A do të na shpëtojë kriza ekonomike nga katastrofa klimatike?

Nga Dan Allen, kontakt:  danallen1968@yahoo.com.

Përktheu, me shkurtime: Rita Strakosha, ritastrakosha@yahoo.com

Artikulli origjinal është në http://www.energybulletin.net/stories/2011-06-17/deus-ex-machina-will-economic-collapse-save-us-climate-catastrophe.

“Nuk besoj se publiku amerikan e ka kuptuar mirë  se çfarë  mund të  ndodhë  …Ka parashikime se Kalifornia do të bëhet shkretëtirë ” – Steven Chu, Sekretari i Shtetit për Energjinë, SHBA, http://thinkprogress.org/romm/2009/02/04/203650/chu-were-looking-at-a-scenario-where-theres-no-more-agriculture-in-california-part-2/

“Nëse emetimet e CO2 pakësohen me 6% në  vit duke filluar nga viti 2012, temperaturat globale do të rriten vetëm me pak më shumë se 1 oC në krahasim me mesateren e periudhës 1880-1920 dhe do të mbeten të larta vetëm për rreth 3 dekada. Vetëm nëse ndodh kjo brezat e ardhshëm dhe gjallesat e tjera do të kenë mundësi të jetojnë në kushte klimatike të ngjashme me ato në të cilat u zhvillua civilizimi”– James Hansen, http://www.columbia.edu/~jeh1/mailings/2011/20110505_CaseForYoungPeople.pdf

“Një pakësim në furnizimin me naftë vetëm me disa % mund të sjellë vështirësi në të gjithë ekonominë. Pakësim më i madh mund të shkaktojë kolapsin e degëve të rëndësishme të ekonomisë ”– Rick Munroe, http://www.energybulletin.net/stories/2011-06-13/review -bundesw ehr-report-peak-oil-section-22-tipping-point-nov-2010

Përmbledhje: Një studim i ri nga James Hansen i NASA’s sugjeron se pakësime drastike dhe të menjëhershme janë të nevojshme për të shmangur destabilizimin katastrofik të klimës. Zgjidhje realiste politike për pakësim të tillë të menjëhershëm aktualisht nuk ka, prandaj e ardhmja tashmë varet vetëm nga një zgjidhje: kolapsi i shpejtë ekonomik botëror.

Ndoshta po mbërrin tamam në kohë.

 

ASNJË MASË VEPRIMI

Çdo vit paralajmërimet e klimatologëve të bazuara në studimet shkencore, bëhen gjithmonë e më të frikshme. Çdo vit parashikimet korrigjohen, në mënyrën e zakonshme tashmë “Hmm..do të duhet të parashikojmë efekte më negative”. Dhe çdo vit treguesit klimatikë që tregojnë destabilizim të klimës bëhen më të theksuar. Çdo vit katastrofat natyrore shtohen në numër dhe në përmasa.

Në fakt, çdo gjë tregon se po nxitojmë drejt një katastrofe klimatike të përshpejtuar nga mekanizmat fidbek.

Çdo shoqëri e modernizuar, e mençur, përpara provave të pakundërshtueshme do të shtrëngonte dhëmbët dhe do të vraponte menjëherë në masë drejt daljes: pakësimit të energjisë.

Por sigurisht ne nuk jemi në vete.

Asnjë shoqëri normale nuk do të injoronte paralajmërimet e dukshme të çdo sistemi të Tokës. Asnjë shoqëri me mend nuk do të ndëshkonte me ndërgjegje fëmijët dhe nipërit e vet që të jetojnë në varfëri dhe uri. Asnjë shoqëri e arësyeshme nuk do të rrinte pa BËRË ASGJË—ASNJË GJË!! – ndërkohë që baza e jetesës së tyre u rrëshqet poshtë këmbëve.

Por kjo është gjendja aktuale e klimës dhe e reagimit të botës “së zhvilluar” ndaj destabilizimit të saj (nuk ka nevojë të më besoni, mjafton të kontrolloni burimet shkencore)

PARALAJMERIM URGJENT NGA JAMES HANSEN I NASAS

Le të lëmë mënjanë histerizmat, dhe të shikojmë arësyen kryesore të shkrimit të kësaj eseje, studimin e ri të klimatologut të NASA-s, James Hansen, i cili sugjeron se kemi shumë pak kohë për të filluar pakësimin e emetimeve të CO2, nëse duam të parandalojmë katastrofën klimatike. Mund ta lexoni në adresën: http://www.columbia.edu/~jeh1/mailings/2011/20110505_CaseForYoungPeople.pdf

