Si te mbrojme shendetin nga ndohtja

Përgatiti: Rita Strakosha

Kontakt:  ritastrakosha@yahoo.com

Shënim: ky artikull ka vetëm qëllim edukimi, për cdo trajtim ose diagnostikim shëndetësor drejtohuni mjekut.

Permbajtja

1.      Hyrje

2.      Ndohtja nga kimikatet

3.      Ndohtja nga drita artificiale

4.      Ndohtja nga fushat elekromagnetike

5.      Ndohtja nga zhurmat

1.     Hyrje

Organizmi i gjallë është një tërësi proçesesh kimike dhe fizike të cilat ndërveprojnë me njëra –tjetrën dhe sigurojnë ekzistencën e organizmit dhe ri-prodhimin e tij. Çrregullimet në proçeset fiziologjike të organizmit mund të sjellin sëmundje dhe përfundimisht vdekjen.

Lëndët kimike me të cilat njeriu bie në kontakt, fushat elektromagnetike, drita artificiale, zhurmat, nxehtësia, të gjitha kanë potencialin të ndërhyjnë në mënyrën e funksionimit të qelizave të organizmit dhe të shkaktojnë çrregullime, efekte negative, sëmundje deri vdekje në organizëm. Kjo ndërhyrje quhet ndohtje.[1]

Në këtë artikull do të përshkruajmë cilët janë ndohtësit kryesorë, çfarë sëmundjesh mendohet se zakonisht shkaktojnë ata, si mund te ruhemi.

Nëse dimë se çfarë faktorësh ndohtës ndikojnë në sëmundje, mund të parandalojmë ose të lehtësojmë simptomat e shumë sëmundjeve. Pa qenë nevoja e konsumimit të ilaçeve dhe bërjes së ndërhyrjeve të shtrenjta mjekësore.

2.     Ndohtja nga kimikatet

Ndohtja e ajrit ka ekzistuar që në kohët e lashta. Tymi i pishtarëve psh. ndohte ambjentet e mbyllura të shtëpive. Apo kovahçanat kanë qenë vende të ndohtura.

Por në përmasa të mëdha ndohtja filloi me revolucionin industrial. Revolucioni industrial filloi nga fundi i shekullit të 18-të me mekanizimin në masë të industrisë dhe bujqësisë.[2] Fillimisht makinat punonin me avull që sigurohej nga energjia e djegjes së drurit, qymyrit, më vonë filloi të shfrytëzohej nafta dhe energjia elektrike.

Është në shekullin e 19-të që gjejmë dhe përshkrimet e para të konsiderueshme në numër për shumë sëmundje që më vonë morën përmasa epidemike: kanceri, sëmundjet alergjike, sëmundjet autoimune etj.

Kimikatet kanë ndohtur jo vetëm ajrin, ujin, tokën por edhe një pjesë e ushqimeve përgatiten duke u shtuar aditivë si psh. ngjyruesa, konservuesa, emulsifikatorë etj. Produktet kozmetike që janë në kontakt me lëkurën kanë shumë kimikate në përbërje të tyre. Kimikatet përfundojnë në trupin tonë.

Çfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga ndohtja nga kimikatet?

  • Për ndohtjen nga ajri në ambjentet e shtëpisë: mbyllja e dritareve gjatë pikut të trafikut, mbajtja në ambjentet e shtëpisë e vazove me bimë; mospërdorimi i qilimave, tapeteve; shkundja e shpeshtë e mbulesave të mobiljeve; mospërdorimi i sprucove, i klorit, i detergjentëve aromatikë, i parfumeve.

Bimët me frymëmarrjen e tyre thithin pluhurat. Jo vetëm gjethet, por edhe rrënjët dhe bakteriet e dheut luajnë rol në pastrimin e ajrit nga ndohtja.

Në një studim të NASA-s 10 bimët më efikase në thithjen e ndohtjes nga ajri ishin dhe dredhka dhe luleshpata, bimë që rriten dhe në Shqipëri.

  • Zëvendësimi i detergjentëve, kozmetikës me versione me më pak kimikate, mundësisht përdorimi i versioneve 100% natyralë.
  • Për tu mbrojtur nga ndohtja nga uji: shumë njerëz pijnë ujë të paketuar, ose instalojnë filtruesa. Disa metoda të filtrimit të ujit largojnë një pjesë të mirë të mineraleve të dobishme për shëndetin si psh. magnezin, kalciumin.[4] Kurse uji i paketuar ka rrezik të ndohtet nga plastika, e cila është kancerogjene.

