Furra me energji diellore: si te ndertojme te tille

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Përdorimi i furrës me energji diellore për gatim në ditët me diell kursen energjinë elektrike dhe gazin. Shumica e furrave diellore gatuajnë në temperatura 82-121ºC (180-250ºF).

Ka disa lloje furrash diellore:

  1. Furra kuti

  1. Furra parabolike

  1. Furra e kombinuar

Furra kuti është më e përdorura nga furrat diellore. Ka disa qindra mijëra të tilla vetëm në Indi.

 Furrat parabolike

Furrat parabolike gatuajnë në temperature shumë të larta, pothuaj sa të zjarrit, por kërkojnë më shumë vëmëndje dhe mbikëqyrje në gatim. Nga këto ka me qindra mijëra që përdoren në Kinën perëndimore. Janë sidomos të mira për gatim në mensa/restorante.

 Furra e kombinuar

Furra e kombinuar ka disa përparësi ndaj furrës parabolike: nuk është e nevojshme të ri-orientohet gjatë ditës; temperaturat në enë janë më të njëtrajtshme, është më e sigurtë në përdorim.

Kurse në krahasim me furrën kuti furra e kombinuar ka avantazhin që nuk ka nevojë të termoizolohet dhe të mbulohet me kapak. Disavantazhi I furrës së kombinuar është që çdo vit ka nevojë për 10-20 qese plastike rezistente ndaj temperaturave.

Më poshtë do të përshkuajmë si bëhet modeli më i thjeshtë I furrës diellore kuti:

Foto: furre diellore kuti

Materialet e nevojshme për ndërtimin e kutisë:

  • 2 kuti kartoni. Një kuti do të futet brenda tjetrës, prandaj një nga kutitë duhet të jetë më përmasa më të mëdha, midis dy kutive duhet të ketë largësi të paktën 1.5 cm. Kutia e brendshme rekomandohet të jetë të paktën 40 cm*40 cm. Nuk është e domosdoshme që distanca midis dy kutive të futura brenda njëra tjetrës të jetë e njëjtë në të gjitha anët.
  • Një fletë kartoni për bërjen e kapakut të furrës. Fleta, në çdo brinjë, duhet të jetë 4-8 cm më e madhe se gryka e furrës.
  • Fletë alumini.
  • Bojë e zezë (të mos jetë toksike kur nxehet). Ka njerëz që e përgatisin vetë bojën nga përzierja e blozës me brum orizi (ose gruri).
  • Ngjitës (si ngjitës mund të përdoret dhe brumi i orizit a grurit).
  • Xham.

Ndërtimi I trupit

Mbyllim kapakun e kutisë së jashtme, i vëmë sipër kutinë e vogël, shënojmë me laps gjurmën e kutisë së vogël mbi të. E heqim kutinë e vogël, presim kapakun e kutisë së madhe përgjatë gjurmës, kështu formohet një hapje në kutinë e madhe. (Figura 1).

Hapësira e brendshme e furrës duhet të jetë 2.5 cm më e thellë se tenxherja dhe ~2 cm më e shkurtër se kutia e jashtme (kjo që të ketë boshllëk, midis fundeve të kutive, që të shërbejë si termoizolues). Nëse kutia e brendshme është më e thellë se thellësia e dëshiruar e furrës, atëhere hapim me thikë anët e kutisë, deri në lartësinë e dëshiruar. I hapim krahët e kapakut të kutisë së vogël.

Ngjisim letër alumini në pjesën e brendshme të të dy kutive si dhe në pjesën e brendshme të krahëve të kutisë së madhe. Pjesa e brendshme e kutisë së madhe nuk do të jetë e dukshme prandaj nuk ka nevojë të jemi shumë të kujdesshëm në vendosjen e fletës së aluminit. Krahët e kutisë së madhe i mbyllim dhe i ngjisim.

E veshim kutinë e madhe me ca gazeta të bëra shuk dhe fusim kutinë e vogël në të derisa krahët e saj të prekin grykën e kutisë së madhe. Gazetat shërbejnë si material termoizolues që mbush hapësirën midis dy kartonëve. (Figura 3). I ngjisim krahët e kutisë së vogël mbi grykën e kutisë së madhe. Shkurtojmë pjesën e krahëve që del përtej perimetrit të kutisë së madhe.

