Ne mungese te dentistit

Dentisti është një ndër doktorët me çmimet më të kripura. Kurse dhëmbët tona moderne janë ndër organet më delikate që fillojnë të prishen që në adoleshencë. Ka disa mundësi për të trajtuar problemet e dhëmbëve në mungesë të dentistit, si psh.:

Shërimi i dhëmbëve të prishur me dietë

Në stomatologji është fakt i njohur që dhëmbi ka aftësinë të formojë dentinë të re (dentinë riparuese) si përgjigje ndaj stimujve të jashtëm (si psh. kariesi). Sa më i fuqishëm stimuli, aq më shpejt formohet dentina. Doktorë si Weston Price, May Mellanby, etj. mendojnë se ushqyerja e shëndetshme ndihmon që infeksioni i dhëmbit të prishur të ndërpritet dhe dhëmbi të rimbushet më shpejt me dentinë (duke penguar kështu hyrjen e papastërtive nga jashtë dhe përsëritjen e infeksionit).

Foto: Në librin “Ushqyerja dhe Shwndeti” ku tregohet shërimi i dhëmbit

Sherimi i dhembit

Sherimi i dhembit

(a)    Karies aktive. Dentina e zbutur. Dentinë të re të formuar nuk ka.

(b)   Pas 6 muajsh trajtim me vitamin D. Kariesi nuk ka përparuar më. Sipërfaqja e dhëmbit e forcuar. Dallohet dentina e re.

(c)    Pas tre vjetesh trajtim me vaj peshku, kariesi ka ndaluar plotësisht, sipërfaqja e dhëmbit është e fortë dhe e lëmuar. Ka me shumicë dentinë të re.

(d)   Kariesi i ndaluar plotësisht. Sipërfaqja e fortë dhe e lëmuar. Dallohet sasi e madhe dentine e re, e fortë.

Në figurë tregohen pjesë dhëmbi të trajtuara me një kimikat që errëson pjesët e prishura, të parë me mikroskop. Eksperimenti është bërë me fëmijë.

Dentisti Weston Price ka përmendur shumë raste të praktikës së tij (në vitet 1920-1930) kur dhëmbët e prishur shëroheshin pa pasur nevojë për mbushje. Në librin “Nutrition and physical degeneration”, ai tregon grafi të dhëmbëve përpara dhe pas dietës, ku duket rimineralizimi i dhëmbëve të prishur.

Foto: Dhëmbi para dietës                                Dhëmbi pas dietës

kujdesi ndaj dhembeve_dhembet para dhe pas dietes_Weston Price_2

Foto: Dhëmbi në të majtë ka një vrimë. I njëjti dhëmb pas 2-5 muajsh tregon formimin e dentinës së re (nga libri i dentistit Ëeston Price)

Aborigjene me dhembe te shendetshem

Aborigjene me dhembe te shendetshem

Foto nga libri i Weston Price. Këta aborigjenë që nuk e kanë përdorur ndonjëherë pastën e dhe furçën e dhëmbëve, nuk kanë asnjë dhëmb të prishur. Sipas W.Price, në shumë fise primitive, ende të pavizituara nga kultura perëndimore, prishja e dhëmbëve nuk njihej. Weston Price ja atribuonte këtë dietës dhe jetës natyrale të aborigjenëve.

Sipas këtyre dentistëve një dietë e varfër në karbohidrate (pa sheqer, me pak brumëra), e pasur në vitaminë D (ekspozim ndaj diellit, peshk) dhe kalcium (bulmet, lakra, kocka etj), me ushqime të freskëta, mund të ndalojë prishjen e mëtejshme të dhëmbve madje dhe të shërojë (qoftë dhe pjesërisht) dhëmbët e prishur.

Nga përvoja personale kam vënë re se pas plazhit dhëmbët kanë më pak karies, si pasojë e vitaminës D që marrim nga dielli. Kariesi bëhet shkak për prishjen e dhëmbëve. Ndihmon në shërimin e kariesit dhe larja e dhëmbëve me vaj, ose ndryshe oil pulling në anglisht. Pijmë një lugë vaj dhe e qarkullojmë nëpër gojë për rreth 20 minuta. Gjatë kësaj kohe goja mbushet me pështymë. Rimineralizimi i kariesit realizohet nga pështyma, prandaj larja me vaj shpejton shërimin e kariesit.

