Cfare do te ndodhe me rruget

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Mirëmbajtja e rrugëve kërkon energji dhe lëndë të parë, të dyja këto pritet të jenë në pakësim vit pas viti.

Pas pikut të naftës dhe pikut të borxheve ndoshta së shpejti do të shohim dhe pikun e rrugëve.  Shqipëria ka burime të mira bitumeni dhe ndoshta nuk do të preket shpejt nga problemi i asfaltimit të rrugëve, por ka vende të tjera që po preken që tani.

Le të shohim çfarë po ndodh në SHBA:

http://online.wsj.com/article/SB10001424052748704913304575370950363737746.html

“Rrugët duke u shkatërruar: qytetet prishin asfaltin; asfalti zëvendësohet me çakullin, që është më i lirë, po kthehemi në epokën e gurit”

Nga LAUREN ETTER

Dan Koeck for The Wall Street Journal

Një ekip pune në Jamestown, N.D., ku riparim rruge do të thotë copëtimi i asfaltit që ti ngjajë çakullit.

SPIRITWOOD, N.D.—Një makinë e madhe e verdhë nget ngadalë përgjatë rrugës Old Highway 10 në një sfond pranveror që duket po aq normal sa misri aty ngjitur që valëvitet në fllad. Por makina nuk po shtron bitum avullues, ajo po copëton në copëza asfaltin e rrugës.

“Kur bashkitë kishin para me shumicë, ato shtruan shumë rrugë në përpjekje për tu lehtësuar jetën banorëve të zonës,” thotë përgjegjësi i rrugëve në bashkinë Stutsman,  Mike Zimmerman, duke kaluar nëpër duar çakullin e zi dhe të pluhurt. “Tani po kanë probleme.”

Jashtë kësaj zone të qytetit, me popullsi 78 banorë, një seksion rruge 15 km i gjatë ishte dëmtuar kaq shumë sa banorët tregonin se kishin parë rosa të notonin në gropat e rrugës, thotë Zimmerman. Me amortizimin e rrugës, kostua e riasfaltimit të saj u rrit shumë. Vitin e kaluar bashkia shpenzoi 400,000 dollarë për një makinë miksere rrotulluese RM300 Caterpillar që të grinte asfaltin, kështu rruga tani ngjante më shumë me monopatin e vjetër që kishte qenë më parë.

Rrugët e asfaltuara, emblema historike të suksesit amerikan, po rripen në gjithë Amerikën rurale dhe po zëvendësohen me çakull apo sipërfaqe të tjera të ashpra për shkak të problemeve të bashkive me kufizimet në buxhet dhe të pakësimit të të ardhurave të shtetit dhe të qeverisë federale. Fondet për rrugët lokale u shkurtuan në shumë vende për shkak të problemeve buxhetore.

Mbikëqyrësi i projektit, Jerry Brickner, vizitoi një rrugë vendore, në Jamestown, N.D.,  të kthyer së fundmi në çakull.

Makinat e rënda në Jamestown, N.D., po copëtojnë asfaltin e shtratit të rrugëve, po nivelojnë rrugën dhe po e shtrojnë prapë asfaltin e copëtuar. Kështu rruga ka një shtresë të re.

Në Miçigan, të paktën 38 nga 83 bashkitë e saj, në vitet e kaluara kanë kthyer një pjesë të rrugëve të asfaltuara në çakull. Vitin e kaluar Dakota Jugore ktheu të paktën 150 km rrugë të asfaltuar në çakull. Bashki në Alabama dhe Pensilvani i kanë kthyer rrugët e asfaltuara në rrugë me përzierje asfalti (‘cheapseal road’), që njihen dhe si ‘asfalti i të varfërve”. Disa bashki në Ohio thjesht po i lënë rrugët të gërryhen derisa të dalë zhavorri.

Kjo ka zemëruar disa banorë për shkak të pluhurit mbytës dhe të guriçkave që kërcejnë mbi xhama, mos të flasim për shkundjet nga çakulli.

Por taksat e larta të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve janë po aq të papëlqyera. Në qershor, banorët e bashkisë Stutsman refuzuan rritjen e taksave mbi pasurinë dhe të TVHS-së, që do të kishin siguruar më shumë të ardhura për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Do preferoja që fëmijët e mi të udhëtojnë në rrugë çakulli sesa të paguajnë taksa më të larta”, thotë Bob Baumann.

Riparimi i rrugëve të asfaltit është i shtrenjtë sot, sepse çmimi i çimentos së asfaltit, një material fosil që përzihet me zhavorr për të bërë asfalt, është më shumë se dyfishuar në 10 vitet e kaluara. Çakulli është alternativë më e lirë kur rruga e asfaltuar prishet kaq shumë sa ka nevojë për riparim të përgjithshëm.

“Shumë nga këto rrugë janë prishur në atë shkallë sa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthehen në çakull,”thotë Larry Galehouse, drejtor i qendrës kombëtare për ruajtjen e rrugëve në universitetin publik të Miçiganit. “Megjithatë, po lëmë  një trashëgimi të keqe për brezat e ardhshëm”.

