Varrimi ekologjik & ekonomik

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Foto: Varreza ekologjike

Varrimi ekologjik (quajtur ndryshe varrimi natyral, ose varrimi i gjelbërt) është një mënyrë alternative varrimi ndaj varrimit tradicional.

Në varrimin ekologjik personi futet në qivur prej materiali të biodegradueshëm (dërrasë ose thupër), ose thjesht mbulohet vetëm me qefin. Mbi vendin e varrimit vihet një pllakë e thjeshtë përkujtimore. Shpesh pranë varrit mbillet dhe një pemë, ose si vend për varrezën zgjidhet një pyll, kështu varreza kthehet në një habitat me vlera ekologjike.

Për sa i përket materialit të biodegraduëshëm të arkivolit arkivolet prej thupre janë më ekologjike dhe ekonomike se ato prej dërrase.

Foto: Arkivoli prej thupre

Trupi i të vdekurit nuk ballcamoset.

Varrimi ekologjik po rifiton popullaritet në perëndim. Arësyet kryesore janë kostot e ulëta dhe konservimi i burimeve natyrore. Në SHBA psh. çdo vit harxhohen 90,000 tonë çelik për arkivolet; 17,000 tonë çelik dhe bakër,  dhe 1,6 milion tonë çimento të përforcuar për qivuret. Këto burime, dhe energjia e harxhuar për prodhimin/përpunimin e tyre, mund të shfrytëzohen për qëllime më të rëndësishme.

Varreza e parë natyrale në Britaninë e Madhe u hap në vitin 1993. Sot Britania e Madhe ka mbi 200 varreza natyrale dhe një rregullore të aprovuar nga Shoqata e Varrezave Natyrale.

OJF-ja “Qendra e Vdekjes Natyrale” ka botuar dhe një libër, “Libri i Vdekjes Natyrale” ku diskutohet mbi varrimet natyrale.

Kurse në SHBA varreza e parë natyrale u hap në vitin 1996, dhe sot ka 6 të tilla.

Një problem me mënyrën aktuale të varrimit në perëndim është që me kalimin e viteve të vdekurit marrin gjithmonë e më shumë tokë nga të gjallët dhe nuk vonon vjen një ditë që interesat e të dyve përplasen dhe problemit i duhet dhënë një zgjidhje. Tani më shumë se më përpara konflikti është mprehur.

Psh. bashkia e Tiranës ka problem akut mungesën e tokës për varreza.

Bashkia e Londrës i ka dhënë një zgjidhje praktike problemit, që mund të merret si shembull dhe nga bashkitë shqiptare: ripërdorimi i tokës për varrim aty ku ka varr më të vjetër se 100 vjeçar, dhe në raste shumë urgjente, më të vjetër se 75 vjeçar.

Një praktikë tjetër interesante është varrimi në këmbë që po praktikohet në disa varreza në Hollandë, Australi etj. Kjo për të kursyer tokën.

Madje varreza e vetme vertikale në Australi pasi të mbushet plot do të rikthehet në kullotë.

Burimet:

http://www.funerals.org/frequently-asked-questions/environment/68-eco-friendly-funeral-choices

http://www.coffincompany.co.uk/wicker-oval-coffin

http://www.naturalendings.co.uk/Willow-coffins.asp

http://en.wikipedia.org/wiki/Natural_burial

http://www.memorialecosystems.com/

http://www.cemeterygroup.org/media/GreenCemeteries.pdf

http://www.news.com.au/weird-true-freaky/dead-on-their-feet-in-vertical-cemetery/story-e6frflri-1111118098391

http://www.camperdownchronicle.com.au/index.php/news/item/158-four-stood-to-rest

http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/politics/6722481.stm

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s