Nëse e gërryejmë lehtë kariesin në fazë fillestare, ky largohet (por kjo është thjesht eksperienca ime personale, nuk e di nëse mund të ketë efekt anësor negativ, apo është e realizueshme vetëm kur është shëruar).

Kura popullore shqiptare

Libri “Mjekësia popullore, kulturë e lashtë në shërbim të shëndetit” i mjekut Hysni Ndoja, I botuar në vitin 1995, ka grumbulluar mjekimet popullore të Shqipërisë, ndër të tjera dhe të atyre për dhëmbët.

Për dhëmbjen e dhëmbëve libri përmend praktikat e mëposhtme të zonave të ndryshme krahinore:

  1. Kur dhëmbi nuk shihej i brejtur, përdornin raki të fortë rrushi, duke e mbajtur nga ana e dhëmbit që dhimbte, me qëllim që t’ia mpinte mishrat rreth rrënjës së tij. Në mungesë rakie, përdornin uthull të fortë rrushi.
  2. Kur dhëmbi ose dhëmballa ishte e brejtur merrnin një kunjë pishe dhe me pak pambuk ose me ndonjë leckë të vogël të njomur me raki të fortë rrushi, ku kishin tretur kripë gjelle, e pastronin, duke e mbyllur pastaj me pak dyllë blete.
  3. Merrnin pak sheqer në një majë thike dhe e digjnin, Kur ky fillonte të skuqej dhe të ngrihej si fshikës, e hidhnin menjëherë në vrimën e dhëmbit.
  4. Si e pastronin më parë dhëmbin me vajguri, i linin një leckë të vogël brënda. Pas një ore ja hiqnin dhe ia mbyllnin me rrëshirë të djegur.
  5. Merrnin duhan të grirë dhe e zhysnin në uthull të fortë rrushi. Me të e mbushnin dhëmbin ose dhëmballën e prishur.
  6. Merrnin një thelb hudhre dhe pak pambuk dhe I shtypnin bashkë, në mënyrë që pambuku të thithte sa më mirë lëngun e hudhrës. Me atë pambuk e mbushnin dhëmbin ose dhëmballën.
  7. Merrnin rrënjë këlkazash të shtypura dhe ia hidhnin dhëmbit të prishur.
  8. Për një mjekim më të gjatë merrnin nga një lugë të vogël kafeje me sheqer, kripë, piper dhe pak dyll blete të shkrirë. Këto I përzienin dhe I bënin brumë, me të cilin krijonin disa kokrra si saçme. Me këto mjekonin dhëmbin e prishur. Disa për këtë qëllim përgatitnin kokrra të vogla nga brumë dylli (zam blete) dhe ia vinin dhëmbit të brejtur.
  9. Lanin gojën me çaj borziloku; ose hurthi; ose gjethedelli
  10. Rrënjën e qinglës e pastronin, këpusnin një copë, e shtypnin me kripë copën dhe ia vinin dhëmbit të brejtur kur e linin 1-2 orë. Mjekimin e përsërisnin 2-3 herë në rast nevoje.
  11. Farat e matergonës i thanin, i bluanin, pluhurin e vendosnin në vrimën e dhëmbit të brejtur. Sipër i vihej dyll blete i zbutur, që pluhuri mos të gëlltitej se ishte helm. Njësoj përdornin rrënjën e shpendrës.
  12. Shtrydhnin degë e gjethe të freskëta rozmarine, në lëngun e nxjerrë njomnin pambuk, këtë e vinin në vrimën e dhëmbit të sëmurë.

