Bolieri me energji diellore: si ta ndertojme vete

 Perktheu dhe pershtati: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Ky bolier diellor me ndihmën e pak njohurive hidraulike dhe punim druri mund të ndërtohet me kosto më të ulët se një panel diellor. Kuptohet efiçenca nuk është aq sa e panelit diellor.

Më poshtë po përshkruajmë në vija të përgjithshme se si ndërtohet.

Foto: Bolieri me energji diellore.

Sigurojmë një depozitë uji. Nëse është e përdorur i largojmë tubacionet, valvulat, e pastrojmë, e zmerilojmë. E lyejmë me bojë të zezë. E lyejmë me disa shtresa boje. Boja përveçse që rrit përthithjen e energjisë diellore mbron dhe metalin nga lagështia.

Sigurojmë valvulat dhe bëjmë vrimat e nevojshme. Duhet 1 valvul për çlirimin e presionit, 1 për drenazhim, 2 dalje për tubacionet e ujërave.

Ndërtimi i kolektorit diellor

Depozita e ujit vendoset brenda një kutie pasqyruese e cila shërben për grumbullimin e energjisë diellore. Që kutia të mbledhë më shumë energji diellore bëhet me kënd. Autori i bolierit e ka ndërtuar me kënd 20o. Fillimisht ndërtohet skeleti I kutisë, pastaj vendosen kompensatot. Cepat e kutisë stukohen, kompensata lyhet.

Kompensata mbulohet me material termoizolues, në ilustrimin tonë përdoret bukë peshku. Si materiale termoizoluese mund të përdoren dhe psh. sana, leshi, lëvozhga të thara misri, orizi, lesh xhami etj. Kuptohet aftësia termoizoluese e secilit material ndryshon, sa më e lartë të jetë aq më efektive do të jetë dhe ruajtja e energjisë.

Mbi këtë mund të vihet dhe karton për të krijuar termoizolim shtesë.

Pas termoizolimit bojatiset dhe vendoset shtresa e dytë e kompensatave. Kolektori pra është thjesht një kuti kompensate brenda një kutie më të madhe kompensate me një shtresë termoizoluese ndërmjet.

Vendosja e mbështetëseve dhe e kapakut të xhamit   

Në brendësi të kutisë vendosen 3 mbështetëse të cilat do të mbajnë bolierin. Kutia mbulohet me kapak xhami, mundësisht me xham dopio.

Instalimi i depozitës

Vendoset depozita. Vihen tubacionet. Tubacioni I ujit të ngrohtë e ka daljen në pjesën e sipërme të depozitës, sepse uji I ngrohtë duke qenë më I lehtë grumbullohet në pjesën e sipërme të depozitës.

Kutia vishet nga brenda me folie alumini, kështu rrezet e diellit mblidhen drejt depozitës. Gjithashtu folia e aluminit shërben dhe si termoizoluese.

Natën bolieri mund të mbulohet që të mos humbasë shumë nxehtësi.

Bolieri duhet orientuar me drejtim nga jugu. Nëse vendoset në taracë duhet marrë në konsiderate pesha e tij dhe mundësia e taracës për ta mbajtur.

Në mënyrë të ngjashme funksionon dhe furra diellore. Ena me ngjyrë të zezë vendoset brenda një kolektori të ndërtuar me material termoizolues, të veshur me material pasqyrues dhe të mbuluar me kapak transparent. Për furrën diellore do të shkruaj në një postim tjetër.

Burimet:

http://www.byexample.com/projects/current/batch_collector/

http://en.wikipedia.org/wiki/Solar_cooker

http://ir.library.oregonstate.edu/xmlui/bitstream/handle/1957/15142/SolarHeaterManual.pdf;jsessionid=2523E3103CBEA6F68CAB7701FEA12FFC?sequence=1

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s