Ne vend te linesit

Për përdorimin e gjerë të tij dhe për nga impakti që ka në ndohtjen e ambjentit,  linesi nuk mund të lihet pa përmendur si një produkt që herët ose vonë do të duhet të zëvendësohet me materiale të tjera.

Linesi sintetik përbëhet nga dy shtresa: shtresa absorbente dhe shtresa e papërshkueshme nga uji.

Ndër materialet natyrale napa, copat fanellatë pambuku dhe sfungjerët e detit janë ndër më absorbentet.

Kurse material natyral më pak i përshkueshëm nga uji, por dhe që mund të lahet, është lëkura natyrale e përdorshme për veshje, e lyer me dhjam ose dyll nga njëra anë. Në zonat jugore të SHBA-së gratë përdornin gëzof deleje, të cilën nga ana e lëmuar e fërkonin me dhjam që të bëhej rezistent ndaj ujit. Gëzofi lahej pas çdo përdorimi.

Një material tjetër disi i papërshkueshëm nga uji është stofi i leshit, i dërstiluar. Ky psh. përdorej nga gratë shqiptare si shtresë e jashtme mbi pelenat e fëmijëve.

Ndërkohë një alternativë sintetike më e lirë se linesi është lëkura artificiale, inkeliti, i cili është i papërshkueshëm nga uji. Nga ana e brendshme lëkura artificiale është si copë, prandaj është e rehatshme në veshje, ndryshe nga plastika.

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Literatura

http://www.mum.org/pastgerm.htm

http://www.honouryourflow.co.uk/wool-backed-menstrual-pads-43-c.asp

This entry was posted in Zeje veshmbathjesh, Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.