Me pak fjalë, argumentet e Hansen-it janë si vijon:

• Ngrohja aktuale e klimës me më pak se 1oC ka destabilizuar ndjeshëm klimën: (1) pakësim i përshpejtuar i mbulesës së akullit në pole, (2) pakësim i përshpejtuar i akullnajave në Groenlandë dhe Antarktikë, (3) pakësim i akullnajave në male, (4) zgjerim i brezave sub-tropikalë në SHBA, Lindje të Mesme dhe Mesdhe, me rritje të thatësirave, temperaturës dhe zjarreve, (5) pakësim i shpejtë i koraleve,dhe (6) rritje e shpeshtësisë së valëve të mëdha të të nxehtit psh. në vitin 2003 në Europë dhe në vitin 2010 në Rusi.

• Ky destabilizim i klimës tregon se çdo rritje e temperaturave me më shumë se 1 oC mbi nivelet para-industrializimit rrezikon ndryshime të rrezikshme në klimë-ndryshe nga çfarë mendohej më parë se kufiri është +1.5-4.5oC. Studimet klimatike përforcojnë idenë se një ndryshim me +1oC do të na çonte përtej epokës së klimës së qendrueshme të Holocenit.

• Vetëm nëse emetimet e CO2 pakësohen menjëherë dhe në mënyrë të ndjeshme (me rreth 6% në vit) temperaturat do të rriten vetëm me +1oC për një periudhë të përballueshme prej 30 vjetësh. Fillimi i pakësimit të emetimit të CO2 në vitin 2020 do të shkaktojë rritjen e temeperaturave globale me +1oC për rreth 100 vjet – shumë gjatë për të shmangur destabilizimin katastrofik të klimës.

• Rritja e temperaturave me +1oC për një periudhë të gjatë është e rrezikshme për shkak të kapërcimit të pragut të mekanizmave fidbek, kur destabilizimi dhe ngrohja shumëfishohen përtej kontrollit, toka bëhet e pabanueshme pavarësisht pakësimit të emetimit të CO2. Këto mekanizma fidbeku-të cilat kanë filluar veprimin dhe me këto rritje modeste të temperaturës– përfshijnë (1) shkrirjen e tundrës dhe lirimin e metanit në atmosferë, (2) shkrirje masive të akujve në Groenlandë dhe Antarktik, dhe (3) çlirimi i metanit nga sedimentet oqeanike. [Shënim: Ka dhe mekanizma të tjerë fidbeku pozitiv që do të kenë rol]

Hansen, klimatologu më i dëgjuar në botë, paralajmëron: “Pra provat tregojnë se kemi dy mundësi: ose pakësojmë menjëherë emetimet globale të CO2 dhe ruajmë një klimë të ngjashme me atë të Holocenit ose Toka do të ndryshojë shumë si planet”

…Dhe jo, nuk do të jetojnë aq shumë njerëz (apo gjallesa të tjera) në këtë planet ndryshe.

DISA GRAFIQE NGA STUDIMI I HANSENIT

Për ata që duan të ilustruar me grafiqe sa thamë më lart, po japim disa prej tyre, me një përshkrim të shkurtër. Gjithsesi ju rekomandoj ta lexoni dhe vetë studimin, bashkë me studimet e tjera në sitin e Hansenit.

Figura . Temperaturat globale në krahasim me temperaturat më të larta të Holocenit (Hansen dhe Sato, 2011).

Shikoni figurën. Jemi në të djathtë të grafiqeve, në Holocenin inter-glacial, që ka zgjatur qetësisht për rreth 10,000 vjet (më saktë ISHIM në Holocen derisa destabilizuam klimës. Tani jemi ne “Anthropocene”-in e paparashikueshëm, nuk arrin të dallohet në grafik). Vini re se dy periudhat e mëparshme interglaciale, Eemian dhe Holsteinian, ishin më të ngrohta se temperatura maksimale e Holocenit me më pak se 1oC dhe MEGJITHATË kishin nivele deti 4-6 metra më të lartë se sot. Ups.

Temperatura me 1oC më të larta se piku i Holocenit nuk janë parë që nga Plioceni, disa miliona vjet më parë – kur niveli i detërave ishte me dhjetëra metra më i lartë dhe klima ishte shumë e ndryshme. Atëhere nuk ishte shfaqur akoma Homo Sapiens- duheshin dhe miliona vjet të tjerë që të shfaqej.

