Zamka shtazore

Perktheu: Rita Strakosha

Zamka shtazore

Zamka shtazore e kokrrizuar

Zamka shtazore ka qenë në përdorim për mijëra vjet, derisa u zbulua ngjitësit sintetik si psh. acetati i polivinilit. Sot përdoret kryesisht në riparimin e pianove, të violinave, restaurimet e veprave të antikitetit etj.

Zamka shtazore krijohet nga zierja e gjatë e indeve lidhore të kafshëve. Ajo formohet nga hidrolizimi i kolagjenit të lëkurës, kockave, tendoneve dhe indeve të tjera.

Për prodhimin e saj zakonisht përdoren indet e kuajve.

Zamka aplikohet e nxehtë, me një furçë ose spatul. Ajo mbahet e ngrohtë gjatë përdorimit psh. në banjëmari.

Shumica e zamkave shtazore janë të tretshem në ujë, çka në rastet kur duam që ngjitja të mund të prishet është e favorshme. Nganjëherë vendi i ngjitur trajtohet me alkol që zamka të thahet dhe të kriset më kollaj.

Tipe të veçantë të zamkës shtazore janë zamka e lëkurës, zamka e thundrës, zamka e peshkut, zamka e lëkurës së lepurit.

Zamka e lëkurës

Zamka e lëkurës në temperaturën e dhomës

 

Zamka e lëkurës e nxehtë

Zamka e lëkurës përdoret në prodhimin e mobiljeve. Mund të jetë në formën e kokrrizave, të petave, të rripave dhe nëse ruhet në të thatë nuk prishet. Tretet në ujë, ngrohet dhe aplikohet e ngrohtë zakonisht në 60 gradë celcius. Në temperaturë më të lartë i pakësohet efekti ngjitës. Me ftohjen, ngurtësohet. Në temperaturën e dhomës zamka shtazore ka trashësinë e xhelatinës, e cila në fakt është e ngjashme në përbërje. Zamka shtazore e ftohtë nuk ka fuqi ngjitëse prandaj ka rëndësi të aplikohet e ngrohtë, pjesët për tu ngjitur të mbahen në pozicion derisa temperatura e zamkës të bjerë nën 50 0C. Të gjithë ngjitësat kanë një kohë aplikimi, koha që ngjitësi mbetet i lëngshëm dhe i punueshëm. Përdorimi i ngjitësit pasi ka skaduar koha e aplikimit rezulton në lidhje të dobët. Koha e aplikimit e zamkës shtazore është 1 minutë ose më pak. Në praktikë ky problem zgjidhet duke ngrohur pjesët që do të ngjiten dhe realizuar ngjitjen në një dhomë të ngrohtë.

Nëse ngjitësi përdoret rrallë, pjesa e mbetur e tij (e lëngshme, sepse ngjitësi i thatë nuk prishet) mund të ruhet në frigorifer për të penguar rritjen e mikroorganizmave. Nyjat për tu lidhur duhet të puthen mirë sepse zamka e lëkurës nuk i mbush mirë boshllëqet.

Prodhimi i zamkës së lëkurës

Lëkurat e kafshëve regjen në ujë. Pastaj trajtohen me gëlqere, që të shpërbëhen. Pastaj lëkurat shpëlahen nga gëlqerja, për tu shpëlarë mirë trajtohen dhe me solucion acid të dobët. Lëkurat ngrohen në ujë në një temperaturë të kontrolluar mirë, në rreth 70 0C. Zamka e lëngshme hiqet nga uji. Në ujin e mbetur shtohet më shumë ujë, dhe proçesi përsëritet në temperatura në rritje.

Zamka e lëngshme thahet dhe copëtohet.

Cilësitë

Disavantazhet e zamkës së lëkurës-duhet mbajtur ngrohtë, ka kohë të shkurtër aplikimi, aftësi të dobët të mbushjes të boshllëqeve dhe e ndjeshme ndaj mikro-organizmave- kompensohen me avantazhet. Ngjitjet me zamkë lëkure janë të riparueshme, të prishme. Zamka largohet kollaj me aplikimin e nxehtësisë dhe avullit. Zamka e lëkurës ngjitet pas vetes, pra marangozi mund të aplikojë zamkë të re në pjesët për tu ri-ngjitur dhe ri-bashkojë ato. Ndryshe nga zamka e lëkurës, zamka sintetike, acetati i polivinilit, nuk ngjitet pas vetes, prandaj riparimi i ngjitjes kërkon largimin e ngjitësit të vjetër-dhe kjo zakonisht mund të bëhet vetëm duke hequr një pjesë të materialit që do të ngjitet.