Një metodë që kam përdorur, dhe që njihet nga shumë, është: vendos një hudhër brenda një nape, e fus mbi dhëmbin që dhemb dhe e shtrëngoj mes dhëmbëve derisa të ndjej që po i del vaji. E mbaj disa minuta në gojë. E përsëris disa herë gjatë ditës. Lëngu i hudhrës duhet të ketë mundësi të futet  deri tek infeksioni që të veprojë dhe varet nga shkalla e infeksionit nëse do ju ndihmojë. Personalisht hudhra më ka ndihmuar ta qetesoj infeksionin por përfundimisht jam detyruar të shkoj tek dentisti.

hudhra

Libri “Bimët mjekësore të familjes” kundër acarimeve të gojës përmend bimët mjekësore si: arra, bishtamithi, boronica, limoni, melakja, mëtriku, podiqja, rozmarina, rrënja dhe bunga, sherbela, verriu i zi, zhumbrica. Këto zakonisht bëhen çaj dhe me të shpëlahet goja.

Hysni Ndoja përmend dhe propolisin, kështu ai përmend një kurë ku : “pasi i pastrojmë dhëmbët, shpëlajmë gojën me çaj sherebele disa herë në ditë, I bëjmë masazh mishrave të dhëmbëve me pomadë propolisi 20%, duke e mbajtur në mes të dhëmbëve për 2 orë. Në darkë e përsërisim mjekimin duke mbajtur pomadën në mesin e dhëmbëve, deri në mëngjez. Mjekimi zgjat 15-20 ditë.”

Anestezia e dhëmbëve

Vaji i karafilit është përdorur për anestezi lokale kur dhemb dhembi, ose pas heqjes së tij. Vaji mund të përftohet nga lulet, gjethet ose degët (me distilim si rakia). Vaji i përftuar nga degët, pastaj ai nga gjethet, ka më shumë përbërës aktiv (eugenolin) që shkakton mpirjen e gojës. Vaji I karafilit nuk gëlltitet sepse është i dëmshëm deri helmues. Nqs. aplikohet për një kohë të gjatë mund të vrasë nervin e dhëmbit.

Tinktura e opiumit wshtw pasw pwrdorur njwsoj si vaji i karafilit.

Mbushja e dhëmbëve

Siç duket nga lista e dr. Hysni Ndojës , dylli i bletës është pas përdorur për izolimin ose mbushjen e dhëmbit. Përdorimi i dyllit të bletës për mbushjen e dhëmbëve daton që pwrpara 6000 vjetwsh.

Për mbushjen e dhëmbëve është pas përdorur dhe rrëshira e pishës, rrwshira e pemws sw Xinws (në Indi, Pakistan). Rrëshira (dhe dylli normalisht) ishte mbushje e përkohshme, por që mund të përsëritej dhe nuk ishte e dëmshme nëse gëlltitej.

Heqja e dhëmbit

Në kohërat e vjetra dhëmbët i nxirrnin me fije si psh. fije mëndafshi (ibërshim), bisht kali, spango liri, tel I hollë. Me një fije të tillë lidhnin dhëmbin në rrënjë dhe e tërhiqnin. Kur nuk ja dilnin kështu, lidhnin fundin e fijes tek ndonjë hekur dhe i sëmuri tërhiqte kokën me vrull. Nqs. ky nuk kishte guxim, I vinin pak barot nën fytyrë dhe I jepnin zjarr. Ky nga frika tërhiqte kokën me vrullin më të madh dhe kështu dhëmbi I mbetej I varur në fije. Nqs. pas heqjes kishte hemorragji, ndër të tjera përdornin duhanin e grirë (ja vinin në plagë).

Hapja e vrimave në dhëmbë të prishur

Sipas arkeologwve nw Pakistan janë gjetur skelete me dhëmbë të shpuar me maja guri stralli (flint). Mendohet se ky lloj guri është përdorur nga “dentistët” e lashtë. Kur shkencëtarët modernë provuan të hapnin vrima me majë guri stralli, zbuluan se vrima mund të hapej brenda 1 minuti. Thonë se dhëmbi duhej të dhimbte shumë, por ndoshta mjekët e lashtë njihnin dhe efektet qetësuese të opiumit dhe e përdornin si qetësues.

Gjithashtu mendohet se janë përdorur të njëjtat mënyra për bërjen e vrimave si ato që përdornin artizanët për vrimosjen e rruazave zbukuruese.

About these ads
This entry was posted in Shendeti pa ilace, Vetemjaftueshmeria and tagged . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s