Tenxherja do të vendoset mbi një “pllakë” të zezë. Prandaj presim një fletë kartoni me përmasa sa fundi i brendshëm i furrës kuti dhe i ngjisim nga një anë fletë alumini. E lyejmë fletën e aluminit me ngjyrë të zezë dhe e lëmë të thahet. E fusim kartonin e zi në fund të furrës, me anën e zezë nga sipër. E fusim kartonin e zi në fund të furrës.

Ndërtimi i kapakut të lëvizshëm

 

Marrim një fletë të madhe kartoni dhe e vendosim mbi fundin e furrës. Shënojmë me laps vijat e kontaktit. Shënimin mund ta bëjmë më të saktë nëse lapsin e mbështesim pas anës së kutisë gjatë matjes.

Presim me gërshërë në 4 qoshet e fletës që të formojmë pala rreth 7.5cm të larta. I ngjisim palat me njëra tjetrën (Figure 4).

Kapaku nuk do ngjitet ndaj kutisë së furrës, sepse do kemi nevojë ta hapim e mbyllim për futjen dhe nxjerrjen e tenxheres nga furra.

Mbi kapak shënojmë gjurmën e hapjes që do të jetë me përmasa sa gryka e furrës. Presim me thikë në 3 anë, formohet kështu reflektori (Figura 6). Reflektorin e veshim nga brenda me letër alumini. Reflekori shërben për të grumbulluar energji shtesë në furrë.

Nga një tel 30 cm I gjatë mund të formjmë mbështetëse, duke e përkulur në fundet e tij dhe fiksuar në anën e kapakut të furrës.

E kthejmë kapakun për së prapthi dhe e mbulojmë me xham transparent. Xhami do të kryejë efektin serë gjatë ekspozimit në diell.

Përmirësimi I efiçencës

Nëse doni ta rrisni rendimentin e furrës mund ti bëni këto përmirësime:

  • Hapësirat boshe midis kutive i mbushim me fletë kartoni të mbuluara me folie alumini.
  • Pllakën e zezë mund ta bëjmë prej metali të lyer me të zezë dhe e vendosim më lartë se fundi I furrës duke i vënë poshtë rripa kartoni.

Parimet e funksionimit të furrave diellore:

Furra diellore funksionon mbi parimin që sipërfaqet e ndritshme e pasqyrojnë dritën dhe nuk nxehen në diell, kurse sipërfaqet e errëta nxehen.

Ena më e mirë për gatimin e ushqimit në këtë lloj furre është ena metalike, e hollë, me ngjyrë të errët, e cekët, me kapak të errët, të mbyllur hermetikisht që të mos lejojë daljen e avujve. Në vend të kësaj mund të përdoren dhe enë qelqi të lyera me të zezë, ose enë balte por masa e këtyre thith shumë energji prandaj gatimi me këto ngadalësohet.

Bllokimi I nxehtësisë

Një kapak transparent mbi furrën lejon hyrjen e rrezeve të diellit por pengon largimin e nxehtësisë. Si I tillë mund të përdoret qese plastike transparente, rezistente ndaj nxehtësisë (në furrat e kombinuara), ose xham (në furrat parabolike), xham ose plastikë në furrat kuti.

Grumbullimi i rrezeve diellore

Sipërfaqet e ndritshme të furrës e pasqyrojnë dritën drejt tenxheres, duke i dhënë kësaj energji.

Në përgjithësi, energjia diellore është e mjaftueshme për të gatuar me furrë diellore kur gjatësia e hijes sonë është më e shkurtër se ne.

Ka disa faktorë që ndikojnë në kohëzgjatjen e gatimit me furrë diellore:

në cilën pjesë të vitit jemi; nëse është ditë me re; shpejtësia e erës; sasia e ushqimit që gatuhet; sasia e ujit që përdoret, trashësia e tenxheres.

Kohëzgjatjet mesatare të gatimit në furrën djellore kuti janë si vijon:

1-2 orë: veza, orizi, peshku, pula, perimet

3-4 orë: patatet, rrënjët, thjerrëzat, mishi, buka

5-8 orë: copa të mëdha mishi, supat, bizelet e thata.

Burimet:

http://solarcooking.wikia.com/wiki/%22Minimum%22_Solar_Box_Cooker

http://solarcooking.org/plans/Plans.pdf

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

One Response to Furra me energji diellore: si te ndertojme te tille

  1. Hi there to every , as I am in fact eager of reading this weblog’s post to be updated on a regular basis.
    It contains nice material.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s