Specia jonë nuk ka jetuar asnjëherë në një klimë si Plioceni. Nuk dihet nëse do të mund të jetonim në një klimë të tillë, po të kemi parasysh fiziologjinë tonë (dhe mungesën e burimeve fosile për të na ndihmuar). Bujqësia? As që bëhet fjalë.

…Pra, vërejtje për njerëzit: +1oC është SHUMËË.

Figura. Temperaturat globale të parashikuara në varësi të nivelit të emetimeve të CO2. Temperaturat janë të matura nga Hansen et al. (2010). Vlerat e temperaturave janë relative ndaj mesatares së 1880-1920. Zbritni 0.26°C për të përdorur 1951-1980 si pikë reference. Zbrisni 0.70°C për të përdorur mesataren pesë-vjeçare në vitin 2000 si pikë reference.

Çifti i figurave më lart është kyçi i argumentit të Hansenit. Ato tregojnë se çfarë ndodh nëse arrijmë ti pakësojmë emetimet e CO2 me 6% në vit, duke filluar nga 2012 (grafiku në të majtë).

Prapë, niveli +1.0oC ka rëndësi-nëse e kalojmë rrezikojmë të kapërcejmë pragun e ndryshimeve katastrofike. Nëse fillojmë pakësimin e emetimit të CO2 në vitin 2012, atëhere klima do të ngrohet me vetëm 1 gradë C për rreth 30 vjet përpara se të ftohet prapë, ndoshta kohë e mjaftueshme për të shmangur kapërcimin e pragut të rrezikshëm.

Nëse presim deri në vitin 2020 për pakësimin e emetimeve (vija blu në grafikun në të djathtë) temperatura do të rritet me +1 oC dhe do të qendrojë në atë nivel për rreth 100 vjet. Rritja e emetimeve të CO2 përtej 2020 ka pak gjasa të ndodhë, për shkak të pikut të naftës dhe pikut të qymyrit, prandaj vijat e tjera janë-të shpresojmë-jo relevante.

Hanseni nuk ka përfshirë në projeksionet e temperaturës kontributin e mundshëm të mekanizmave fidbek të cilat kanë filluar tashmë veprimin. Prandaj parashikimet janë më optimiste se çfarë mund të ndodhë. Vërejtja e Hansenit është se kapërcimi i +1oC është i rrezikshëm sepse mund të fillojë veprimi i mekanizmave pozitivë fidbek.

Nuk mund ti lejojmë vetes të arrijmë në atë pikë.

 DY SKENARË: EMERGJENCA KLIMATIKE APO KATASTROFA KLIMATIKE

Ok, kemi një paralajmërim urgjent nga një klimatolog botëror se duhet të pakësojmë emetimin e CO2 TANI, ose rrezikojmë katastrofën klimatike.

Lajm? Jo re.

Në një vend të drejtuar nga persona të përgjegjshëm, këto paralajmërime të kujdesshme të bazuara në shkencën e përparuar do të buçisnin nga çdo gojë politike dhe e kulturës. Në një vend të drejtuar nga narcista oportunistë, këto lajmërime margjinalizohen- në site të vogla, në prezantime me videoprojektor, në libra pak të lexuar dhe në grupe të vogla qytetarësh të alarmuar. Dhe çfarëdo të vërtetash arrijnë të dalin në sipërfaqe në media mbyten me një shpejtësi të madhe që sinqerisht më tremb.

Prandaj me frymën “ndoshta KJO do funksionojë” dua të marr një drejtim tjetër këtu për të theksuar urgjencën dhe rëndësinë e viteve në vijim në përcaktimin e fatit tonë si specie.

Ndryshime destabilizuese janë duke ndodhur në klimë, në SHBA dhe në botë. E kemi shtyrë klimën përtej gjendjes së saj të stabilizuar të Holocenit, dhe inercia e madh e klimës bën që (1) ndryshimet më të këqija nuk kanë ardhur ende, dhe (2) do të paguajmë shtrenjt për shekuj për atë çkemi bërë deri tani.

Do të ketë ndryshime klimatike shumë më të këqija se çfarë kanë ndodhur deri tani. Duhet të presim për të parë (1) SA më të këqija, (2) sa do të zgjasë, dhe (3) a mund të shmangim pragun e mos-kthimit mbrapsht që çon drejt katastrofës.

Duke rrezikuar që të quhem fatalist dua të bëj dallimin midis (1) emergjencës klimatike, që bazuar në parashikimet e shkencëtarëve, besoj se do të ndodhë për shkak të inercisë së ndryshimeve klimatike, dhe (2) katastrofës klimatike që do të ndodhë nëse vazhdon trajektoria aktuale e emetimit të CO2 dhe për 10 vjetët në vijim dhe pragu i mos-kthimit kapërcehet.

