Frigoriferi pasiv: dollapet e akullit, shtepite e akullit dhe dopio-poçja.

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Përmbajtja:

  1. Dollapi i akullit
  2. Shtëpia e akullit
  3. Dopio-poçja

1. Dollapi i akullit

A. Dollap akulli i vjetër norvegjez. Akulli vendosej në sirtarin sipër derës. B. Dollap akulli I kohës viktoriane. Është bërë me dru lisi. Nga brenda është veshur me zink she kallaj C. Dollap akulli, artikull luksoz për kohën . Akulli futej në derëzën majtas, lart. Modeli me shumë mundësi ka një tabaka të lëvizshme për largimin e ujit të shkrirë.

Dollapi i akullit përdorej për ruajtjen e ushqimeve të freskëta kur frigoriferi elektrik ende nuk ishte shpikur.

Po akulli ku gjindej? Akulli mblidhej në dimër, ruhej në shtëpitë e akullit, prej andej transportohej nëpër dyqane, ku blihej nga njerëzit.

Ndërtimi I dollapit të akullit:

Dollapet e akullit kishin dopio mure të veshura nga brenda me kallaj ose zink . Boshllëku midis mureve mbushej me material termoizolues si psh. tapë, tallash, sanë, ose alga deti. Në pjesën e sipërme të dollapit, në një kuti të veçantë futej akulli. Në modelet më të thjeshta për mbledhjen e ujit të shkrirë përdorej një tabaka e cila duhej zbrazur çdo ditë.  Akulli zëvendësohej herë pas here, zakonisht blihej në dyqanet e akullit. Zakonisht bëheshin prej druri.

2. Shtëpia e akullit

Shtëpi akulli në Itali, një pjesë e saj është ndërtuar nën tokë.

Foto: Yakhchal-i, shtëpi akulli e lashtë, në Iran. Kjo shtëpi ishte në gjendje ta mbante akullin të pashkrirë, në pikë të verës, në mes të shkretëtirës.

Regjistrimet e para arkeologjike për ndërtimin e shtëpive të akullit datojnë më 1700 para krishtit nëIran. Në Romë në shekullin e 3-të pas Krishtit bora sillej nga mallet, ruhej në gropa të mbuluara me sanë dhe shitej në dyqanet e akullit.

Në yakhchal, stili Iranian I shtëpisë së akullit, akulli ruhej në një vend të veçantë, një hapësirë e madhe nën tokë (deri në 5000 m3), e cila kishte mure të trashë (të paktën 2 metra të trashë në themel) të përgatitur nga një llaç I posaçëm I përbërë nga rëra, argjila, të bardhat e vezës, gëlqere, qime dhie dhe hi; këto në proporcione të përcaktuara. Ky lloj llaçi ishte termoizolues dhe I papërshkueshëm nga uji.. Shpesh yakhchali kishte kullë ventilimi në majë. Kulla ka një faqe të hapur me drejtim andej nga zakonisht fryjnë erat, era futet nëpërmjet hapjes, në kanale vertikale, drejt fundit të shtëpisë dhe ka efekt freskues.

Lartësia e shtëpisë është rreth 18 m . Në bazamentin e ndëërtesës ka një kanal për mbledhjen e ujërave të shkrira.

Tipike për të gjitha shtëpitë e akullit është që kanë formë konike, pjesën e poshtme të tyre e kanë të ndërtuar brenda në tokë, si material konsktruksioni përdoret material termoizolues. Në brendësi akulli mbulohej me sanë.

Si mund të ndërtojmë vetë një shtëpi akulli?

Ka disa stile ndërtimi, më poshtë mund të gjeni udhëzimet e një autori anglez:

Shtëpia ndërtohet në hije, hija mund të krijohet duke mbjellë pemë rreth saj.

Figura më poshtë jep skicë të konstruksionit të shtëpisë së akullit.

Në bazamentin e saj shtëpia duhet të jetë të paktën ~60 cm kjo që të mblidhen ujërat e shkrira. Nga bazamenti i shtëpisë del një kanal I ndërtuar me tulla, I çimentuar (nuk ka nevojë të jetë kaq I madh sa duket në figurë), ku rrjedhin ujërat e shkrira. Kanali duhet të ketë një “kurth” për mos-lejimin e ajrit (treguar me “c” në figurë). Në bazamentin e shtëpisë duhet vendosur një zgarë druri për të lejuar lagështirën të bjerë në kanal.

Muret e shtëpisë duhet të ndërtohen prej tulle ose guri, të paktën 60 cm të gjera, ose të ndërtohet me dopio mur (me hapësirë bosh në mes).

Kur arrihet lartësia e kërkuar, çatia  e shtëpisë bëhet konike, me dy harqe, me një vrimë në mes nga do të hidhet akulli (tregohet me “e” në figurë), anash ndërtohet një derë për nxjerrjen e akullit (dera tregohet me “f” në figurë). Që të pengohet më mirë hyrja e ajrit, kjo derë hapet në një holl (g) ku ka dhe 3 dyer të tjera. Hapësira midis dyerve duhet mbushur me sanë (si termoizoluese).

Shtëpia mbulohet me argjilë dhe pastaj me tokë. Toka mund të mbillet me bimë me gjelbërim të përhershëm.

Madhësia e shtëpisë varet nga sasia e akullit që do të magazinohet. Nëse shtëpia është ndërtuar mirë akulli mund të ruhet në të dhe 2-3 vjet…Për një familje mesatare një shtëpi  akulli me diametër 3 metra dhe lartësi 4 m mjafton.

3. “Frigoriferi” dopio-poçe

Dopio-poçja e mban ushqimin të freskët pa elektricitet duke shfrytëzuar freskinë e krijuar nga avullimi i ujit. Poçja e jashtme është prej balte poroze, mbushet me rërë të lagur, poçja e brendshme vihet brenda kësaj dhe ushqimi ruhet në poçen e brendshme. Poçja e brendshme mund të llustrohet nga brenda që të jetë e papërshkueshme nga uji. Mbi poçe vihet një rrobe e lagur.

Dopio-poçja duhet mbajtur në një vend të ajrosur mirë dhe të thatë.

 Burimet:

http://en.wikipedia.org/wiki/Yakhchal

http://en.wikipedia.org/wiki/Ice_house_%28building%29

http://en.wikipedia.org/wiki/Ice_box

http://www.gardenhistoryinfo.com/gardenpages/icehouse.html

http://en.wikipedia.org/wiki/Pot-in-pot_refrigerator

This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

One Response to Frigoriferi pasiv: dollapet e akullit, shtepite e akullit dhe dopio-poçja.

  1. Pingback: Menyra ruajtjeje pa frigorifer te ushqimeve | Si te perballojme KRIZEN

Comments are closed.