Uji mund të dizinfektohet nga mikrobet dhe mikroorganizmat duke e lënë në një shishe qelqi (të llojit që lejon kalimin e rrezeve ultraviolet) në diell të fortë për të paktën 6 orë. Kjo njihet si metoda diellore e dizinfektimit të ujit.

  • Ndohtja e tokës: Kimikatet e grumbulluara në tokë njeriu i konsumon kryesisht nëpërmjet ushqimeve. Nga kjo lloj ndohtjeje mund të mbrohemi më mirë duke ditur se nga vjen ushqimi që konsumojmë.
  • Një lloj të veçantë ndohtjeje mund të konsiderojmë aditivët, kimikatet me të cilat trajtohen ushqimet dhe që mbeten në sipërfaqe ose në brendësi të këtyre. Trajtimi me kimikate ka forma nga më të ndryshmet: që nga trajtimi i lëkurës së limonave me konservues; lyerja e lëkurës së mollëve me dyll; trajtimi i rrushit të thatë me dioksid squfuri[5]; përdorimi i konservuesve në sallamra; i ngjyruesve në pije, kos frutash etj.

Ka ushqime (psh. supërat e gatshme) dhe pije (sidomos ato energjike) të cilat kur u lexon përbërjen duken më shumë si përzierje kimike sesa ushqime të mirëfillta.

Konsumimi i ushqimeve në gjendjen e tyre sa më natyrale ndihmon në mbrojtjen nga kimikatet që përdoren sot në prodhimin e ushqimeve.

3.     Ndohtja nga drita artificiale

Proçeset fiziologjike, biokimike të shumicës së gjallesave kanë një ritëm të brendshëm rreth 24 orësh i cili i përshtatet stimujve (zeitgeber) të marra nga organizmi nga jashtë dhe në varësi të zeitgeberit ritmi ndryshon periodën, fazën dhe amplitudën e valës. [6]

Këto ritme quhen ritme cirkadiane.

Ato u lejojnë organizmave tu paraprijnë dhe të përshtaten ndaj ndryshimeve të rregullta dhe të parashikueshme të ambjentit. Ato kanë vlerë të madhe në përshtatjen ndaj ambjentit. Rëndësia e ritmeve biologjike duket psh. në faktin që në mizat e frutave të mbajtura në kushte konstante laboratorike ritmet circadiane mbeten të ruajtura në gjene edhe pas disa qindra brezash; apo ruajtja e tyre edhe nga gjallesat që jetojnë në errësirë të përjetshme.[7]

Drita është stimuli më i fuqishëm që ndikon në ritmet cirkadiane të disa hormoneve të rëndësishme në trup si psh. melatonina, kortizoli etj[8].. Pas saj stimuj të tjerë janë ushqimi, zhurmat, ndërveprimet sociale.

Prandaj drita artificiale ka potencialin të ndërhyjë, ngatërrojë, ndryshojë apmlitudën dhe vlerat e  ritmit hormonal të përshtatur ndaj ditë-natës.

Efektet shëndetësore janë: dhimbje koke, lodhje, stres, ankth etj.

Disa studime sugjerojnë një lidhje midis dritës artificiale natën dhe kancerit të gjirit.

Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin e OKB-së, në vitin 2007 e listoi “punën me turne që shkakton çrregullime në ritmin circadian” si një karcinogjen të mundshëm.

Një diskutim i profesor Steven Lockley, i fakultetit të mjekësisë së Harvardit, thotë: “drita artificiale, dhe kur është e zbehtë, me shumë mundësi ka efekte të konsiderueshme në çrregullimet e gjumit dhe frenimin e prodhimit të melatoninës. Këto efekte mund të jenë të vogla në dukje, por çrregullimet kronike hormonale, cirkadiane, dhe të gjumit që ato shkaktojnë mund të çojnë në dëmtime të shëndetit” .

Sipas librit “Lights out: sugar, sleep and survival” (“Shuani dritat: sheqeri, gjumi dhe mbijetesa”), të T.S. Wiley dhe Bent Formby Ph.D, drita artificiale me pagjumësinë që sjell shkakton prirje të njerëzve për të konsumuar më shumë karbohidrate, si pasojë obeziteti, diabeti, depresioni, skizofrenia dhe madje dhe kanceri sipas autorëve, janë përhapur në masë.