Mesazhi është: Akoma kemi mundësi-të kufizuara. Shumë dyer për klimë më të mirë janë mbyllur TASHMË. Shumë dyer po mbyllen çdo minutë që eksperimenti industrial shkatërrimtar, emetues i CO2 vazhdon.

…Bum! U mbyll një derë. …Bum! Ja dhe një tjetër. …Bum! Një tjetër…

POR, “Dera e Madhe’ – ajo që do na shpëtojë nga katastrofa e pakontrollueshme klimatike-ndoshta nuk është mbyllur ende. Akoma MUND të kemi një shans për një të ardhme të vështirë, por të jetueshme. Ndoshta. Dhe Hansen na paralajmëron se “Dera e Madhe” po mbyllet. A duhet ta injorojmë?

Ja alternativat tona, në vitin 2011. Detajet e vogla janë subjektive, por pikat kryesore janë të qarta. Pasojat negative të ndryshimit të klimës do të përforcohen nga pakësimi i burimeve natyrore dhe degradimi ekologjik që po na bien si një piano mbi kokë.

Ndryshimet klimatike ne SHBA kete shekull Emergjenca klimatike-çfarë ka shumë mundësi të ndodhë këtë shekull Katastrofa klimatike-çfarë mund të ndodhë nëse kapërcejmë pragun e mos-kthimit
Thatësira Dështim të të korrave në shumë sipërfaqe të SHBA, vende-vende uri kolektive; popullsia e SHBA-së pakësohet me 15-40 % Pothuajse dështim i plotë i të korrave; uri universale ne SHBA; epidemi të mëdha; popullsia pakësohet me 75-90%
Zjarret Rritje e madhe në numrin dhe shkallën e zjarreve; shtete të tëra të prekura çdo dosa vjet Zjarret përhapen në zona të mëdha rregullisht gjatë stinëve shumë të thata
Përmbytjet Rritje e madhe në numrin dhe madhësinë e përmbytjeve të lumenjve dhe në zonat bregdetare. Shumë vdekje dhe dështime të të korrave, për shkak të popullimit të tokave më pjellore, por dhe më të prekura nga përmbytjet Përmbytje të mëdha, të rregullta, përgjatë lumenjve; përiudhat e rikuperimit janë të shkurtra. Disa zona të populluara më parë tashmë mund të banohen vetëm në sezone të caktuara
Uraganet, Tornadot Rritje e numrit dhe madhësisë së stuhive. Shumë vdekje çdo vit Stuhi gjigande rrahin rajone të tëra. Periudha e rikuperimit është e shkurtër.
Valët e të nxehtit Rritje e numrit dhe ashpërsisë. Rritje e vdekjeve, sidomos me rritjen e ndërprerjeve të energjisë. Valët ekstreme të të nxehtit bëhen të zakonshme për muaj të tërë. Pjesa jugore e SHBA-së bëhet e pabanueshme për gjysmën e vitit.
Ngritja e nivelit të deteve Qytetet dhe fshatrat në zonat e ulëta buzë deteve bëhen të pabanueshmë për shkak të përmbytjeve të shpeshta. Nuk ka mundësi siguracioni. Shumica e qyteteve bregdetare dhe zona të gjera tokash bujqësore braktisen.Erozioni bregdetar vazhdon për shekuj të tërë.
Acidifikimi i oqeanit Ekosistemet e deteve pësojnë kolaps. Ushqimi i siguruar nga deti pakësohet shumë. Kolapsi i ekosistemeve detare është pothuaj i plotë.
Shkrirje reaktorësh bërthamorë dhe luftëra Kaosi klimatik shkakton shkrirje reaktorësh bërthamorë dhe konflikte të armatosura në SHBA. Shumë vende të pa-arritshme për shumë kohë. Shkrirje në shumë reaktorë bërthamorë, përhapje e ndohtjes radioaktive. 30% e SHBA-së e pabanueshme.  Zonat e banueshme janë në luftë të vazhdueshme.

DËSHTIMI I PLOTË I ZGJIDHJEVE POLITIKE

OK, pra kemi thënë se emetimet e CO2 duhet të pakësohen MENJËHERË DHE SHUMË që Toka të mbetet e banueshme. Natyrshëm vjen pyetja e dëshpëruar se si mund ta arrijmë këtë objektiv në pamje të pamundur, por që është i panegociueshëm.

