Kultivimi pa plugim dhe herbicide

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Foto: Grurë i mbjellë në fushë me tërfil. Toka nuk është pluguar për mbjelljen.

Në kushtet e krizës dhe të papunësisë kultivimi i tokës mund të rikthehet të jetë burim jetese për shumicën e popullsisë. Veçse, për shkak të pikut të naftës, rikthimi drejt bujqësisë do të bëhet në kushtet e mundësive gjithmonë e më të kufizuara për të investuar në pajisje bujqësore, herbicide, pesticide, plehëra kimikë etj., Si dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike që do të vështirësojnë shumë bujqësinë.

Prandaj njohja dhe përdorimi i mënyrave kursimtare dhe ekologjike të kultivimit do të jetë me interes edhe për qytetarin e thjeshtë.

Një ndër teknikat ekologjike të kultivimit është kultivimi pa plugim dhe herbicide.

Drithërat (gruri, misri, thekra orizi etj.), soja, perimet, etj. mund të kultivohen pa e pluguar tokën dhe kjo mund të bëhet pa humbje të rëndësishme në prodhimtari.

Kjo është çfarë pretendojnë përkrahësit e kultivimit pa plugim që e kanë praktikuar, studiuar dhe eksperimentuar këtë metodë kultivimi per disa dekada.

Qëllimi i plugimit është kryesisht luftimi i barërave të këqija. Në kultivimin pa plugim toka mbetet gjithmonë e mbuluar me bimë. Këto e ruajnë tokën nga erozioni, e pasurojnë me bakterie, me pleh organik dhe pengojnë përhapjen e barërave të këqija.

Një nga përkrahësit më të dëgjuar të kultivimit pa plugim është agronomi japonez Masanobu Fukuoka i cili për dekada me rradhë praktikoi bujqësinë natyrale. Në metodat e tij të kultivimit nuk plugohet, nuk përdoren pesticide, herbicide etj.. Kështu kultivimi kërkon minimumin e energjisë, kurse pjelloria e tokës nuk pakësohet siç ndodh me tokën e pluguar.

Për pengimin e përhapjes së barërave të këqija Fukuoka shfrytëzonte mulçin (mbeturinat e bimëve të korrura) dhe tërfilin e bardhë. Tërfili i bardhë është shumë efiçent në pengimin e rritjes së barërave të këqija si dhe është bimë bishtajore, fikson azotin dhe pasuron tokën. Ai eksperimentoi me dhjetëra lloje bimësh derisa gjeti tërfilin e bardhë si më efikasin.

Metoda Fukuoka e kultivimit të drithërave përshkruhet kështu:

  •  Në verë Fukuoka rrit oriz. Në fillim të tetorit ai mbjell tërfil të bardhë. Në mes të tetorit, në mes të orizit në pjekje mbillet gruri/thekra ose tërshëra e dimrit. Në fillim të nëntorit orizi korret, mulçi i tij lihet në fushë.  Pra tani në fushë ka mulç, nën të ka tërfil dhe fara gruri/thekre apo tërshëre. Mulçi dobëson tërfilin, kurse filizat e drithërave mbijnë nëpër të. Me rritjen e drithit mulçi dekompozohet në tokë, kurse tërfili mbetet dhe shërben si fertilizues i gjelbërt.

Proçesi përsëritet në pranverë. Disa javë përpara korrjes së grurit/thekrës apo tërshërës, në mes të të mbjellave të pakorrura mbillet orizi (duke e shpërndarë farën, broadcasting). Pastaj korret gruri/thekra/tërshëra, mbeturinat e tyre lihen si mulç në fushë. Mulçi nuk pengon daljen e filizave të orizit. Tërfili mbetet prezent në fushë gjatë gjithë vitit.

Metodën e Fukuokas francezi Bonfil e përshtati për kultivimin e grurit (dhe të drithërave të tjerë) në klimën europiane.

Foto: Gruri në fushë me tërfil. Gruri është mbjellë pa plugim.