Si të mbrohemi nga ndohtja nga drita artificiale?

  • Spektri blu i dritës është më i fuqishëm në ndikimin ndaj ritmeve cirkadiane. Llampat fluoreshente kanë më shumë spektër blu se llampat inkandeshente. Prandaj llampat inkandeshente janë më të rekomandueshme nga pikëpamja shëndetësore.
  • Sa më e fuqishme të jetë drita artificiale gjatë natës aq më shumë çrregullon ritmin cirkadian. Prandaj mirë është të përdoren drita aq të fuqishme sa është e nevojshme për të parë mirë, dhe jo më shumë.
  • Ca kohë përpara gjumit mirë është të zbehet drita, duke ndezur psh. një llampë më të vogël se ajo kryesore.
  • Gjumin e natës e plotësojmë me gjumin e drekës. Nëse flemë herët dhe jo më shumë se 1 orë, gjumi i drekës nuk krijon vështirësi për gjumin e natës.

4.     Ndohtja nga fushat elekromagnetike

Toka ka fushën e vet elektromagnetike, pra njerëzimi ka qenë gjithmonë i rrethuar nga fusha elektromagnetike. Por me industrializimin përdorimi i aparateve që emetojnë fusha elektromagnetike është përhapur shumë. Antenat shpërndarëse televizive, radiofonike, të telefonisë celulare, pajisjet elektrike etj. emetojnë valë elektromagnetike.

Ka një grup njerëzish të cilët raportojnë probleme shëndetësore nga fushat elekromagnetike si psh. dhimbje koke, marrje mendsh, probleme me memorien, çrregullime të ritmit të zemrës dhe irritime të lëkurës. Këta konsiderohen si të ndjeshëm ndaj këtyre fushave.

Të dhënat e studimit të Carlsson et al. tregojnë se 1.9% e njerëzve kanë probleme me monitorët (jo LCD-të) dhe dritat fluoreshente (këto emetojnë dhe valë elektromagnetike përveç dritës). 2.4% raportojnë bezdisje nga fushat elektrike. Në vitin 1991 William J. Rea konkludoi se “ka prova të forta që tregojnë se ndjeshmëria ndaj fushave elektromagnetike ekziston”.

Një pjesë e njerëzve “alergjikë” ndaj fushave elektromagnetike kanë probleme shëndetësore të rënda, ata marrin raporte mjekësore ose dalin në pension invaliditeti për këtë shkak.

Ndjeshmëria ndaj fushave elektromagnetike është sidomos e njohur në Suedi. [9]

Mendohet se fushat elektromagnetike rrisin rrezikun e leuçemisë.[10][11]

Që të mbroheni nga fushat elektromagnetike:

  • Nëse flisni për kohë të gjatë në celular, përdorni kufjet e veshit.
  • Mos mbani afër kokës kur flini pajisje elektrike, celularin.
  • Mos e ndërtoni shtëpinë poshtë shtyllave të tensionit të lartë (siç kam parë shumë shtëpi) :-)).
  • Nëse ju propozojnë të ngrejnë antenë celulari mbi çatinë tuaj, mendohuni dy herë.
  • Etj.etj.

5.     Ndohtja nga zhurmat[12]

Kjo lloj ndohtjeje besoj nuk ka nevojë për shpjegim se cilat janë burimet dhe çfarë shqetësimesh shkakton: stres, pagjumësi, tension të lartë. Pagjumësia në vetvete është pastaj problem për shumë shqetësime të tjera shëndetësore.

Si mund të mbrohemi nga zhurma kur në mes të vapës së Gushtit martohet komshia dhe disa netë rresht dëgjojmë me “kënaqësi të madhe” muzikën ritmike?

Tapat e veshit janë një zgjidhje. Problemi me këto është që kur zhurma pushon, krijohet një mungesë absolute e zhurmës dhe gjumi prapë është i trazuar.

Ose përdorimi i zhurmës së bardhë: një zhurmë monotone që mbyt zhurmat e tjera.

This entry was posted in Shendeti pa ilace. Bookmark the permalink.

One Response to Si te mbrojme shendetin nga ndohtja

  1. Pingback: Kura natyrale per sherimin e kancerit | Si te perballojme KRIZEN

Comments are closed.