Nga të gjitha alternativat politike, taksa e karbonit duket më e drejtë dhe efikase. Hansen shkruan “ një taksë e gjerë mbi të gjitha emetimet nga burimet fosile duket si zgjidhja më e thjeshtë, e shpejtë, e lehtë dhe më efektive për pakësimin e emetimeve. Kjo zgjidhje ka dhe më pak pengesa në arenën ndërkombëtare.”

Por, megjithëmend, me përjashtim të një ndryshimi mezi të dukshëm në fazë në politikën globale dhe të SHBA-së, a ka ndonjë person që mendon seriozisht se një taksë e tillë ka shansin të aprovohet? Sigurisht që jo. E njëjta gjë dhe për gjithë ato zgjidhjet më pak efektive, si psh. tregëtia e kuotave të karbonit. Njësoj dhe heqja e ndihmave shtetërore ndaj industrisë së naftës dhe zhvillimi i burimeve alternative të energjisë. Njësoj dhe për heqjen dorë të papritur, në mënyrë vullnetare nga standartet e jetesës dhe emetimet e karbonit nga amerikanët. Njësoj për ÇFARËDO ndryshimi në këtë ambjent që vazhdon të veprojë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ndryshimet politike nuk po duken kaq të mjaftueshme me kohën e shkurtër që kemi në dispozicion. Tik, tik, tik… Dhe të them të drejtën, hedh bast që ndryshimet do të ndodhin në drejtimin e GABUAR, në këtë stad të avancuar që ka arritur degradimi ynë moral dhe politik.

Pra, thelbi është që zgjidhjet politike na kanë lënë në baltë dhe pothuajse me siguri do të vazhdojnë kështu. Ti varim të gjitha shpresat tona tek politika është, sinqerisht, deluzion. E kuptoj që kemi arësye psikologjike dhe profesionale të besojmë në deluzione, por është një mënyrë e keqe për të bërë vetëvrasje.

DËSHTIMI I PLOTË I ZGJIDHJEVE TEKNOLOGJIKE

A do të mund të na shpëtojë teknologjia? A do të na nxjerrë në minutin e fundit nga nofullat e klimës mendja jonë e zgjuar teknologjike?

As kjo.

Sepse edhe nëse do të kemi dëshirën politike të zgjidhim problemet klimatike të shkaktuara nga zhvillimi industrial, të gjitha përpjekjet teknologjike për zëvendësimin e burimeve fosile apo fiksimin e emetimeve të CO2 janë të limituara nga mungesa e kohës dhe e burimeve.

Mundësia e zbehtë e zëvendësimit 1:1 të burimeve fosile me energji alternative-të  erës, diellit dhe ujit- trajtohet gjerë në raportin e Institutit Post Carbon, të vitit 2009 “Duke kërkuar për një mrekulli” (http://www.postcarbon.org/report/44377-searching-for-a-miracle). Prapë, koha dhe burimet, mos të përmendim cilësinë e energjisë, e prishin pazarin.

Dhe, sikurse na kujton Gail Tverberg, e gjithë kjo energji “e rinovueshme” kërkon një infrastrukturë të krijuar nga burimet fosile për prodhimin dhe mirëmbajtjen e tyre-dhe si të tilla, janë më shumë ndihmësa të burimeve fosile sesa zëvendësa të tyre. Pra “revolucioni i energjisë alternative” nuk do të ndodhë në kohën dhe shkallën që kërkohet.

Mundësia e sekuestrimit të CO2, në burimin e emetimit apo nga ajri, duket si e parealizueshme. Këtu pazarin e prish fakti që për të kapur CO2 duhet energji e konsiderueshme po nga burimet fosile. Ekonomikisht jemi hollë tashmë, nuk kemi më energjinë e bollshme për t’ja arritur. Gjithashtu nuk e kemi idenë se çfarë të bëjmë me CO2 pas sekuestrimit- dhe çfarëdo që të bëjmë do të na duhen energji dhe burime të bollshme të cilat nuk i kemi më. Hanseni diskuton probleme të tjera me këtë alternativë, por mund të themi me siguri se: nuk do të funksionojë.

Inxhinjeria e tokës? Ju lutem. Secila nga këto propozimet e inxhinjerisë është qesharake, kotësi. Çdo studiues serioz e kupton se nuk janë alternativa për problemet planetare-njohja jonë e sistemeve klimatike është dhe do të mbetet shumë e paplotë, burimet tona shumë të pakëta, civilizimet tona shumë të shkurtëra për këto budallallëqe. “Inxhinjeria ekocide” ndoshta është term më i përshtatshëm. Apo thjesht, vetëvrasja.

