Ndjenjat tona kur mësojmë mbi pikun e naftës

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Si reagojnë njerëzit, çfarë bëjnë dhe ndjejnë kur mësojnë mbi pikun e naftës?

Më poshtë mund të gjeni disa dëshmi të përmbledhura të atyre që besojnë se piku i naftës është problem aktual:

“Mentaliteti im ndryshoi rrënjësisht kur mësova për pikun e naftës dhe fillova të lexoj mbi këtë temë.  Specializimi im ka qenë psikologe për terapi çifti. Botën e shikoja përmes syve të një qytetari amerikan të klasës së mesme. Pazarin e bëja në supermarket, më saktë në dyqan ushqimesh organike, ujin e siguroja nga çezma dhe shishet e ujit. Vlera e shtëpisë sime ishte në rritje. Njësoj dhe taksat. Duke pasur një të ardhur mesatare, një shtëpi, një vajzë të shëndetshme e cila sapo kishte mbaruar kolegjin dhe ishte e lumtur në punën e re, ndjehesha e sigurtë.

Pastaj mësova mbi pikun e naftës.

Kjo ndryshoi këndvështrimin tim mbi botën. Kuptova se psikoterapia, që është e dobishme për pacientët në një situatë normale, mund të jetë e dëmshme për personat që besojnë në PO (pikun e naftës).

Kuptova se elektriciteti është shumë i varur nga gazi dhe karburantet e tjera. Me rritjen e çmimeve të benzinës kuptoja vërtetësinë e teorive që shpjegonin arësyet dhe domethënien për ekonominë. Mësova se ushqimi nuk vjen nga supermarketi por nga fermat bujqësore aktivitetet e të cilave kërkojnë naftë për plehërat kimikë, pajisjet bujqësore, mjetet e transportit, ruajtjen e prodhimit, ngrohjen dhe ambjentet. Fillova të shqetësohesha për gjëra të reja. Mësova për problemin e rëndë të furnizimit me ujë dhe fillova ta trajtoja ujin si një vlerë të madhe. Çdo borxh, përfshirë dhe borxhin që kisha marrë për shtëpinë, fillova ta shikoja si një kërcënim për pavarësinë time financiare. Kuptova se mënyra ime e jetesës dhe konsumerizmi im ishin shpërdoruese, të pamenduara, të tepruara dhe dëmtonin shumë ambjentin.

Fillova ta shikoja botën me mentalitetin “para dhe pas pikut të naftës”. I thosha vetes: “As kjo nuk do të jetë më pas pikut të naftës”. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë kuptoja se shumë gjëra nuk do i kemi më, si psh. plastika apo bananet. Sa më shumë përpiqesha të bëhesha e pavarur aq më e vështirë më dukej. Sa e lehtë kishte qenë jeta deri tani. Sa e paditur isha në traditat e vjetra. Nganjëherë stresohesha nga i gjithë informacioni që duhej të merrja. U hutova në përpjekje për të mësuar se çfarë duhet të dija, çfarë duhet të siguroja, dhe çfarë do të vazhdoja të kisha dhe për shumë kohë.

Më përfshinë shumë emocione. Kalova periudha mohimi kur përpiqesha të gjeja mendime kritike ndaj pikut, kur përkushtimi im për të ndryshuar zbehej. Herë përfshihesha në një projekt permakulture dhe bëhesha kursimtare, pastaj “harroja”, dilja në restorant dhe blija gjëra pa vlerë.

Herë ndjehesha gjithë shpresa dhe e ngazëllyer, herë e depresuar dhe shqetësuar. Ca ditë isha e vendosur dhe aktive, ditë të tjera e mbingarkuar dhe bllokuar.

Gjithë kjo për mua si psikologe dukej si “irracionale”, kurse për ata që nuk dinin, nuk ishin të interesuar ose nuk besonin në pikun e naftës dukej si çmenduri. Por pjesës sime që beson në pikun e naftës kjo nuk i duket irracionale. Nuk isha e çmendur. Po përpiqesha të kuptoja transformimin e ardhshëm i cili do të jetë kaq dramatik dhe i fuqishëm saqë më ç’eikulibroi.

Reagimet e të tjerëve:
Ishte normale që të rejat e mia desha ti bisedoja me miqtë dhe të afërmit e mi. Por si? Si mund tu tregoni se e gjithë bota e tyre do të shndërrohet? Askush nuk do të dëgjojë lajme të këqija, por këto lajme ishin katastrofike. Vendosa të flas me ta qetësisht, tu jap vetëm një pjesë të informacionit, dhe duke parë reagimin e tyre të vazhdoja bisedën. Disa miq e kuptuan menjëherë konceptin e PO-së dhe deshën më shumë informacion. Por këta ishin në pakicë. Të tjerë më mbështetën por nuk kishin dëshirë të ndryshonin ndonjë gjë në jetën e tyre. Të tjerë refuzuan të hynin në çfarëdolloj bisede mbi pikun e naftës. Sa më shumë përpiqesha unë ti informoja aq më i fortë ishte refuzimi i tyre. “ Kathy McMahon

 

“E dashur psikologe,

Për pikun e naftës kam lexuar për herë të parë para 2 vjetësh. Atëhere mu duk temë shumë interesante por nuk i kushtova shumë vëmendje. Tani e mendoj ditë e natë, sa herë që rritet çmimi i naftës ose luftërat në Lindjen e Mesme përkeqësohen shqetësohem se çmimet e larta do të na çojnë në rrënim. Ndjehem shumë i vetmuar sepse shumë njerëz me të cilët përpiqem të hapem nuk më marrin seriozisht, psh. kolegët e punës komentojnë:

