Rritja e peshkut ne rrethinat e qyteteve

Pergatiti: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Në foto: Rezervuare peshku në ujërat e zeza të Kalkutës

Në postimet e mëparshme kam folur për rritjen e pulës dhe të pëllumbave në qytet. Rritja e zogjve në qytet është më e lehtë se e kafshëve të tjera sepse kërkojnë më pak ushqim, më pak hapësirë dhe mund të ushqehen dhe me mbeturinat e kuzhinës.

Një kafshë tjetër që mund të rritet në mos në qytet në rrethinat e qytetit, është peshku. Peshku ka një veçori që e bën të përdoret nga bujqësia urbane: rritet mirë në ujëra të pasura me fekale. Në këto ujëra rriten me shumicë fitoplanktone, zooplanktone dhe kafshë të tjera të vogla ujore të cilat shërbejnë si ushqim për peshkun e rezervuarit.

Përdorimi i ekskretimeve të qyteteve në bujqësi është një praktikë e përhapur në vendet aziatike.

Kalkuta, Hanoi, Shangai etj. janë disa nga qytetet e mëdha ujërat e zeza të të cilave përdoren ndër të tjera dhe për prodhimin e peshkut. Në rezervuarët e ujit pranë Hanoit ku përdoren  ujërat e zeza rendimenti i prodhimit të peshkut është 5 tonë/ha.

Lloji i peshkut i përdorur më shpesh është krapi dhe tilapia.

Anët pozitive të akuakulturës me fekale janë se peshku prodhohet afër konsumatorit; mbetjet urbane riciklohen dhe prodhimi del me kosto të ulët; kursehet toka bujqësore  etj.

Kurse ndër anët negative renditen fakti që ujërat e zeza kanë dhe lëndë toksike dhe bakterie patogjene në to; ndodh që peshqit ngordhin në masë nga mungesa e oksigjenit në ujin e mbingarkuar me lëndë organike etj.

Në disa qytete nuk përdoren ujërat e zeza por fekalet e paderdhura në ujërat e zeza. Banorët e qytetit i nxjerrin fekalet në kontenierë jashtë shtëpisë. Kontenierët mblidhen gjatë natës dhe përmbajtja e tyre përdoret në tokat bujqësore.

Në botimin “Përpunimi i ujërave të zeza dhe përdorimi i tyre në bujqësi”, botuar nga Organizata Botërore e ushqimit, autori thotë mbi rreziqet e kontaminimit të peshkut të rritur në rezervuarë me ujëra të zeza:

“Megjithëse kufizimi i derdhjes së materialeve toksike në ujërat e zeza do të ishte pozitive, është e pashmangshme që një pjesë e këtyre materialeve të kalojnë në ujërat e zeza. Në ujërat e zeza shpesh gjenden metale të rënda dhe pesticide. Kjo ngre shqetësime për bioakumulimin kur ujërat e zeza përdoren në akuakulturë. Algat dihet se akumulojnë metale të ndryshme të rënda, por me përjashtim të mërkurit, peshku i rritur në rezervuarë me ujëra të zeza nuk është gjetur të akumulojë përqëndrime të larta të këtyre substancave toksike. Ndoshta përqëndrimi i metaleve të rënda në ujin e rezervuarit rritet më ngadalë se shtimi i mishit në peshqit që rriten shpejt, si psh. tilapia. Në rastin e mërkurit duket se rëndësi në grumbullimin e mërkurit tek peshku ka pozicioni i tij në zinxhirin ushqimor. Peshqit mishngrënës grumbullojnë më shumë mërkur se peshqit barngrënës. Duket se peshqit janë në gjendje të rregullojnë përmbajtjen e metaleve të rënda në trup, me përjashtim të mërkurit . Ata kanë prirjen ti akumulojnë metalet e rënda në inde jo muskulore. Pak informacion ka mbi grumbullimin e substancave toksike të tjera përveç metaleve të rënda, por psh. në një rast në Ëuhon, Kinë, përmbajtja e lartë e fenolit në ujërat e zeza të rezervuarëve të peshkut bëri që peshku të merrte erën e fenolit dhe të ishte i pangrënshëm.”