Prandaj përsëris, nuk ka mënyra se si teknologjia e civilizimit të industrializuar të zgjidhë problemin klimatik. Kemi përpara mbarimin e afatit për zgjidhjen e problemit klimatik, limitet energjitike dhe natyrore të një toke të fundme, një ekosistem në degjenerim material dhe energjitik, dhe ligjet e hekurta të termodinamikës. Asnjë nga këto të vërteta nuk shqetësohet për ne, sado të dëshpëruar tu kërkojmë ndihmë.

Dhe sa për shpikjen e minutës së fundit, të mrekullueshme të cilën presin të gjithë studentët e mi, ju them: ‘mos kini shpresa’ – vetëm se Hanseni na kujton se nuk kemi KOHË të kemi shpresa. Tani koha është flori- dhe flori nuk kemi.

Dështimi i plotë i “më shumë teknologji” për të zgjidhur këtë problem që në fakt është shkaktuar nga tepria e teknologjisë, bën që të mbetet vetëm një zgjidhje: kthimi i shpejtë në thjeshtësi, me çdo mënyrë që është e mundur.

ALTERNATIVAT TONA KUFIZOHEN NË NJË

Tashmë, është bërë dhimbshmërisht e qartë se kemi vetëm një alternativë: TË NDËRPRESIM DJEGJEN E BURIMEVE FOSILE – zëvendësimet nuk kanë vend – dhe të gjejmë mënyrat e përshtatjes (të mundshme?) gjatë rrugës.

Uou. E katandisëm gjendjen këtu? …Me gjithmend? Uau. Majmuni i zgjuar?

Ndërprerja mund të jetë me dëshirën tonë ose pa dëshirën tonë, por mundësia për tu bërë me dëshirë kërkon ndryshime në politikë që me shumë mundësi nuk mund të bëhen në kohë.

Mbetet e vërteta e trishtueshme: E vetmja gjë që do të shpëtojë specien tonë dhe të tjerat nga katastrofa klimatike është kolapsi global i ekonomisë industriale-duke filluar në vitet në vijim dhe duke progresuar me shpejtësi në një shoqëri me nivel shumë të ulët zhvillimi teknologjik.

Pakësimi vjetor prej 6% i emetimeve të CO2 i modeluar nga Hansen dikton përgjysmim të emetimeve çdo 12 vjet. Kjo na duhet. Dhe mund të na duhet dhe më shpejt akoma. Pragjet e mos-kthimit janë të errëta dhe të frikshme përpara nesh-të fshehura në mjegullën e pasigurive, por janë atje.

A e kuptoj se çfarë vuajtjesh të mëdha njerëzore do të shkaktojë kolapsi i shpejtë ekonomik? Po. A e kuptoj se as unë as të dashuri e mi nuk do të mbeten pa prekur , apo ndoshta dhe gjallë? Po.

Por ju përgjigjem: Cila është alternativa? Përgjigja është vetëm një: Katastrofa klimatike. Vetëm kjo. Këtu jemi. Ky është krevati që kemi shtruar.

Prandaj, fatkeqësisht, në këtë orë të vonë, na DUHET ëngjëlli i zymtë i kolapsit ekonomik që të zbresim nga skena dhe të shpëtojmë.

Zot, na ndihmo.

ÇFARË MUND TË SJELLË KOLAPSIN EKONOMIK SË AFËRMI

Nuk pretendoj se jam ekonomist, por di disa të vërteta ekonomike që më bëjnë të besoj se ëngjëlli i zymtë i kolapsit ekonomik mund të na vizitojë, nga e majta.

(1)   PAKËSIM AKUT I ENERGJISË: E vërteta e parë është se burimet e energjisë janë të domosdoshme për ekonominë industriale (dhe për çdo lloj ekonomie apo njësie që kundërshton entropinë)- për të mirëmbajtur infrastrukturën industriale ku kemi ngecur si dhe për të mundësuar rritjen që kërkon ekonomia jonë e bazuar mbi borxhet.

Energjia e fosileve-veçanërisht nafta konvencionale-është ushqimi i kafshës së uritur që është ekonomia jonë, dhe prodhimi i naftës po pakësohet ndjeshëm. Chris Martenson thotë  “Tashmë është zyrtare, ekonomia po lëngon.” (http://www.chrismartenson.com/blog/economy-set-starve/48474)

Në fakt, të gjitha burimet energjitike të industrisë kanë arritur ose janë duke arritur pikun e tyre dhe do të fillojnë pakësimin-nafta, gazi natyror, energjia bërthamore, biomasa-të gjitha. Meqë dhe një sheshim i energjisë së furnizuar do të shkaktonte lëngim të ekonomisë, jemi gati për një lëngim me konvulsione të “Bishës që konsumon tokën”.