‘Interesante, do të jem gjallë kur të mbarojë nafta’

‘ Ha, do të rifillojmë të ngasim kuaj’

‘ Mos u shqetëso, ti dhe unë do të kemi vdekur kur të vijë më e keqja’ (përfytyrojeni me çfarë tmerri e dëgjova këtë)

Kaq shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë varet ekonomia nga nafta e lirë, jetojnë në perëndim dhe pretendojnë që të vazhdojnë të jetojnë si gjithmonë. Para disa vitesh më vdiqën prindërit, megjithë trajtimin mjekësor modern timin dhe të specialistëve. Ky trajtim mjekësor në të ardhmen nuk do të jetë më i disponueshëm për mua dhe të tjerët në atë masë që jemi mësuar dhe kjo më duket e frikshme.

Në anën pozitive: jam bashkuar me rrethin e kopshtarisë të qytetit dhe kam përfshirë dhe meshtarin dhe gruan e tij. Planifikojmë të organizojmë një grup ku të mbledhim njerëz që mendojnë si ne dhe të lobizojmë tek bashkia për krijimin e më shumë kopshteve dhe për studimin e modeleve të reja të bashkive të tjera. Pas gjithë këtyre arrita në konkluzionin se megjithë vështirësitë mendja njerëzore do e përballojë sfidën e të ardhmes me më pak energji. Për hir të të sëmurëve, të moshuarve, të përkushtimit ndaj fëmijëve tanë, dhe për veten tonë duhet të veprojmë dhe të jemi të guximshëm.”

”Mbi pikun e naftës lexova për herë të parë para një viti, në një artikull të James Kunstler, pas të cilit lexova dhe librin e tij, “Emergjenca afatgjatë”. Që atëhere kam lexuar libra, faqe interneti dhe forume. Në atë periudhe isha e zënë me një biznes që sapo kishim blerë me burrin. Kështuqë e humba mendjen me biznesin dhe punët e shtëpisë. Vazhdova të lexoja, nganjëherë me tepri. Por pas 6 muajsh, papritur e rashë në të.

Mu bë obsesion studimi i pikut të naftës. Më hyri frika, nuk flija gjumë, nuk arrija të punoja siç duhet. Nuk kisha biseduar seriozisht me askënd mbi temën. Isha në gjendje shoku. Më kujtohet si mendoja: si mund të vazhdojë bota rreth meje të funksionojë sikur çdo gjë ecën normalisht? Pse njerëzit ngasin makinat, flasin, punojnë dhe luajnë sikur nuk po ndodh asgjë?

Më dukej sikur jetoja dy realitete-bota e dukshme, dhe bota e vërtetë për të cilën askush, përfshirë mua, nuk po fliste.

Më kujtohet një ndjenjë e tillë kur përpara 20 vitesh më vdiq vajza e dytë në lindje, papritur, dhe rashë në shok dhe në një ndjenjë surrealizmi që më mbajti me muaj. Është ndjenjë dizorientuese. Nuk isha shumë në vete-gatuaja, haja, flija dhe ndiqja aktivitetet e ditës por në një mënyrë të ç’organizuar, të distancuar. Periudha e pikëllimit kaloi dhe jeta ju rikthye ritmit të mëparshëm.

Kur mësova për pikun e naftës kalova diçka të ngjashme:

— në fillim u shokova pastaj përjetova herë pas here shokun, mohimin, zemërimin, depresionin, debatin dhe dorëzimin. Mjaftojnë gjëra të vogla që këto ndjenja të më rikthehen-duke shëtitur në lagje përfytyroj në mendjen time rrugën dhe shtëpitë të braktisura, duke u rrënuar dhe rikthyer natyrës. Ose vajza ime përmend se do të bëjë fëmijë tjetër dhe më pushton frika, brenga dhe zemërimi.

Kthesa e rikthimit në gjendje më normale filloi kur fillova të bisedoj për pikun me të tjerët.

Unë nuk para e bisedoj si temë me të tjerët, por kur filloj e çoj bisedën deri në fund. Në fillim e bisedova me burrin. Në fillim nuk tregoi interes, por më dëgjoi deri në fund. Mendjen e ndryshoi ku pa DVD-në “Fundi i rrethinave”, atëhere e kuptoi. Vendosëm të ndërprisnim biznesin dhe të ktheheshim në qytezën nga ishim larguar vetëm 2 vjetë më parë. Shitëm pjesën tonë në shoqëri, blemë një shtëpi me oborr dhe po përpiqemi të shesim shtëpinë tonë aktuale që është e madhe. Kemi plane të blejmë një copë tokë dhe po grumbullojnë pajisje dhe furnizime.

Jam shumë mirënjohëse që burri më mbështet. Vazhdoj të trembem, pikëllohem apo zemërohem  nganjëherë. Më ndihmon kur merrem me ndonjë gjë praktike, ose flas dhe bëj plane me dikë

Dy fëmijët tanë që jetojnë bashkë me ne i kanë dëgjuar bisedat tona për pikun, por me ta nuk kemi biseduar shumë. Që në fillim u alarmuan, ishin skeptikë dhe zemëroheshin kur diskutonim përpara tyre, prandaj e respektuam nevojën e tyre për të mos mësuar shumë mbi temën. Me kalimin e kohës qëndrimi i tyre është zbutur.”

 

Burimet:

http://www.peakoilblues.org

This entry was posted in Tranzicioni social-ekonomiko-politik. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s