Disa ekspertë paralajmërojnë se rrugët e çakullit dalin më të shtrenjta se asfalti i mirëmbajtur sepse çakulli ka nevojë për nivelim dhe sheshim. Rruga e çakullit nuk është “e lirë”, thotë John Habermann i universitetit Purdue, i cili së fundmi organizoi një seminar mbi ringjalljen e rrugëve të çakullit, me titull “Drejt epokës së gurit”.

Asfaltimi u bë popullor në fillim të shekullit të 20 kur numri i makinave u rrit dhe u përhap më shumë kur qeveria federale ndërtoi sistemin e autostradave ndërshtetërore.

Gjatë viteve, shumë nga rrugët dykalimshe që lidhin rrugët rurale me qytetet e mëdha janë dëmtuar nën trafikun në rritje dhe peshën e autokombajnave, kamionëve të druve dhe makinave të tjera të rënda.

Frederick Wachtel, inxhinjer bashkie në bashkinë Coshocton, Ohio, thotë se buxheti i tij, që mbulohet kryesisht nga taksat e karburantit dhe tarifat e regjistrimit të makinave, ishte 5% më pak vitin e kaluar, pakësimi i parë në rreth 20 vjet. Tani disa rrugë po i lë të rikthehen në gjendje natyrale… .”

Bashkitë lënë një pjesë të rrugëvë të asfaltuara të kthehen në çakull

Nga Charles Taylor, gazetar, 13 Dhjetor 2010

Disa bashki në gjithë vendin po kthehen në epokën e gurit-po kthejnë rrugët e asfaltuara në rrugë çakulli, apo po mendojnë të bëjnë diçka të tillë-për shkak se rritja e shpenzimeve i perngon të mirëmbajnë rrugët e asfaltuara.

Bashki në Iowa, Miçigan, Kaliforni, Dakota e Jugut, kanë vendosur të ndërpresin mirëmbajtjen e një pjese të rrugëve të asfaltuara si dhe të kthejnë një pjesë të tyre në rrugë çakulli.

“Në dhomat e komisioneve lokale apo në këshillat bashkiakë, në zyrat e këshillave të ndryshëm, problemi ekonomik ka gjithmonë prioritet. Kur nuk ke mundësi të mirëmbash rrugët mirë kërkon për zgjidhje tjetër”, thotë Ken Skorseth, një ekspert kolegët e të cilit e e quajnë Zoti Rruga e Çakullit. Ai është autori kryesir i udhëzuesit të Drejtorisë Federale të Rrugëve mbi rrugët e çakullit “Mirëmbajtja e rrugëve të çakullit dhe projektimi i tyre”.

Kostot nga shteti në shtet ndryshojnë, si shembull në Dakotën Jugore 15 cm shtresë çakulli mund të vendosen për koston e 2 cm asfalti.

Inxhinjeri i bashkisë Washington, Iowa, David Patterson, thotë, “Aftësia jonë për të mirëmbajtur rrugët është pakësuar, veçanërisht 10-20 vjetët e fundit sepse kemi patur rritje të shpenzimeve dhe pakësim të fondeve”. Janë rritur çmimet e asfaltit, produkt nafte, çmimi i të cilit ndryshon me çmimin e naftës. Pakësimi i të ardhurave vendore ka shoqëruar reçesionin ekonomik në gjithë vendin.

Në bashkinë Sonoma, Kaliforni do të duheshin 55 milion dollarë në vit për të mirëmbajtur rrjetin aktual të rrugëve, sipas zyrtarëve të bashkisë. Por bashkia mund të financojë vetëm 5 milion dollarë çdo vit me të ardhurat aktuale që ka.

Prandaj muajin e kaluar, këshilli mbikëqyrës, duke ju referuar nevojës ekonomike  vendosi të krijojë prioritetet dhe nga 1384 milje rrugë do të mirëmbajë vetëm 150 milje, ose 11 %. Rrugët me prioritet janë rreth 30 rrugë të zgjedhura sipas 3 kritereve: rrugët që janë pjesë e sitemit federal të rrugëve, rrugët që konsiderohen të rëndësishme për rajonin dhe ku ka një trafik mesatar prej 5000 udhëtimesh në ditë.

“Nuk po themi se po i braktisim rrugët. Është e qartë se siguria rrugore është gjithmonë prioriteti kryesor,” thotë Phil Demery, drejtori i punëve publike dhe transportit në bashki. Ai është gjithashtu presidenti i shoqatës kombëtare të inxhinjerëve të bashkive këtë vit dhe shikon tendenca të ngjashme në të gjithë vendin. Bashkia do të vazhdojë të bëjë riparimet më të domosdoshme edhe në rrugët pa prioritet. .

Pakësimi i buxhetit të bashkisë për mirëmbajtjen e rrugëve vjen kryesisht nga pakësimi i taksave mbi karburantin, të cilat nuk janë indeksuar në nivel federal që nga viti 1994, si dhe për shkak të një formule federale financimi e cila favorizon zona më urbane se bashkia Sonoma, thotë ai. Gjithashtu, automjetet më efiçente përdorin më pak benzinë, prandaj mblidhet më pak taksë mbi benzinën, dhe me ekonominë aktuale, njerëzit ndoshta po ngasin më pak, shton ai….

http://www.naco.org/newsroom/countynews/Current%20Issue/12-13-10/Pages/Countiesturnsomepavedroadsbacktogravel.aspx

This entry was posted in Transporti. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s