Çasfaltimi, një mundësi për zgjerimin e bujqësisë

Nga Rita Strakosha

Asfaltimi/betonizimi i qyteteve dhe tokës bujqësore vazhdon me ritme të shpejta në Shqipëri. Me miliarda lekë harxhohen për të zgjeruar rrugë, hapur rrugë të reja, zgjeruar trotuare,krijuar parkingje etj. Ndërkohë nafta shtrenjtohet dhe gjithmonë e më shumë njerëz nuk mund ti përdorin makinat, i shesin, i mbyllin në garazhe apo braktisin në rrugë. Ajri ndihet më i pastër sot në Tiranë se para disa vitesh. Efekti i shtrenjtimit të naftës po ndihet. Sa makina do të jenë në qarkullim pas disa vitesh? Çdo vit e më pak. Makina elektrike është hedhur në qarkullim në disa vende të botës, por që të mbërrijë në Shqipëri dhe të zëvendësojë makinën me burime fosile në masë në vitet që vijnë duket shumë e vështirë.

Ndërkohë nevoja për tu ushqyer është më imediate dhe në përdorimin e tokës duhen krijuar prioritetet.

Gjithashtu, qytetet janë dinamike, një qytet mund të tkurret mjaft në popullsi dhe sipërfaqe të tëra asfalti dhe betoni të bëhen pak të shfrytëzuara.

Prandaj vjen një ide heretike në kokë: a mund ti vëmë matrapikun aty-këtu asfaltit/betonit që nuk shfrytëzohet, që të shtojmë sipërfaqen e tokës së punueshme?

Organizata jo-fitimprurëse “Ndreqja e qytetit”  (“City Repair”) në Oregon, Ohio, jo vetëm e ka menduar por dhe e ka zbatuar idenë në projektin e saj “Çasfaltimi”.

Organizata në vitet 2007-2010 ka kthyer në gjendje natyrale ~17,000 m2 sipërfaqe të shtruar në qytete. Gjithçka sipas ligjeve dhe rregullave vendore.

Joe Kovach, ekspert pranë Universitetit shtetëror të Ohio-s, po studion se cila nga tre mënyrat e praktikimit të bujqësisë urbane në asfalt është më praktikja dhe fitimprurëse:

  1. Në kontenierë të mëdhenj
  2. Në shtretër të ngritur: këta krijohen duke vënë një kornizë dërrase mbi asfalt dhe mbushur me dhe. Korniza e dërrasës vihet mbi ashkla dërrase dhe mbushet me dhé në thellësi rreth 20 cm.
  3. Duke çarë asfaltin.

Përdorimi i shtretërve të ngritur e ruan asfaltin dhe betonin kurse çasfaltizimi ka të mirën shtesë që zbut përmbytjet.

Burimet:

http://depave.org/

http://www.culturechange.org/issue10/rregister.html

http://extension.osu.edu/news-releases/archives/2010/december/osu-urban-farming-study-whats-the-best-way-to-turn-a-parking-lot-into-a-garden

http://www.phillywatersheds.org/whats_in_it_for_you/residents/depave-your-yard

This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s