Cantat rrjete ne vend te qeseve plastike

Përpara përdorimit masiv të qeseve plastike për të bërë pazarin përdoreshin rrjetat.

Çanta rrjetë mund të thuret me shtiza, duke përdorur fije trikotazhi.

Po ju jap udhëzimet për një model çante rrjetë.

Nëse nuk keni fare njohuri mbi punimin me shtiza, ose keni njohuri por nuk kuptoni zhargonin e përdorur këtu, mund të lexoni librin “Punimi me shtiza”,vellimi 1, dhe vellimi 2 (dokumentat jane voluminozë, mund ti hapni më lehtë nëse i ruani me komanden “save as”, pastaj i hapni).

Hapi 1: Thurja e rrjetës

 

Figura 1

Hidhni në shtizë një numër tek sythash.

Rreshti 1: sythat mbrapsht

Rreshti 2: thurni mbarë sythin e parë, *hidhni lak, pakësim djathtas* përsërisni veprimet midis yjeve deri në fund të reshtit.

Rreshti 3: sythat mbrapsht

Rreshti 4: *pakësim majtas, hidhni lak”; përsërisni veprimet pas yllit deri në fund të rreshtit. Thurni mbarë sythin e fundit të rreshtit.

Përsërisni rreshtat 1 – 4.  Kur arrihet gjatësia e kërkuar mbyllet rreshti.

  Hapi 2: Bashkimi i anëve

Figura 2.

1.Drejtkëndëshi i thurur paloset në mes. Rreshti i parë dhe i fundit i thurjes do të jenë në grykë të rrjetës. Anët vertikale të çantës rrjetë do i bashkojmë me bizë.

2. Përdorim të njëjtin fill me të cilin thurëm rrjetën. Bëjmë një nyje në bizë.

3. Fillojmë bashkimin nga gryka e çantës. Kalojmë bizën nën sythin e pjesës së parme të çantës, pastaj përmes sythit të pjesës së prapme të çantës.

4.  Hedhim fillin mbi bizë dhe e tërheqim bizën mbrapa. Mbi bizë janë krijuar dy sytha.

Figura 3

5.  Kalojmë fillin përmes dy sythave mbi bizë. Tani mbi bizë mbetet vetëm një syth.

Figura 4

Vazhdojmë me bashkimin e dy pjesëve, duke përsëritur hapat 3-5. Kur mbërrijmë në fund të çantës, fillin punues e kalojmë përmes sythit të fundit dhe e sigurojmë.

Përsërisim veprimin për anën tjetër të çantës.

Hapi 3: Thurja e dorezave të çantës

Figura 5

Përdorim shtiza me dy maja. Hedhim në shtizën me dy maja 6 sytha.

Rreshti 1: thurim mbarë 5 sytha, te fundin e lëmë pa thurur. Duke filluar nga cepi në të djathtë të grykës së çantës kapim një syth te grykes (teknikën e kapjes së sythave dhe teknikën e thurjes së ushkurit e gjeni dhe në librin “Punimi me shtiza” ) dhe e vendosim mbi shtizën e majtë. E thurim mbarë, e pakësojmë me sythin ngjitur në shtizën e djathtë duke ja hedhur këtë të fundit sipër. Mbi shtizë tani ka 6 sytha.

Figura 6

Rreshti 2 Parapërgatitje:  Rrëshqasim sythat përgjatë shtizës deri në fund të saj dhe e kalojmë shtizën në dorën e majtë. Filli punues del nga sythi i fundit më larg majës së shtizës.

Rreshti 2: Thurim mbarë 5, 1 syth e kalojmë pa thurur. Kapim sythin vijues të grykës së rrjetës dhe e vendosim mbi shtizën e majtë. E thurim mbarë, e pakësojmë duke i hedhur një syth sipër.

Përsërisim veprimet derisa të gjithë sythat e grykës së çantës të jenë bërë pjesë e ushkurit.

Figura 7

Vazhdojmë me thurjen e ushkurit derisa të ketë arritur gjatësinë e dëshiruar. Ushkuri do të zgjatet shumë nën veprimin e peshës. Rekomandohet që për çantë dore të thuret në një gjatësi rreth 20 cm, kurse për çantë krahu të thuret rreth 40 cm.
Bashkimi i fundit dhe fillimit të ushkurit

Me njërën shtizë kapen 6 sythat e mbyllur të njërit fund të ushkurit. Tani në të dy shtizat kemi nga 6 sytha të hapur.

Filli kalohet me gjilpërë përmes sythave të zbuluar të dy fundeve të ushkurit nëpër të njëjtin itinerar sikur të thurej me shtiza. Rezultati është një bashkim i padukshëm.

Figura 8

Thurim ushkurin tjetër për pjesën e pasme të çantës. Sigurohemi që dorezat të kenë të njëjtën gjatësi.

Figura 9

Perktheu: Rita Strakosha

This entry was posted in Zevendesimi i materialeve sintetike. Bookmark the permalink.