Pallatet miniferma

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Piku i naftës pritet të shtrenjtojë së tepërmi transportin si dhe të rrisë ndjeshëm koston e produkteve ushqimore dhe një zgjidhje ndaj këtij problemi mendohet të jetë zhvillimi i bujqësisë urbane. Bujqësia urbane po promovohet nga Organizata Botërore e Ushqimit, nga qeveri, OJF të huaja dhe po përkrahet nga iniciativa private. Aktivitetet bujqësore në qytete mund të zhvillohen edhe në pallate. Megjithëse një gjë e tillë mund të duket e pamundur ose qesharake në pamje të parë, është dicka që nëse përhapet në masë mund të kontribuojë në mirëqënien e qyteteve dhe uljen e papunësisë.

Disa nga aktivitetet bujqësore që mund të kryhen në pallate:

  •  Rritja e bletëve në cati: Bletaria urbane është duke u përhapur në shumë qytete të botës si një mundësi të ardhurash dhe një mënyrë për të kontribuar në sigurinë ushqimore të qyteteve. Kosheret e bletëve mund të mbahen në oborr por edhe në catitë e ndërtesave.

Koshere bletësh në një cati pallati në Filadelfia, SHBA

Sipas librit “Rritja e kafshëve në qytete, teknika tradicionale..” i Hans Schiere dhe Rein van der Hoek “Zakonisht foletë e pëllumbave vendosen në çatitë e ndërtesave, çka bën të mundur rritjen e pëllumbave dhe nga banorë të pallateve disa katëshe. Një faktor i rëndësishëm në qytetet në zhvillim… Çuditërisht megjithëse rriten lehtë dhe me kosto të ulët, rritja e këtyre kafshëve nuk përmendet në programet e sigurisë ushqimore të qyteteve”.

Foto: Fole pëllumbash

  • Kultivimi i perimeve, erëzave etj. mbi çatitë e pallateve, në ballkone, në dritare etj.. Kushtet kryesore të nevojshme për rritjen e bimëve në cati janë që catia të mbajë peshën, të ketë dritë të mjaftueshme dhe të ketë akses ndaj ujit. Catitë e gjelbërta janë realitet në shumë metropole. Ka biznese të cilat ndihmojnë në ndërtimin e tyre, universitete që janë përfshirë në projekte me cati të gjelbërta etj.

Foto: Kopësht mbi cati ne Cikago, SHBA

Foto: Një kotec pulash në catinë e një ndërtese tri katëshe, në Nju Jork (burimi).
Foto: Pula në tarracën e gjelbërt të Muzeut të Fëmijëve, Madison, SHBA

Pra pallatet mund të përdoren si mini-ferma të vogla: vertikalisht kultivohet; në taracë rriten pula, bletë, lepuj & kultivohen bimë; dhe për ta mbyllur ciklin ushqimor të ekosistemit mbeturinat e kuzhinave përdoren për ushqimin e kafshëve (udhëzime për kompostimin gjeni këtu), kurse mbeturinat e WC-ve kompostohen dhe rikthehen në kontenierët e bimëve në formën e plehut organik. Ku ka diell dhe ujë ka bujqësi. Pse jo dhe në pallat.

Më poshtë mund të shikoni një pallat 27 katësh që po ndërtohet në Milano.

Eshtë projektuar nga arkitekti Stefano Boeri dhe është projektuar në mënyrë të tillë që të mund të rriten pemë në ballkonet e tij (largësia nga ballkoni në ballkon ështv dykatëshe). Më poshtë janë projektet:

Në një pallat të tillë mund të rriten dhe pemë frutore apo pemë të shfrytëzueshme për qëllime të tjera (pemë mjaltëse, mjekësore, ngjyruese etj.).

Ballkonet e pallateve ekzistuese mund të modifikohen për të maksimalizuar rrahjen nga dielli si psh. muret anësore prej tulle mund të zëvendësohen me xhama, me hekura etj. Ka projekte kopshtesh vertikale ku fasadat e pallateve konceptohen si sera xhami ku kultivohen bime.

About these ads
This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.