(2) BORXHET E PAKTHYESHME: E vërteta e dytë ekonomike është se borxhet tona ekonomike dhe ekologjike, janë rritur deri aty që nuk i kthejmë dot më.

Shumë burime të parinovueshme janë shfrytëzuar në atë masë saqë vetëm infrastruktura aktuale, gjigande lejon nxjerrjen e tyre të mëtejshme të leverdisshme. Shumë burime të rinovueshme janë abuzuar duke i mbi-shfrytëzuar, deri në atë pikë saqë nuk janë më të rinovueshme. Këto janë borxhe në kuptimin më të gjerë të fjalës. Dollapi ynë ekologjik pothuajse është bosh-dhe po rrezikon të përmbyset me intensifikimin e kaosit klimatik.

Për sa i përket borxheve monetare, Chris Martenson thotë: “Pa përdorur aforizma, bota nuk përball një krizë likuiditeti, as krizë borxhesh të pamjaftueshme, por krizë nga borxhet e mëdha. Vetëm me dy fjalë: shumë borxhe..Ndaj pyetjes “A ka naftë mjaftueshme për të paguar borxhet” duhet të përgjigjemi me një “jo” të prerë.. Pra loja është shumë e thjeshtë: Borxhet ose nuk do të paguhen ose do të pakësohen nëpërmjet inflacionit” http://www.chrismartenson.com/blog/death-debt/58941)

(3) LIGJI I LIEBIG-UT: E vërteta e tretë është se sistemet komplekse të dizenjuara nga njeriu (dhe ekonomia jonë e dashur industriale është një shembull) nuk dështojnë në vijë të drejtë kur degradojnë. Ato pësojnë kolaps në mënyrë të papritur, në një grumbull tymues mbëturinash.

Arësyeja është se megjithëse inxhinjerat tanë të zgjuar dinë të ndërtojnë sisteme efiçente, komplekse gjithfarëllojësh, ata nuk kanë kapacitetin mendor ti ruajnë këto sisteme duke i bërë rezistente. Na mungon imagjinata e madhe dhe e stërholluar për të imituar sistemet natyrale në qendrueshmërinë e tyre, të cilat po përpiqemi kaq heroikisht ti shkatërrojmë.

Prandaj, sistemet komplekse të krijuara nga njeriu- si psh. ekonomia industriale- vuajnë nga problemi i ligjit të Liebigut, apo nga sindroma e “pikës më të dobët”- dështimi i vetëm një pike të sistemit të ndërlidhur shkakton probleme që përhapen në gjithë sistemin, dhe në një kohë të shkurtër shkakton dështimin e gjithë sistemit.

Lista e kandidatëve për të qenë pika e dobët e sistemit është e gjatë dhe po rritet: furnizimi me burime fosile, mungesa e rezervave në furnizimin e artikujve, probleme politike-shoqëore në këtë vend dhe në gjithë botën, borxhe të shumta etj.etj.

Gail Tverberg ilustron dinamikën e kolapsit të shpejtë, të shkaktuar nga rënia e furnizimit me naftë: “Një parashikim për rënie graduale të furnizimit me naftë prezumon se problemi i vetëm do të jetë nxjerrja e naftës, kurse ekonomia dhe çdo gjë tjetër do të ecë normalisht..Një rënie e shpejtë pritet nëse faktorë të tjerë ndërhyjnë dhe bëjnë që rënia e prodhimit të naftës të përparojë më shpejt. Kjo mund të shkaktohet nga (a) ligji i Liebigut për mimimumin e kërkuar– psh. stabiliteti ekonomik, furnizimi me ushqim, apo stabiliteti financiar, mungojnë, ose (b) Pakësimi i efiçencës së prodhimit të energjisë sjell probleme në funksionimin e ekonomisë, shoqëria prodhon shumë pak energji neto, dalin probleme të tjera ekonomike…Mendoj se skenari i një rënieje të shpejtë është më i mundshëm, sepse do të ketë probleme të tjera që do të ndërlikojnë prodhimin e naftës apo kërkesën për naftë” (http://ourfiniteworld.com/2011/04/11/steep-oil-decline-or-slow-oil-decli…)

Përfundimi, nga çdo këndvështrim: “Egërsira që po konsumon tokën” do të vdesë së shpejti. O zot, shpejtoje.