Metoda e tij përshkruhet kështu:

Në prill mbillet tërfil.  Pas tij, në Qershor mbillet gruri. Hibridet moderne të grurit mund të mbillen menjëherë pas solsticit (21-22 Qershor) kur dita fillon të shkurtohet. Nëse mbillen më herët rrezikojnë të bëjnë farë para dimrit dhe të japin prodhim të pakët. Varietetet e vjetra mund të mbillen më herët. Mbjellja mund të bëhet deri 2 muaj para ngricës së parë të pritshme. Gruri mbillet me mbjellje sipërfaqësore. Prania e tërfilit mundëson këtë lloj mbjelljeje. Gruri mbillet rrallë që tërfili të ketë akses ndaj dritës (hibridet moderne ~2 kg/ha; lloji i vjetër i grurit ~0.7 kg/ha; nëse mbillet më herët se qershori sasia e nevojshme e farës rritet). Gjatë periudhës së gjatë vegjetative derisa hyn dimri gruri zhvillon rrënjë të thella. Kjo bën që të zhvillohet mirë kur vjen pranvera. Në fillim të sezonit tërfili kositet në një lartësi që të mos dëmtojë grurin. Gruri i ri mbillet në fushën me grurin që është në pjekje.Gruri korret në gusht dhe mulçi i tij lihet në fushë.

Korrja e grurit me mekanizim vështirësohet sepse korrja bëhet në një fushë me filiza të njomë. Korrja bëhet të paktën 5 cm sipër tokës. Në këtë metodë preferohen varietetet e vjetra të cilat kanë kërcell të gjatë, e durojnë mirë të ftohtët.

Në SHBA kultivimi pa plugim praktikohet si vijon: Bimët e mbjella kositen në një fazë të zhvillimit të tyre kur nuk kanë aftësi të rriten mbrapsht. Kështu drithërat kositen pasi kanë nxjerrë polenin kurse bishtajoret kur janë në lulëzim të plotë. Mulçi rezultant lihet në fushë. Përmes tij bëhet transplantimi i filizave/mbjellja e farave. Mulçi pengon përhapjen e barërarve të këqija për disa javë.

Foto: Sojë e mbjellë në fushë me mulq thekre

Problemet që hasen në kultivimin pa plugim siç praktikohet në SHBA:

  • Kur mulçi nuk është i trashë barërat e këqija arrijnë të mbijnë në boshllëqet e rrahura nga drita.
  • Kur ka shumë barëra të këqija shumëvjeçare: këto arrijnë të depërtojnë përmes mulçit.
  • Zhvillimi dhe pjekja e bimëve vonohet për shkak të mulçit
  • Në fazën e vonshme të rritjes së bimës barërat e këqija shtohen kështuqë mund të nevojitet plugimi për të pastruar tokën për mbjelljen e rradhës.
  • Bimët me farë të vogël mund të mbillen me vështirësi përmes mulçit.

Burimet:  

Kultivimi i grurit pa plugim, sipas metodës Bonfil:

http://files.uniteddiversity.com/Permaculture/Bonfils-Winter_Wheat_Physiology.pdf

http://www.permies.com/t/1568/permaculture/Fukuoka-Bonfils-winter-wheat-method

http://eap.mcgill.ca/CPW_9.htm

http://www.agriculturesnetwork.org/magazines/global/monocultures-towards-sustainability/how-to-grow-winter-wheat-the-fukuoka-bonfils

http://en.wikipedia.org/wiki/Living_mulch

Metoda e Fukuokas:

http://en.wikipedia.org/wiki/Natural_farming

http://www.soilandhealth.org/ (këtu mund të sigurohen falas librat e Fukuokas)

http://www.permaculture.com/node/140

http://thenaturalfarm.over-blog.com/article-31446952.html

Kultivimi pa plugim në SHBA:

http://www.extension.org/pages/18526/what-is-organic-no-till-and-is-it-practical

http://www.rodaleinstitute.org

About these ads
This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s