Pemet frutore espalier ne trotuaret e qyteteve

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Foto: Ulli espalier

Pemët frutore espalier nuk janë ndonjë frut ekzotik por pemë frutore të krasitura në mënyrë të tillë që të rriten në plan. Ndryshe quhen dhe pemë kordon. Pemë frutore si limoni, portokalli, fiku, molla, ulliri, pjeshka, bajamja  etj. mund të kultivohen buzë trotuareve duke u krasitur espalier.  Kështu frutat e tyre nuk bien mbi makina dhe trotuare dhe nuk bëhen shqetësim për qytetarët.

Krasitja espalier ka qenë popullore në mesjetë në Europë dhe përdorej në kultivimin e frutave në oborret e kështjellave me qëllim që të mos pakësohej hapësira e lirë e oborreve. Në vreshta praktika ka mijëra vjet që përdoret.

Kultivimi i pemëve frutore espalier në trotuaret e qyteteve shqiptare ka potencialin të kontribuojë në rritjen e mirëqenies së qyteteve pa nevojën e programeve të komplikuara dhe të kushtueshme të investimit.

Bashkitë e qyteteve përveçse mund të investojnë në mbjelljen dhe mirëmbajtjen e këtyre pemëve, mund të lejojnë qytetarët e interesuar ti mbjellin dhe mirëmbajnë vetë këto pemë.

Gjatë shekullit të 20 burimi kryesor i të ardhurave të qyteteve ka qenë prodhimi industrial, por pas pikut të naftës ky burim të ardhurash do të jetë në pakësim  dhe bujqësia urbane mund të bëhet zëvendësuesi i ardhshëm i aktiviteteve industriale. Bujqësia urbane mund të kthehet në domosdoshmëri dhe për shkak të pakësimit të prodhimit bujqësor nga piku i naftës dhe ndryshimi i klimës.

Foto: Mollë espalier

 Foto: Fik espalier

Foto: dardhë espalier

Ndohtja e frutave nga smogu është një problem. Por sipas disa studimeve metalet e rënda kryesisht mbeten në tokë ose në degët dhe gjethet e bimëve dhe pak kalon në fruta. Me pakësimin e naftës dhe të aktiviteteve industriale ndohtja do të jetë një shqetësim gjithmonë e më i vogël.

Burimet:


http://en.wikipedia.org/wiki/Espalier

http://cvog.blogspot.com/2010_06_01_archive.html

http://www.flickr.com/photos/lightcliff/3174857436/

http://www.lumes.lu.se/database/alumni/09.11/Thesis/Clark_Kyle_Thesis_2011.pdf

This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.

One Response to Pemet frutore espalier ne trotuaret e qyteteve

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s