Pelhurat prej hithre

Pergatiti: Rita Strakosha,  ritastrakosha@yahoo.com

Foto: Hithra

Hithra ëshë përdorur për tekstile që në kohët e lashta. Por ajo humbi popullaritetin e vet kur pambuku filloi të përdorej për tekstile sepse pambuku ishte më i lehtë për tu korrur dhe tjerrë. Hithrat u përdorën prapë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Gjermania nuk plotësonte dot nevojat e veta për uniforma.

Veçoritë

Fibrat e hithrës kanë një karakteristikë të veçantë, ato janë bosh nga brenda, prandaj mund të akumulojnë ajër dhe janë izoluese të mira të temperaturës. Që fibra të jetë e freskët në verë fibra spiralohet gjatë thurjes, që boshllëku brenda saj të mbyllet, kurse për tekstile të ngrohta fibra gjatë tjerrjes nuk përdridhet shumë, që boshllëku brenda saj të mbetet i hapur dhe të izolojë mirë ngrohtësinë.

Në Skoci fijet e hithrës kryesisht përdoren për mbulesa tavoline dhe çarçafe.

Hithra kultivohet me lehtësi, është rezistente ndaj sëmundjeve dhe insekteve prandaj nuk ka nevojë për pesticide. Kurse pambuku, që preferohet sot, kërkon përdorimin e shumë pesticideve.

Sa më e gjatë të jetë hithra aq më e fortë është fibra e prodhuar prej saj.

Hithra është bimë disa vjeçare, ajo përhapet jo vetëm me fara por dhe me kalema. Sipas shpjegimit të John-Paul Flintoff “Vitin e parë (pas mbjelljes) bima nuk korret, por lihet të rritet, pasandaj hithra mund të korret çdo vit. Rendimenti i hithrës vitin e dytë është 1.5-2.5 tonë për ha. Vitin e 3-të dhe të 4-t prodhimi mund të shkojë 4 tonë/ha. Duhen ~40 kg hithër për të prodhuar 1 bluzë, pra një ha me hithra në vitin e tretë të prodhimit mund të sigurojë fibra për 100 bluza-si dhe nën-produkte si psh. sheqer, amidon, proteina, alkol etilik, si dhe gjethet mund të gatuhen në restorante dhe në shtëpi, apo të bëhen çaj”.

Nëse nga liri 12 % e masës së tharë të bimës kthehet në fibër, nga hithra vetëm 1-2 % e masës së tharë bëhet fibër.

Mbledhja e hithrës dhe përpunimi i saj

Bimën e thajnë duke e lënë 2-3 ditë në diell, e pastrojnë nga gjethet. Pastaj lihet në ujë për 7-10 ditë, që bakteriet të kalbin pjesën e butë të kërcellit, ndërkohë celuloza mbetet e paprekur. Pas 10 ditësh kërcelli shpëlahet nga indet e zbutura, fibrat nxirren manualisht, lihen të thahen për disa javë. Fibrat janë me gjatësi deri në 5 cm dhe prej tyre prodhohet një copë që është më e derdhur se linoja.


fibra e hithrës e papërpunuar

Fibrat e hithrës para tjerrjes

                        Foto: Tjerrja me dorë e fijes së hithrës

Fija e hithrës nuk ka ngjyra dhe përmasa të uniformizuara kur punohet me dorë.

                                    Foto: Copë prej 100 % hithër

Literatura:

http://www.livestrong.com/article/363513-what-is-nettle-used-for/#ixzz1QICkKHhG

http://www.livestrong.com/article/363513-what-is-nettle-used-for/

http://www.swicofil.com/products/016nettle.html

http://www.wildfibres.co.uk/html/nettle_hemp.html

http://www.theecologist.org/green_green_living/clothing/304924/second_skin_why_wearing_nettles_is_the_next_big_thing.html

http://vegisole.vanapa-lorraine.fr/media/article/document/93514_101056_tensile_properties_full.pdf

https://www.primitivearcher.com/smf/index.php?topic=19745.5;wap2

http://www.practicalbiology.org/data/files/snab-student-notes-40.pdf

 

This entry was posted in Bujqesia organike & urbane, Zeje veshmbathjesh. Bookmark the permalink.