Ne vend te karroces se femijeve: Rebozo, rep (wrap), mei tai

Përgatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Rebozo

Rebozo, rep (wrap), mei tai, emra të panjohur? Janë disa nga llojet kryesore të veshjeve që mund të përdoren për ngarkimin e fëmijës në rrugë të gjata, ose për mbajtjen e tij kur nëna dëshiron të ketë të paktën një dorë të lirë.

Zëvendësojnë karrocën.

Rebozo është lloji më i thjeshtë, është një shall i gjatë. Shalli paloset më dysh dhe lidhet nyjë në sup. Fëmija futet në xhepin e krijuar, ulur ose shtrirë. Pesha e fëmijës mbahet nga njëri sup dhe të paktën njëra dorë.

Gjatësia e rebozos varet nga përmasat e nënës, kurse gjerësia nga përmasat e fëmijës, për përmasa mesatare gjatësia e rebozos është rreth 2.7 m, gjerësia rreth 70 cm.

Tri momente kryesore ka në vendosjen e rebozos dhe mbajtjen e fëmijës:

-Nyja duhet bërë në mënyrë të tillë qe pesha e fëmijës ta forcojë dhe jo ta zgjidhë nyjën.

Një video ku demonstrohet se si bëhet nyja:

http://www.youtube.com/ëatch?v=Qh4vRJh3IZ4&feature=player_embedded

-Foshnja duhet vendosur në shall si në një xhep, copa midis fëmijës dhe trupit të nënës, si dhe mbrapa kurrizit të fëmijës të jetë e bollshme që fëmija mos të rrezikojë të bjerë.

-foshnja duhet vendosur në mënyrë të tillë, që mjekra mos ti shtypet pas gjoksit sepse mund të mbytet. Pozicioni më i sigurtë është ulur, foshnjat e vogla me këmbët e mbledhura nën vete ose të hapura dhe lart si bretkosë.

Foto: Këmbët në pozicionin bretkosë.

Fëmijëve më të rritur u nxirren këmbët jashtë.

Repi (wrap), po ashtu është shall si rebozo, por më i gjatë, rreth 4.5 m i gjatë. Me rep fëmija sigurohet më mirë, pesha e fëmijës mbahet nga të dy supet. Fëmija në rep mund të mbahet në kurriz dhe përpara. Madje ka mënyra lidhjeje të repit që nëna mund ti japë të pijë fëmijës së ngarkuar në kurriz pa e zbritur nga repi.

Ka shumë versione lidhjeje të repit, secila me të mirat dhe të këqijat e saj.

Në një version ballor kryq psh., shalli fashohet tre herë në trup, në fillim horizontalisht në bark, pastaj dy anët diagonalisht. Më poshtë është një ilustrim i repit stil kryq ballor.

Repi ne kurriz:

 

Foto: Foshnje në  rep, stili ruksak (majtas), stili tibetan (djathtas)

Për mbajtjen e fëmijës në kurriz përdoren copa jo-elastike. Sa më lart të mbahet fëmija aq më e sigurtë është nga mbytja, kjo ka rëndësi sidomos për mbajtjen në kurriz të foshnjave të porsalindura, të cilat nuk e kontrollojnë dot kokën, dhe për më tepër nuk arrijmë ti shikojmë kur janë në kurriz. Koka e këtyre të mbështetet pas qafës sonë, sic tregohet lart.

 Mei tai- është një version aziatik i repit, që qepet, përdor më pak copë se repi, prandaj është më elegant.

Foto: Mei tai

Qepja duhet bërë e fortë, që mos të shthuret nën peshën e fëmijës. Copa duhet të jetë e fortë, që të përballojë peshën.

Këto janë veshje më të përshtatshme se kanguri për mbajtjen e fëmijëve të vegjël si dhe në klima të ngrohta. Kanguri rekomandohet për fëmijë të paktën më të mëdhenj se 2 muajsh, sepse legeni i fëmijës kur vendoset në kangur rëndohet nga pesha e trupit. Nuk është i formuar mirë akoma për të mbajtur këtë peshë. Kurse pozicioni i fëmijës në rebozo, rep, mei tai është i tillë që pesha nuk rëndon vetëm mbi legen por dhe mbi këmbët.

Literatura:

http://www.wrapyourbaby.com/

http://www.storchenwiege.com/babycarrierresearch.htm

This entry was posted in Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.