Zamka e lëkurës krijon një lidhje të krisshme, kështuqë një shkundje e fuqishme mund të shkaktojë një krisje të qartë në pjesën e ngjitjes. Kurse ngjitësi sintetik, acetati i polivinilit, krijon një linjë krisjeje të parregullt, të vështirë për tu riparuar. Kjo shfrytëzohet nga prodhuesit e instrumenteve të muzikës. Psh. instrumentet në familjen e violinës kërkojnë çmontimin e tyre për mirëmbajtje. Pjesa e sipërme e violinës largohet me lehtësi me thikë. Thyeshmëria e ngjitësit të lëkurës lejon largimin e pjesës së sipërme të violinës pa dëmtime të rëndësishme. Ringjitja bëhet me lehtësi duke aplikuar zamkë të re lëkure.

Zamka e lëkurës gjatë ftohjes së saj i tërheq pjesët për tu ngjitur.

Zamka e lëkurës mund të ri-përdoret nëse ri-nxehet. Kjo aftësi mund të shfrytëzohet nëse nuk arrihet të realizohet ngjitja brenda minutit. Psh. një prodhues violinçeli nuk ka mundësi të ngjisë kapakun e violinçelit brenda minutit. Në vend të kësaj, marangozi shtron kokrrizat e zamkës përgjatë vijës së bashkimit. Pjesët për tu bashkuar fiksohen pas njëra tjetrës. Marangozi përdor një thikë të nxehtë për të nxehur zamkën: me këtë prek zamkën, kjo lëngëzohet, thika largohet pas lëngëzimit. Zamka e lëngëzuar lejohet të ftohet dhe kështu ngjitja realizohet.

Një proçes i ngjashëm mund të përdoret për ngjitjen e rimesove me zamkë lëkure. Rimesoja lyhet me zamkën e lëngëzuar. Kur zamka ftohet rimesoja vendoset mbi sipërfaqen ku do të ngjitet. Një objekt i nxehtë si psh. hekur vendoset mbi rimeso dhe nga nxehtësia zamka e lëkruës shkrin. Kur hekuri hiqet, zamka ngrin, duke realizuar ngjitjen.

Zamka e lëkurës nuk deformohet nën veprimin e peshave. Ngjitësi sintetik, acetati i polivinilit, krijon lidhje plastike, të cilat me kalimin e kohës deformohen nëse u nënshtrohen peshave të rënda.

Zamka shtazore vjen në fortësi të ndryshme, secila prej tyre e përshtatshme për aplikime të caktuara. Disa zamka shtazore shiten pa specifikuar fortësinë e tyre. Përdoruesit profesionistë nuk e përdorin këtë lloj sepse mund të jetë shumë i fortë ose shumë i butë për qëllimin e tyre.

Zamka nga thundrat

Zamka nga thundrat është përdorur gjatë gjithë historisë njerëzore. Harku më i vjetër në botë është 9780 vjeç dhe është ngjitur me zamkë thundre. Zamka e thundrës është përdorur për ngurtësimin e kordhës së harkut, ngjitjen e tekstilit ndaj dërrasës, ngrirjen e tekstilit, bërjen e llaqeve për mbrojtjen e objekteve me vlerë, ngjitjen e xhamit pas sipërfaqeve, vulosjen e enëve prej qeramike etj. Zamka nga thundrat përdoret sot në prodhimin e mobiljeve dhe produkteve të tjera fine ku bashkimi duhet të jetë shumë elegant në mos i padukshëm.

Përgatitja

Thundrat thyhen në copa të vogla, zihen në ujë derisa materiali të lëngëzohet. Një acid shtohet për të krijuar një xhel të trashë. Produkti lejohet të ftohet dhe të ngurtësohet.

Përdorimi

Blloku i ngurtë i zamkës ruhet. Për ta përdorur shkëputet një copë, sipas nevojës, copa e shkëputur përzihet me ujë të nxehtë dhe lihet të shkrijë. Pasi është shkrirë lihet në zjarr të ngadaltë që të arrijë konsistencën e duhur dhe pasandaj aplikohet në objektin për tu ngjitur. Zamka në shtresë shumë të hollë mund të përdoret si llak për të forcuar psh. kurrizet e karrigeve. Zamka e thundrave nuk i reziston ujit. Ajo nuk është e thyeshme kur thahet, ruan një farë elasticiteti, prandaj është ideale për ngjitjet që duhet të kenë elasticitet.

Zamka nga lëkura e lepurit

Zamka nga lëkura e lepurit është më fleksible se zamkat e tjera të lëkurës. Përdoret në llakimin e kanavacave, në ngjitjen e librave etj..

Literatura:

http://en.wikipedia.org/wiki/Hoof_glue

http://en.wikipedia.org/wiki/Animal_glue

This entry was posted in Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.