Mishi ne kohe krize

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Foto: Pule e pjekur

Mishi është një ndër artikujt ushqimorë të cilët rëndojnë më shumë buxhetin e familjes, por është ushqim bazë i domosdoshëm për sigurimin e vitaminave B dhe proteinave në dietë.

Vitamina B12 është vitaminë që mund të sigurohet vetëm nga ushqimet shtazore: mishi, peshku, bulmeti etj.

Pakësimi i konsumit të mishit nga popullsia lejon ushqyerjen e më shumë njerëzve me të njëjtën sasi toke bujqësore dhe është diçka që këshillohet si një përshtatje ndaj pikut të naftës.

Ka njerëz të cilët mund të bëhen vegjetarianë, por ka të tjerë për të cilët kjo nuk është e mundur.

Shtrohet pyetja: Cilat janë kafshët që konsumohen sot në botë ?

Mishrat kryesorë që konsumohen në Europë janë viçi, zogjtë, gici, peshku, lepuri etj.

Burime jo të zakonshme proteine shtazore por që në kuzhina të ndryshme në botë njihen dhe konsumohen janë:

gomari, kali, bretkosat, gjarpri, breshkat etj. 8 vendet më konsumuese të kalit konsumojnë 4.7 milionë kuaj në vit. Konsumohet në Europë, Azinë Qendrore, Amerikën Jugore etj. Mishi i gomarit gatuhet dhe në Shqipëri, psh. në një ndër lokalet e rrethit të Fierit, pasi marinohet disa orë sepse është mish i fortë.

– macet, qentë. Në disa vende të botës macet janë konsumuar në kohëra lufte ose varfërie, kurse në disa kultura të tjera besohet se mishi i maces sjell fat dhe shëndet dhe kanë metoda tradicionale të përpunimit të saj. Macet konsumohen në Zvicër, Peru. Në Japoni konsumohej deri në shekullin e 19-të. Qeni konsumohet në Zvicër, Kinë, Vietnam, Filipine dhe Kore. Qeni është përdorur si burim ushqimi gjatë periudhave të urisë.

Insektet: Ngrënja e insekteve nga njerëzit është e zakonshme në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore; Afrikë, Azi, Lindje të Mesme, Australi dhe Zelandë të Re. Mbi 1000 lloje insektesh konsumohen nga 80% e popujve të botës. Por në disa kultura ngrënja e insekteve është e pazakonshme madje dhe tabu. Skeleti i shumë insekteve është i fortë dhe i patretshëm, vlera ushqimore e tyre e pakët. Sot konsumimi i insekteve është i rrallë në vendet e zhvilluara, por ato mbeten një ushqim popullor në shumë vende në zhvillim.

Disa nga insektet dhe araknidet që hahen sot në botë janë: bulkthi, gjinkalla, karkaleci, larvat e brumbujve, milingonat, larvat e fluturave, akrepat, njëqindkëmbshat, merimanga tarantula, kërmilli.

Foto: Akrepa në hell, Peking, Kinë.

Foto: Gjinkalla të skuqura (me salce).

Foto: Karkaleca të skuqur, Meksikë. Foto marrë nga http://en.wikipedia.org/wiki/File:Chapulines.jpg

Ka 1,417 specie të njohura jo-vertebrorësh të cilët janë të ngrënshëm nga njeriu.

-minjtë. Konsumohen në: Valencia të Spanjës, Indi, Haëai, Polinezi, Gana, Filipine, Tajlandë, Kamboxhia, Vietnam. Disa kultura, për shkak të sëmundjeve që përhapin minjtë e kanë të ndaluar konsumin e tyre.

Ka kuzhina ku konsumohet dhe gjaku i kafshëve.

Sallami i gjakut përpara gatimit

Sallami i gjakut përgatitet duke zier gjakun me një përbërës tjetër që zakonisht është mish, dhjam, bukë, oriz, tërshërë, elb etj. Më shpesh përdoret gjaku i gicit ose i lopës.

Sallami i gjakut njihet si recetë në Itali, Gjermani, Irlandë, Spanjë, Hungari, Kubë, Porto Riko, Meksikë etj.

Foto: Supë gjaku në Poloni

Supat e gjakut gatuhen në Poloni, Filipine, Vietnam, Kore, Finlandë etj.

Gjaku i gjallë konsumohet në disa kultura si psh. në Vietnam (gjaku i rosave, patave), fiset Masai në Afrikë (gjak lope, lopa shpohet në venë dhe mbetet shëndoshë e mirë), eskimezët etj. Zakonisht nuk konsumohet i vetëm por si përbërës shtesë ndaj pijeve apo gjellëve të tjera.

Nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër: A ka ndonjë kafshë që është e pangrënshme?

Ka disa kafshë të cilat kanë helm në lëkurë, ose trup si psh. bretkosa helmuese, peshqit helmues, sepja gjigande etj. Këto mund të konsumohen pas përpunimit të veçantë. Gjeli i egër i species Tetrao urogallus, ngaqë ushqehet me shumë pisha, ka shije rrëshire, shumë i pakëndshëm.

Mëlçitë e disa kafshëve psh. të ariut polar, fokave, kanë shumë vitaminë A dhe mund të shkaktojnë helmim nëse konsumohen në sasi.

Në përgjithësi sa më lart të jetë në zinxhirin ushqimor një kafshë aq më shumë kosto ka ushqyerja e saj, prandaj për arësye ekonomike preferohet konsumi i kafshëve barëngrënëse.

Së fundmi, ndodh si fenomen në njerëzit që janë duke vdekur nga uria, kanibalizmi. Një shembull i mirë i këtij fenomeni është ai i ishullit të Pashkëve në Paqësor, 2000 milje larg Paqësorit. Pasi banorët e ishullit kishin prerë të gjitha pemët, kishin vrarë të gjitha gjallesat, kishin degraduar tokën bujqësore, shoqëria ra në kolaps në mes të një epidemie kanibalizmi. Një ishull që dikur kishte qenë mbushur me pyll tropikal, sot është djerrë, i pabanuar. A nuk ka ngjashmëri me degradimin ambjental që po shikojmë sot në emër të rritjes ekonomike?

Njerëzit të cilët nuk konsumojnë mish arrijnë të sigurojnë shumëllojshmëri proteinash duke konsumuar fara arrorrësh, drithëra të kombinuar me lloje të ndryshme fasulesh, bulmet.

Ka njerëz të cilët nuk hanë asnjë ushqim me origjinë shtazore, këta quhen veganë. Një dietë vegane mund të shkaktojë mungesë të vitaminës B12, e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor. Në mungesë të konsumit të produkteve shtazore simptomat e defiçencës së saj mund të shfaqen pas 1 viti ose për shumicën e veganëve pas 5 vjetësh nga ndërprerja e ushqimeve shtazore.

Literatura:

http://en.wikipedia.org/wiki/Edible_insects

http://en.wikipedia.org/wiki/Cat_meat

http://en.wikipedia.org/wiki/Rat#As_food

http://boards.straightdope.com/sdmb/showthread.php?t=494469

http://boards.straightdope.com/sdmb/archive/index.php/t-494469.html

http://en.wikipedia.org/wiki/Horse_meat

http://en.wikipedia.org/wiki/Blood_as_food

http://en.wikipedia.org/wiki/Cannibalism#During_starvation

http://www.veganhealth.org/articles/everyvegan

This entry was posted in Kuzhina ekonomike. Bookmark the permalink.