ÇFARË DUHET TË BËJMË?

Ja ku jemi: (1) Toka kërkon që të ndërpresim djegjen e burimeve fosile TANI, (2) një mekanizëm i dhimshëm për këtë ndalim mund të jetë kolapsi i shpejtë i ekonomisë botërore, dhe (3) nëse kolapsi nuk vjen së shpejti, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për të ndaluar destabilizimin katastrofik të klimës. Do të digjemi. Me gjithë mend.

Çfarë duhet të bëjmë përpara këtyre?

Së pari sugjeroj që të përpiqeni të KUPTONI sa më mirë parashikimin. Jam përpjekur t’jua shpjegoj këtu, por ju rekomandoj të gjeni dhe lexoni çdo fjalë të shkruar nga Dmitry Orlov, John Michael Greer, James Kunstler, Carolyn Baker, dhe Chris Martenson.

Atëhere do të kuptoni- aq sa është e mundur të kuptohen ndryshimet monumentale, hutuese që i kemi në prag të derës. Ata që kuptojnë do të përpiqen më pak të fajësojnë të pafajshmit për fatin e tyre të keq dhe të harxhojnë burimet e vyera që po pakësohen, në ndjekje të zgjidhjeve imagjinare. Duhet të jemi me këmbë në tokë për të përballuar realitetin e ashpër të cilin do të takojmë.

Tjetër? Megjithëse na DUHET që ekonomia botërore të pësojë kolaps, nuk ka asnjë mënyrë që një individ apo komunitet i vetëm ta bëjë këtë-edhe nëse do të ishte moralisht jo e dënueshme. Kjo është një pikë e diskutuar, prandaj le tua lëmë filozofëve. Edhe përpjekjet e rekomanduara dhe të lavdërueshme për ta nxjerrë veten tonë dhe komunitetet tona nga Rrjeti Industrial i Shkatërrimit nuk do e arrijnë qëllimin. Kolapsi duhet t ë arrijë së shpejti, por nuk ka sense të përpiqemi ta përshpejtojmë. Thjesht do futeni në burg.

Pra, thjesht duhet të fillojmë dhe/ose shpejtojmë largimin tonë nga proçesi- që familjet dhe komunitetet tona të jenë në këmbë kur batica industriale tërhiqet në detin e historisë dhe destabilizimi klimatik do të vijë me gjithë fuqinë. Duhet të fillojmë të rimodelojmë jetën që të mos varemi nga shërbimet e ekonomisë industriale- dhe ta bëjme këtë duke parashikuar paqendrueshmërinë që do të vijë.

Baza e kësaj përgatitjeje post-industriale është sigurimi i ujit, ushqimit, strehës dhe forcimi i lidhjeve lokale shoqërore. Pas kësaj vjen rindërtimi i prodhimit lokal dhe transportit lokal.

Disa burime të mira për këto përgatitje janë në faqet:

http://www.chrismartenson.com/page/what-should-i-do, http://thearchdruidreport.blogspot.com/, http://www.postpeakliving.com/#, http://www.energybulletin.net/authors/Kris+De+Decker, http://www.energybulletin.net/stories/2011-06-09/sailing-craft-post-coll…, and http://carolynbaker.net/.

Prandaj, bëni çfarë mundeni. Shpesh më duket sikur përpiqem të jetoj në dy botë njëkohësisht- bota industriale ku jam i punësuar dhe “bota e zejeve” me të cilën po përpiqem ta zëvendësoj. Nuk është fare e lehtë- duket si skizofreni nganjëherë. Por është e nevojshme.

Nëse ju hutuan të gjitha këto, ju rekomandoj të lexoni një ese të John Michael Greer të quajtur “Këshilla nga poetët gjermanë mbi pikun e naftës” (http://www.energybulletin.net/node/48571).

Greer këshillon për ata që duan të nisin rrugën për një të ardhme të qendrueshme:

“Është shumë e thjeshtë: mëso, konsumo më pak, kurse më shumë”

Bëje. Bëje prapë…dhe prapë…dhe prapë- derisa të ngrihesh një ditë dhe të kuptosh se ke bërë diçka aq të dobishme, virtuoze, të mrekullueshme saqë askush në botë nuk e ka bërë: ke lënë mbrapa errësirën joshëse-Rrugën e Shkatërrimit- dhe i je kthyer dritës, të lashtës dhe të begatës Krijuese.

Mirëseerdhe. I ke munguar.

About these ads
This entry was posted in Ndryshimet klimatike. Bookmark the permalink.