Kurse për sa i përket kontaminimit të peshkut nga bakteriet “Kryesisht besohet se rritja e peshkut në rezervuarë me ujë të pastër për disa javë përpara shitjes largon erërat e mundshme të pakëndshme dhe peshku bëhet i pranueshëm për tregun.” Por vijon autori për këtë nuk ka prova.

Ja si përshkruhet sistemi i përdorimit të ujërave të zeza të Kalkutës për rritjen e peshkut:

Shoqëria komunale e Kalkutës grumbullon rreth 600 milion litra ujëra të zeza çdo ditë. Ujërat e zeza grumbullohen nëpërmjet gjirizeve nën-tokësore drejt stacioneve të pompimit në rrethinën lindore të qytetit nga ku pompohen drejt kanaleve të hapura. Nëpërmjet kanaleve ujërat futen në Moçalin e Kalkutës Lindore.

Trajtimi fillestar

Ujërat e zeza fillimisht futen në pellgje të cekëta për të marrë trajtimin e parë. Pezullitë e ujit dalëngadalë depozitohen në fund të pellgut, bimët dhe bakteriet fillojnë të dekompozojnë lëndët organike të ujit. Pellgjet janë të cekëta me qëllim që drita të arrijë algat në fund të tyre. Fotosinteza e algave siguron oksigjenin për bakteriet që konsumojnë llumrat.

Ka 2 ose 3 pellgje stabilizimi të cilat janë gjithmonë e më të cektëa. Në pellgje përdoret zymbyli i ujit i cili largon llumra, metale, azot etj. nga uji. Pas kësaj uji kalon në pellgjet me peshq.

Pellgjet e peshkut

Pellgjet e peshkut përgatiten me kujdes për rritjen. Ato kullohen nga uji, thahen në diell, u largohet llumi, u riparohen digat etj. Fundi i pellgjeve trajtohet me gëlqere që të neutralizojë aciditetin e ujit në ardhje. Alkaliniteti pakëson dhe ngarkesën bakteriale.

Dielli penetron ujin e cekët të pellgjeve, fotosinteza e algave prodhon oksigjenin me të cilin ushqehen bakteriet. Peshqit ushqehen me bakteriet, algat, fitoplanktonin dhe pezullinë.

Një sistem i ngjashëm përshkruhet nga Christine Harris, ku ujërat e zeza pasi kalojnë në disa rezervuarë kullimi përdoren për rritjen e peshkut. Llumi i depozituar në fund të rezervuarëve të kullimit thahet dhe shitet si pleh kompost.

Në librin e vet “Libri mbi humanurën” autori Joseph Jenkins argumenton bindshëm se jashtëqitjet njerëzore nuk duhet të derdhen në ujë por të kompostohen. Të kompostuara ato mund të përdoren dhe në akuakulturë.

Përdorimi i humanurës (jashtëqitjeve të njeriut, të kompostuara) në akuakulturë do të shmangte si kontaminimin e peshkut nga lëndët toksike ashtu dhe nga bakteriet.

Burimet:

Manual i Organizatës Botërore të Ushqimit mbi akuakulturen e integruar me bujqesine: http://ebookbrowse.com/integrated-agriculture-aquaculture-fao-pdf-d136863075

http://www.istp.murdoch.edu.au/ISTP/casestudies/Case_Studies_Asia/aquacult/index.html

http://www.fao.org/docrep/T0551E/t0551e09.htm#TopOfPage

http://weblife.org/humanure/chapter2_3.html

http://www.bvsde.paho.org/bvsacd/cd27/working30.pdf

http://architecture.mit.edu/class/nature/student_projects/2008/living_with_water/function.html

About these ads
This entry was posted in Bujqesia organike & urbane. Bookmark the permalink.

One Response to Rritja e peshkut ne rrethinat e qyteteve

  1. Pingback: Riciklimi i mbeturinave organike per bujqesine urbane | Si te mbijetojme KRIZEN ekonomike

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s