Riciklimi i plastikes dhe metalit

riciklimi

Riciklimi i mbetjeve është një mënyrë e rëndësishme kursimi. Mbetjet kthehen në lëndë të parë për industrinë, duke sjellë uljen e çmimit të produkteve për konsumatorët. 1 kilogram mbetje plastike shitet rreth 30 lek të reja në pikat e grumbullimit, dhe çmimi është në rritje. Kurse mbetjet e metalit shiten rreth 100 lek të reja kilja. Në Shqipëri ka me mijëra mbledhës skrapi dhe mbetjesh plastike.

Riciklimi i plastikës dhe metaleve është i thjeshtë për tu bërë: shishet plastike, qeset e panevojshme, si dhe kanoçet, mbetjet metalike i grumbullojmë veçmas nga mbetjet organike të kuzhinës. Pasi kemi mbledhur sasi të konsiderueshme i mbledhim në një qese, ja mbyllim mirë grykën dhe i hedhim në kazanët e plehrave. Kazanët, këtu në Tiranë të paktën, vizitohen çdo ditë nga mbledhësit informalë. Pakoja jonë me shumë mundësi do të gjendet prej tyre.  Kompania e pastrimit i mbledh mbetjet gjatë natës, kështu mbetjet tona plastike kanë më shumë shanse të gjenden nga mbledhësit nëse i hedhim në kazanë paradite.

Gjithsesi, edhe pasi mbetjet përfundojnë në lendfill, atje përsëri u nënshtrohen kërkimeve për plastikë e metal nga mbledhësit. Por gjatë transportit shpesh mbetjet ndoten dhe në lendfill përfundojnë të papërdorshme si lëndë e parë për industrinë ricikluese.

Plastikat e pista nuk mund të përpunohen nga fabrikat e riciklimit, prandaj ka rëndësi grumbullimi i diferencuar i plastikave.

Ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve krijon detyrim për bashkitë që brenda 5 vitesh të realizojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Kjo do bëhet duke vendosur kazanë të vecantë për mbetjet e riciklueshme nga mbetjet e tjera.

Ndërkohë ne mund të fillojmë ta praktikojmë riciklimin duke dhënë kështu kontributin tonë në pastrimin e ambjentit dhe zbutjen e krizës ekonomike.

About these ads
This entry was posted in Kursimi i energjise & lendes. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s