Kursimi i energjise ne ndricimin e rrugeve

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Foto: duke hequr llampat e rruges

Ndriçimi i rrugëve natën është një shërbim nga shteti i cili ka kosto të konsiderueshme dhe në kushtet e një buxheti të kufizuar dhe që do të kufizohet më shumë konkurron me shpenzimet e tjera të cilat janë më të domosdoshme. Çfarë mund të bëhet në lidhje me llampat e rrugës përveçse përdorimit të llampave efiçente? Le të shohim në lajme se çfarë po bëhet në disa qytete anglishtfolëse.

Në Rockford, SHBA, 11 Gusht 2011

“900 llampa rruge të hequra deri tani në bazë të planit të të Rockford-it për shkurtimin e shpenzimeve

Nga  Corina Curry

ROCKFORD — Nëpunësit e bashkisë dhe kompania ComEd kanë bërë deri tani 1/3 e punës për largimin e 2400 llampave të rrugës deri në fund të vitit, duke kursyer kështu 500,000 USD në shpenzimet për dritat dhe pakësuar “smog”-un e dritës natën me 17 %.

Ka qenë një punë e gjatë dhe e lodhshme që ka hasur kritika pavarësisht përpjekjeve të Departamentit të Punëve Publike të bashkisë për të sqaruar të moshuarit dhe banorët, disa prej të cilëve thonë se ndjehen më të sigurtë me drita, megjithëse të dhënat mbi krimet nuk e mbështesin këtë mendim.

“Banorët më thonë se nuk janë në gjendje të shikojnë rrugën kur kthehen natën në shtëpi për shkak të errësirës së madhe” thotë Linda McNeely, D-13. “Ata nuk duan që dritat të hiqen.”

Shumë letra drejtuar gazetës “Register Star” në vitin e kaluar kanë shprehur të njëjtat shqetësime, por ka të tjerë të cilët e kuptojnë dhe e mbështesin nevojën e bashkisë për të shkurtuar shpenzimet…

Bashkia parashikon se me çdo llampë që hiqet kursehen 18 USD në muaj. Departamenti i Punëve Publike ka lajmëruar Departamentin e Policisë për gjithë vendet ku janë hequr llampat e rrugës që kjo e fundit ti monitorojë për ndryshime të mundshme.”

Në Miçigan, SHBA, 3 Nëndor 2011:

Në pamundësi për të paguar faturat një bashki e Miçiganit shuan llampat e rrugës

Bashkia Parku HIGHLAND, Miçigan (AP) –Me perëndimin e diellit çdo mbasdite, pjesë të kësaj lagjeje të Detroitit kalojnë në errësirë totale, i vetmi ndriçim vjen nga pak llampa rruge në fund të bllokut a nga llampat e verdha të kopshteve.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Por kur bashkia e zhytur në borxhe nuk mund të paguante më faturën e energjisë elektrike, nëpunësit e bashkisë jo vetëm që shuan 1000 llampa rruge, por i shkulën-me llampa, shtylla e të gjitha. Tani perëndimi i diellit mbështjell shumicën e lagjeve në errësirë të thellë.

“Si mund të lihet një qytet në errësirë” pyet Victoria Dowdell, në këmbë e ndriçuar nga drita në oborrin e saj. “Mendoj se është turp.” Ajo thotë se vendimi rrezikon të gjithë, veçanërisht banorët që duhet të ecin natën në këmbë ose lëvizin me autobuz.

Vendimi i bashkisë ishte një nga masat më ekstreme në vend për uljen e shpenzimeve, edhe në ato komunitete të cilat nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbimet bazë. Qytete të tjera kanë shtyrë mirëmbajtjen e rrugëve, kanë rralluar mbledhjen e mbeturinave, kanë mbyllur biblioteka psh. Por njerëzve që kanë mbetur në errësirë lëvizja e llampave të rrugës u duket drastike. Ndryshe nga shkurtimet e tjera të shpenzimeve që mund të anullohen lehtë, ky ndryshim është i përhershëm.

Qyteti la 58 USD borxhe dhe ka shumë më tepër njerëz se vende pune, plus me dhjetëra shtëpi bosh a të dëmtuara. Tani me më pak se 12,000 banorë, popullsia e tij është sa gjysma e asaj që ka qenë 20 vjet më parë.

I përballur me një faturë vjetore elektrike prej 4 milion dollarësh që kërkonte pagesën e 60,000 dollarëve në muaj, kryetari i bashkisë Hubert Yopp i kërkoi këshillit bashkiak të merrte në konsideratë pakësimin e ndriçimit. Këshilli, pa shumë dëshirë, e pranoi, megjithëse është vit zgjedhjesh.

“E dinim se do të ishte e dhimbshme,” thotë anëtari i këshillit bashkiak Christopher Woodard “Asnjërit nuk i pëlqen.”

Në fund të gushtit, punonjës të kompanisë “DTE Energy” filluan të vizitojnë rrugët dhe të heqin 2/3 e llampave të rrugës.

“Eshtë diçka me interes por nuk u pëlqen banorëve të cilët mbeten në errësirë,” shton Woodard. “Më përpara kur dilnim nga makina shikonim mbrapa. Tani duhet të shikojmë më me kujdes.”

Derisa bashkia të marrë ndonjë të ardhur të paparashikuar apo të surprizohet nga një rritje e të ardhurave nga tatimpaguesit në zhdukje, shumë pjesë të parkut Highland do të mbeten në errësirë çdo natë.

Fatura e energjisë për bashkinë është pakësuar me 80 %. Detyrimet ndaj kompanisë DTE Energy kanë një dekadë që ekzistojnë, por drejtorët e kompanisë hezitonin të shuanin dritat.

“Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë publike,” thotë Trevor Lauer, zëvendës president i marketingut dhe departamentit të energjive të rinovueshme, në kompaninë energjitike. “E dimë se ndriçimi i rrugëve e rrit sigurinë në rrugë.”

Tani, thotë ai, kompania ka “një klient që me siguri do të jetë në gjendje të paguajë faturat mujore.”

Shumica e 500 llampave të rrugës që nuk janë shuar janë në rrugët më të mëdha dhe në qoshet e zonave me pallate. Kompania DTE Energy e ka kategorizuar faturën e papaguar të bashkisë si borxh të keq.

Drejtuesi i një OJF-je që punon për pakësimin e shpenzimeve të energjisë për familjet në nevojë, ai thotë se nuk di të ketë bashki të tjera kaq në nevojë për lekë sa të shuajnë dritat e rrugës. Ky mund të jetë paralajmërim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“Nëse do të ketë sukses në Highland Park, nuk besoj se bashkitë e tjera nuk do e konsiderojnë si një mundësi,” thotë David Fox, drejtor i përgjithshëm i Konsorciumit Kombëtar të Energjisë për Familjet e Varfëram në Aleksandi, Va.

Në kulmin e zhvillimit të vetë, Highland Park ishte një perlë urbane e Miçiganit, me kopshte të mëdhaja, shtëpi të mëdha dhe rrugë me pemë.”

Një ndër komentuesit e këtij lajmi thotë: “Qyteti i Colorado Springs shuajti 1 në çdo 3 llampa rruge përpara se të falimentonte. Tani po ndezin prapë një pjesë, me rritjen e të ardhurave. Duhet të përgatitesh përpara. Qyteti Highland Park po vdes. Duhet të largoheni nga qyteti dhe të bëni më të mirën për ju dhe familjen tuaj përpara se të jetë shumë vonë. Gjeni mënyrën si të jetoni mirë, nuk do ju vijë dhuratë”. Kjo këshillë duket aktuale dhe për qytetarët e papunë të qyteteve shqiptare. Por ndryshe nga SHBA ku ndoshta të papunët e një qyteti shkojnë në qytet tjetër, këshilla ime për qytetarët e papunë shqiptarë, që kanë kohë të tillë, është të kthehen në fshat, nëse kanë mundësi. Ndërkohë bashkia le të shuajë dritat,

Në Rumford, SHBA:

“Rumfordi do të heqë 40 llampa rruge për të kursyer 6000 dollarë

Nga Terry Karkos, 25 korrik, 2011

Kryebashkiaku Carlo Puiia deklaroi përpara publikut të enjten në darkë se për shkak të kufizimeve në buxhet më shumë se 40 llampa rruge në të gjithë qytetin do të hiqen për të kursyer rreth 600 USD në vit.

Nëse ndokush nuk dëshiron të hiqen ka mundësinë të kontraktojë me kompaninë “Central Maine Power” dhe të paguajë 120-150 USD në vit për llampë.

“Pra në vend të qytetit janë qytetarët që do të mbulojnë faturën,” tha Puiia.

“Nuk është shumë lekë, por qyteti do të kursejë ~600 USD në vit.”

Proçedura që do të ndiqet për qytetarët e interesuar përshkruhet në posterat portokalli të ndezur që do të ngjiten në llampat e shenjuara për tu hequr.

Puiia nuk ka thënë ende se ku do të hiqen llampa. Megjithatë ai tha të premten mbasdite se 41 llampa janë përcaktuar për tu hequr, dhe të tjera priten të hiqen akoma.

Ai tha se shefi i policisë Chief Stacy Carter do të rishikojë listën përpara se posterat të ngjiten në llampat për tu hequr…

“Nuk ishte gjë e këndshme, por në kohë të vështira kur votuesit vendosin si komunitet se buxheti duhet shkurtuar, atëhere nga shkurtimi i buxhetit ka pasoja.”

Në lajme mund të lexojmë për qytete të tjera të cilat në kuadër të shkurtimit kanë vendosur të heqin një pjesë të llampave të rrugës.

Pse jo të mos merret edhe në Shqipëri në konsideratë një aksion i tillë. Kur familjet kursejnë me mundim të madh çdo wat energji, dritat 1500 watshe që rrinë ndezur gjithë natën në rrugët e boshatisura dhe paguhen nga taksat e qytetarëve duken si shpenzim i tepruar.

Gjithashtu, është një kërkesë e kodit rrugor sipas të cilës automjetet duhet të mbajnë ndezur prozhektorët ditën. Edhe ditën me diell. Kjo bëhet me arësyetimin se shikimi më i mirë shmang aksidentet. Mundet, por nëse me gjithmend duam të kursejmë sa më shumë energji si për arësye ekonomike ashtu dhe për arësye ekologjike, atëhere ky rregull duket qesharak.

Burimet:

http://finance.yahoo.com/news/Unable-to-pay-bill-Mich-city-apf-2920161472.html?x=0

http://www.rrstar.com/carousel/x181941773/900-streetlights-removed-so-far-in-Rockfords-cost-cutting-plan

http://www.sunjournal.com/river-valley/story/1063638

This entry was posted in Transporti. Bookmark the permalink.

One Response to Kursimi i energjise ne ndricimin e rrugeve

  1. みそじにもなってくると、かおのこめかみやおでこにシミやくすみ、そばかすが気になってきますよね。そんななやみに効くなのが、シミ漂白石鹸「エンジェルプレミアマジックソープ」なんです。
    ブレンドされた美白成分の効果で、洗うだけでシミやくすみが取れちゃうんだとか!
    絶対一度は使ってみたいですね〜!^^

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s