën. Përpara përdorimit (në darkë psh.) koka e cipalit vihet në ujë që të jetë e butë. Herë pas here koka i shkurtohet që të ruhet higjena.

Disa pemë janë më të përshtatshme se të tjerat për bërjen e cipalit-furçë, psh. nga llojet që rriten dhe në Europë preferohen druri i ullirit, i arrës etj. Këto bimë kanë dhe efekte antiseptike si dhe rrudhëse (në sajë të taninave).

Për bërjen e cipalit mund të përdoren rrënjë ose degë.

Organizata Botërore e Shëndetit në vitin 1986 e ka këshilluar përdorimin e cipalit për pastrimin e dhëmbëve.

  •  Furça prej druri dhe qimesh kafshësh, ose prej kocke dhe qimesh kafshësh.

Foto: Furçë me bisht druri dhe me qime vjedulle

Foto: Furça me bisht prej kocke

Në shumë produkte, druri mund të bëhet zëvendësues i plastikës kur kjo të shtrenjtohet. Druri është një zgjidhje e mirë nëse në përpjekje për sigurimin e tij nuk rrafshohen pyjet, traditë moderne shqiptare😦.

Pasta e dhëmbëve ka efekt antiseptik. Rolin e saj mund ta luajnë gargarat me bimë mjekësore antiseptike, antiinflamatore. Libri “Bimët Mjekësore në Familje” këshillon si bimë mjekësore për gojën ndër të tjera bishtamithin, boronicën, limonin, rozmarinën, sherbelën etj. Burime të tjera përmendin shpesh edhe menten.

Në recetat e vjetra përmenden dhe uthulla, kripa, mjalti në pastrimin e dhëmbëve. Limoni, uthulla, kripa janë gërryese. Përdorimi i tyre i shpeshtë mund të shkaktojë probleme me dhëmbët.

Burimet

http://www.gallowglass.org/jadwiga/herbs/teeth.html#Tooth-whitening_wash

http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/ency/article/002061.htm

http://azurastorch.blogspot.com/2009/07/natural-teeth-cleaning.html

http://en.wikipedia.org/wiki/Miswak

http://1000gooddeeds.com/2009/08/27/7-use-a-miswak/

This entry was posted in Higjena natyrale, Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s